Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e vjetore në “State of the Union”, në Firence të Italisë, foli mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Edhe në këtë mbledhje kryesocialisti nuk i kurseu batutat. Ai tha me humor, se eurooptimistët thonë se Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërsa europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë.
Ndër të tjera, Rama tha se fjala anëtarësim është një fjalë e madhe dhe shtoi se Shqipëria sipas tij në këto momente nuk është gati për anëtarësimin, por nënvizoi se nuk e kupton se përse negociatat nuk po hapen, por po shtyhen vazhdimisht.
“E dini? Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën Turqia.
Unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe. Nëse do të më pyesnit sot që a është Shqipëria gati për të qenë në BE? Unë do të thoja jo, nuk është gati.
Por nuk kuptoj shtyrjen e çeljes së negociatave, që prej vitit 2018. Kur bëhet fjalë për të afruar një anëtarë të ri, kjo do të kërkojë kohë.
Në mënyrë që të mbash vendet në këtë pozicion, e thonë jo, e për të shtuar ujë e miell, duhet bërë kjo, e kjo tjetra, kjo nuk ka kuptim. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e kutisë së pandorës, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë.
Imagjinoni që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë të shohim njëherë historinë, e pastaj. Duhet të shmangim historinë e të mos vendosim në procesin e BE”, u shpreh Rama.
Me c’fare dreqin e keni perkthyer ? Apo me google translation ? Se s’flet kaq keq Rama. Perkundrazi. Batuta eshte e forte por nuk ka pse eas duhet hequr ndonje paralele mes arsyeve te mosantarsimit te Turqise ne BE dhe aryeve te Shqiperise. Pasi nuk kane asnje lidhje. Me rrugen qe ka mrre Turqia pas ardhje ne fuqi te Erdoganit nuk ka asnje shprese antarsimi edhe sikur dikur ta mare presidencen Shqiperia dikur pas antarsimit.
Ne fillim te viteve 2000 Turqia po reformohej shpejt dhe permbushte kushtet per vazhdimin me negociatat per antaresim. Por Franca dhe Gjermania e prishen procesin. Gradualisht Turqia u kthye drejt autoritarianizmit. Nuk po e pengon dhe Shqiperine Franca? Akoma besoni o popull se do kete antaresim ne BE per Shqiperine? Kerkoni ndonje marreveshje te nire tregtare si ajo e BE me Norvegjine, Zvicren dhe Islanden ne kembim te reformave se antaresim ne BE nuk na ofrojne kurre. Lerini endrrat me sy hapur.
Perse i duhet Evropi-t nje hale islamikesh si Turkye, Albanistan,BH, Kosovo,Fyrom ….!!?