Ambasadorja Kim uron ditëlindjen e Skënderbeut: Zoti i Shqipërisë, një frymëzim për të gjithë ne!

6 Maj 2021, 22:39Sociale TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim uroi sot ditëlindjen e Skënderbeut. Ambasadorja postoi një foto të Skënderbeut në Instagram, ndërsa shkroi se heroi ynë kombëtar është një frymëzim për të gjithë.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae, “Zoti i Shqipërisë” dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese.

Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm.

Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkroi Kim në Instagram.

10 komente në “Ambasadorja Kim uron ditëlindjen e Skënderbeut: Zoti i Shqipërisë, një frymëzim për të gjithë ne!”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit Zonja Ambasadore. Ne gelem te urimet dhe deshirat, ndersa bota ka ecur shume perpara.

    1. aaaaa says:

      Pse sot e ka ditelindjen Edi Rama Skenderbeu jone.

      1. Erdi says:

        Kjo statuje ne Michigan qendron ne oborrin e nje kishe katolike shqiptare. Te shqiptareve te Malit te Zi.Tek ajo kishe ku prifti i saj Anton Kcira deklaronte me hidherim te madh qe Serbia ka vrare pak shqiptare duhet te vriste me shume.

    2. Kalec Dega says:

      Kukumjacka ngaterron te madhin Zot, me Mbretin e Shqiptareve ose TemA , di si te manipuloje te gjoret shqiptare.
      =
      Allah, allah
      =
      ndoshta pas takimit ne zyren e Bashes……apo e kujtoi Arixhiu dhe ai Lu Miu, lol

  2. Faliminderit Zonja Ambasadore says:

    Faliminderit Zonja Ambasadore se pse ne vete e kemi harrue se pse ne kemi fillue me u bë Turqe mmmm

  3. M'hill Lahuta says:

    Ky èshtè Urimi mè i bukur qè kjo zonjè e nderuar ka nisur nè emèr tè shqipètarève. Shèn Gjergji, èshtè njè festè e madhe pèr Kombin tonè, Ditèlindja e Gjergjit tè Kastriotève, Heroit tonè Kombètarè. Faleminderit! Thank You! Shqipèria dhe shqipètarèt kanè patur aleanca tè ndryshme, por me aleatin e madh USA, kurrè mè parè nè histori kemi qènè mè tè sigurtè e tè qartè pèr tè ardhmen tonè se sa sot. Na lypset vetèm durim dhe punè qè Shqipèria tè bèhet Zonjè.

  4. Aleksander Thana says:

    Gjesti I ambasadores eshte per t’u levduar, por nuk di se ku e ka gjetur daten e lindjes. Per Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dihet sakte vetem viti I vdekjes, ndersa lindja (1405) ka qene gjithmone me pikepyetje. Dita e lindjes nuk eshte permendur kurre.

  5. Mare Nostrum says:

    Mire qe u kujtua nje e huaj se ne ishim shume te zene me fatin politik te Bashes dhe Metes!

  6. Genti says:

    Edhe ne zona ambasadore kemi disa monumente te Kastriotit por mundohemi ti mbulojme ose ti heqim kur na vijne per vizite pasardhesit e sulltaneve qe drejtojne Turqine pasi ose jemi bukshkale qe shkelim me kembe Heroin tone ose jemi bastarde te Osmaneve. Se kuptoj se si mund ti besh ne krah Gjergj Kastrioti qe luftoi per mbrojtjen e vendit dhe te besimit te tij te krishtere nje xhami. eshte nje nonsens dhe nje hipokrizi e pabesueshme. Uroj me zemer datlindjen e Heroit tone Kombetar dhe shpresoj qe shqiptaret e vertete ti mgjajne atij ne c’do pikpamje. Nuk mund te nderosh dhe duash Kastriotin dhe te falesh 5 here ne dite si turko-arab.

  7. FAKTI says:

    Duke mos u vene re ca komentueve banale, do te beja nje korigjim; sot eshte datelindja e Skenderbeut dhe jo ditelindja, ndryshe mos e shkruaj 5 maj, po shkruaje e hene, e marte, e merkure e keshtu me radhe ne diten qe ka lindur. Ne shkruajme daten dhe themi datelindje, kur thua ditelindje duhet te shkruash diten. Korigjime te thjeshta po drejteshkrimi dhe drejteshqiptimi i shqipes duhen ruajtur nga te gjithe . Me fal qe germen “ë ” e kam bere “e” sepse duhet nderruar tastjera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje