Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, ja si ta zbuloni këtu nëse jeni fitues

8 Maj 2021, 19:44Sociale TEMA

Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, prej orës 18:00 u është krijuar mundësia që të kontrollojnë online nëse janë përzgjedhur si fitues të “Ëndrrës Amerikane”.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit të Lotarisë Amerikane ( https://dvprogram.state.gov/ ).

Më pas duke klikuar mbi butonin “check status” do ju kërkohet që të vendosni numrin unik të regjistrimit të mëparshëm në kohën e aplikimit.

Pas regjistrimit të të dhënave, si kodi unik, mbiemri i familjes si dhe viti i lindjes, ju do të keni mundësin të mësoni nëse keni fituar.

Më poshtë gjeni të ilustruar disa nga hapat që duhen ndërmarrë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje