Prej dy vitesh, Shqipëria ka shënuar një rënie të konsiderueshme në lindshmëri. Jo vetëm kaq por gjatë vitit 2020 u arrit një nivel rekord të shtesës natyrale të popullsisë që nuk ishte hasur që prej vitit 1948.
Vitin që lamë pas, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje dhe 28,026 vdekje duke shënuar nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë.
Për viti 2021 duket se do të flasë ndryshe në gjuhën e shifrave po t’u referohemi të dhënave për katër muajt e parë. Për periudhën janar-prill, në vend janë regjistruar 12,766 lindjeje.
Këtë bën të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Por duket se në këtë shumë janë përfshirë edhe fëmijët që kanë lindur jashtë vendit nga familje që jetojnë në emigracion të cilët janë regjistruar për të përfituar banuesin e bebes.
Shqipëria është vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, me shtesë natyrore negative. Një ndër faktorët që ndikon në rënien e popullsisë është dhe niveli i lartë i emigracionit në dekadat e fundit, me rreth 40% të popullsisë që jeton jashtë.
Prirja e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.
Lajm me fantastik
Epo ja efektet e para te Covid. Gjithe keto muaj te mbyllur, do dilte inati diku! Po shyqyr doli per mire.
Ju shtofte ky lloj inati sa me shume shqipove!