Amsterdami, i njohur si Sodoma e ditëve moderne, duket se nuk do të zgjasë dhe për shumë kohë kështu.
Bashkia e kryeqytetit holandez po planifikon që njëherë e mirë të mbyllë distriktin me Drita të Kuqe, një atraksion për miliona turistë çdo vit.
Së fundmi, është prezantuar në këshillin bashkiak projekti për ndërtimin e një qendre erotike 5-katëshe me qëllim zhvendosjen e gjithë punonjësve dhe frekuentuesve të lagjes së Dritave të Kuqe.
Ndërtesa 5000 metra katrorë do të ndërtohet në rrethina dhe do të përmbajë dyqane erotike, 100 dhoma të vogla, 2 lokale dhe klube strip.
Bashkia po kërkon një partner privat për këtë projekt, i cili ka si synim të zhvendosë fokusin nga seksi dhe droga dhe për ta bërë Amsterdamin më të jetueshëm për banorët e tij.
Pu pu keto shtepi jane nje siklet per banoret perreth. Se keto lloj shtepish jane edhe ne qendrat e vogla urbane. Keshtu nje shtepi e tille mund te jete perballe nje familjeje ne nje rrugice. Kjo do jete zgjidhja me e mire per kete vend. Shtepite e seksit ne Hollande nuk i mbajne te mbyllura dhe jashte syve te publikut punetoret. Ato i ekspozojne neper vitrina dritaresh dhe kushdo i sheh kur kalon.