Detaje nga horrori në Elbasan: Burri vret gruan dhe plagos dy të tjerë para gjykatës ku kishte shkuar për t'u divorcuar

6 Maj 2021, 12:29Kronika TEMA

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të enjte, pranë Gjykatës së Elbasanit.

Sipas informacione paraprake, nga kjo ngjarje mbeti e vdekur një grua 68 vjeçare.

Mësohet se gruaja ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës.

Bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie duke e lënë të plagosur.

Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.

2 komente në “Detaje nga horrori në Elbasan: Burri vret gruan dhe plagos dy të tjerë para gjykatës ku kishte shkuar për t’u divorcuar”

  1. Albi Boston says:

    Ngushellime per te ndjeren!
    Nenat dhe motrat e ketij kombi po dhunohen dhe vriten edhe ne gjykata. Shteti i bananeve dhe humbesit e kafeneve vetem bejne llogje.
    Pas dy javesh, ky kriminel do dali i lire si te gjithe te tjeret dhe PS me PD dhe shoket e tyre do mburren sa shtet te bukur po ndertojne, me aeroporte ne ballsh dhe kukes etc. Turp!
    Per te gjithe mbeshtetesit e PS dhe kryeministit ne kete forum: – Krimi eshte rrugeve cdo minute. Kjo qeveri nuk ka bere asgje, dhe nuk ka fuqi ta godasi, ndoshta nuk ka deshire. Saliun e keni ne parlament. Nuk ka vend per koment. Edi Rama nuk ka bole te godase krimin. Hiqeni zvarre me gjithe Sali dhe te tjeret. Nuk e besoja se do ta thoja; ku je o Enver ti zdhukesh funderinat e ketij kombi nga dheu edhe njehere?

  2. Delina .. says:

    kur ke te besh me psikopat nuk shkohet keshtu ne gjyq per divorc !!
    u bej thirrje shqiptareve qe te kene kujdes kur divorcohen dhe te mesojne per
    njerezit me crregullim personaliteti – lexoni o shpellare njerez se moret veten meqafe!!
    LEXONI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje