Shabani akuzon Eni Vasilin: Merr nga 25 mijë euro për emision

6 Maj 2021, 09:14Sociale TEMA

Drejtues i Nismës Thurje, Endri Shabani braktisi mbrëmjen e djeshme emisionin e Eni Vasilit duke pretenduar se moderatrja nuk po e lejonte të mbaronte fjalën dhe të thoshte “të vërtetat” e tij. Disa orë pas largimit, ai u ka këkruar ndjesë shikuesve.

Me anë të një postimi të gjatë të bërë në ‘Facebook’, Shabani shkruan se emisioni ‘Open’ në 30 ditë fushatë nuk ka qënë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur, ndërsa për partitët e tjera thekson se atyre iu është dhënë hapësirë që të bënin kundërfushatë ndaj prurejve të reja. Shabani kërkon që emisionet të bjënë transparencë për pagesat që marrin.

‘Do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive.‘ shkruan Shabani.

Reagimi

Ndjesë!

I kërkoj ndjesë shikuesve që sot u largova nga studio e Open ende pa mbaruar emisioni. Arsyeja ishte se nuk mu dha hapësira të thoja të vërtetat e mia, në mënyrë të barabartë me ata që përhapën të pavërtetat e tyre. Pasi kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes, tentova të shpalosja këndvështrimin tim, i cili u konsiderua pa interes për moderatoren.

Mesazhi im ishte se ne kemi humbur si shoqëri duke lënë jashtë parlamentit intelektualë të guximshëm si Pano Soko, dhe duke futur në Parlament shokët e Tomës.

Dhe për këtë rezultat mediat kanë përgjegjësinë e tyre, pasi kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës, duke bindur opinionin publik që të mos votonin për forcat e reja. Rasti më konkret, në 30 ditë fushatë emisioni Open nuk kanë qenë asnjë minutë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur. Në të njëjtën kohë hapësira televizive iu dha personazheve që bënin fushatë kundër çdo alternative të re në këtë vend. Prej disa muajsh ka patur një orkestër analistësh që përpiqet t’i mbushë mëndjen shqiptarëve që as të mos e mendojnë të heqin dorë nga ata që e kanë marrë vendin peng.

Dhe sot, pasi Nisma Thurje ka marrë 10216 vota, të cilat në një proporcional kombëtar do të ishin mjaftueshëm për tu përfaqësuar në Kuvend, vijnë e të bëjnë gjyqin se pse ‘dështuan’ forcat e reja? Apo ‘pse janë kaq të paaftë të rinjtë?’. Më fal, po si do fitojë e reja në këtë vend, kur përballë është një regjim që ka me vete jo vetëm sistemin zgjedhor, por edhe paratë e shtetit, edhe paratë e pista, edhe patronazhistët, madje edhe median (bashkë me analistë)? Ka nga ata që thanë se një televizion privat ‘fton kë të dojë dhe s’mund t’i kërkosh llogari’, por unë nuk jam dakord.

E para, do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive.

Publiku ka nevojë ta dijë cila ka qënë reklamë e paguar dhe cila jo. E dyta, televizionet vërtet mund të jenë private por ne iu kemi dhënë një pasuri publike, siç është liçenca kombëtare e transmetimit. Ne jemi rrethuar nga antena transmetuese dhe ri-transmetuese, pikërisht që ata të zhvillojnë biznesin e tyre për informimin e publikut.

Ne si publik, do duhet ‘t’ia shohim hajrin’ kësaj pasurie publike. Dhe e treta, ne iu japim vazhdimisht para publike televizioneve private. Vetëm dy vite më parë iu dhamë 4 milion euro për dixhitalizimin e tyre, por ndihma ka qënë e vazhdueshme.

Prandaj edhe televizionet private kanë përgjegjësi publike që dalin përtej hapësirës së reklamës, qoftë kjo e hapur apo e fshehtë.

Pjesë e kësaj përgjegjësie është edhe informimi i publikut për të gjitha ofertat politike në zgjedhje, dhe Nisma thurje ishte një prej tyre.

Dhe për ta mbyllur, dua të theksoj se as unë, as Pano, dhe as qindra të rinj dhe të reja që kandiduan me Nismën Thurje, nuk i kemi hyrë politikës për të zgjidhur hallet personale, apo për të gjetur ndonjë punë.

Fatmirësisht ne jetojmë me profesionet tona. Ne i kemi hyrë politikës sepse jemi të shqetësuar për rrugën ku po shkon ky shtet, dhe kjo shoqëri. Prandaj halli sot nuk është karriera jonë, por çfarë modeli i japim të rinjve në këtë shoqëri?

Do i rrisim me modelin e të rinjve të shkolluar, të përgjegjshëm dhe të guximshëm, të cilët promovohen dhe na përfaqësojnë në Kuvend? Apo do t’iu themi të integrohen në botën e krimit, si e vetmja mënyrë për tu ngjitur në skenën e politikës? Kjo është dilema sot, e cila do ketë efekt edhe nesër, kur të jenë harxhuar paratë e reklamave.

Kjo çështje moderatores së emisionit iu duk ‘moralizëm’ i tepruar, por unë nuk mendoj se është. Unë besoj se ky duhet të ishte shqetësimi kryesor i çdo personi publik në këtë vend, dhe sa më i madh përfitimi nga kjo shoqëri, aq më e madhe duhet të ishte edhe përgjegjësia. Por, fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri spektakli, ku emisionet janë në garë për klikime, në vend që të mendonin për të luajtur rolin që iu takon në edukimin e shoqërisë.

E pra, kjo ishte ajo që doja të të thoja sot përmes televizorit, por nuk munda.

22 komente në “Shabani akuzon Eni Vasilin: Merr nga 25 mijë euro për emision”

  1. Ervin says:

    Intelektuali i famshem ish-drejtori LSI Panajot Soko hahaha , o Shaban i njohim shume mire Nismetaret e Thurrjes me ne krye hajdutin e xhepave te Like bllokut Besjan Pesha.

    1. Opo says:

      Sufllaqe, Soko nuk ka qene kurr drejtor i LSI.

      O vemje pa nder dhe bes qe ju kap Ahmetaj motrat.

      Pyetja kryesore qe shtrohet eshte sa miliarda euro ka bere Rama ne 22 vite pushtet.

      1. Ervin says:

        Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Panajot Soko ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga ish ministri Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si shoku i ngushtë i tij, mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

        Soko u shkarkua nga detyra në korrik 2013, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

        Gjithashtu, Soko është edhe një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila ka operuar në fushën e Visokës që nga shkurti 2012.

    2. Iliria e bashkuar says:

      25000 € per zgjuarsin apo per trupin ?

  2. Zagari i Bushateve deshtove ne menyre spektakulare says:

    Pirdh pirdh se diqka mbetet,si politkan deshtove…..!

  3. ?????????????? says:

    Ti ketu nuk tregone as nje gje të re veq të vjeter dhe të dale boja telivizonet private nuk Jane aty për chariti por për të ber lek dhe ata ftonen njerze që kane avdjense.. Prandaj ju duhhet të lin prallate dhe te punoni në terren por Shqiptaret e kane shume të veshtire që ti besone as nje politikani çofshi edhe ju demek të time se do behemi një lloje si të vjetrit dhe ju të thurmes sumoni veq Edi Ramen dhe pushteti por për ilir Meten Sali Berishen dhe Lulzim Bashen nuk e thoni një fjale po si të ju besone ne juve???

  4. K says:

    Kjo eshte nje gje e zakonshme ne TV tona! Eni, Fevziu dhe me rradhe jane vene ne sherbim te parase dhe e kane kuptuar kete shume e mire! Nje gazetar i vertete nuk vihet ne sherbim te askujt pervec detyres se tij si Gazetar! Eshte trashegimi qe nga koha e Enverit! Edhe shembulli eshte le te themi qe gazetaret vraponin ne gjithe SHqiperine per te bere ndere. Pyetja shtrohet: a ka Eni dhe disa te tjere, aftesi gazetareske per punen qe ben? Dhe pergjigja eshte, Jo!

  5. TJETRI says:

    Do kisha deshire qe edhe shume te tjere te vepronin si ju. Jane bere moderatoret biznesmenet me te medhenje,,, patjeter administrata tatimore duhet ti kontrolloj mediet. Nga dalin keto paga 25 mije euro Eni Vasiqija dhe 40 mije euro Fevziu!!!!! Pak cudi apo jo?????
    Kur shikoj se si i perdhunon fevzo ne studio gjithe te ftuarit (edhe pse rralle e shikoj, vetem kur ja vlen i ftuai ne emision) me vjen te vjell per personalitetin prej butaku qe kane ato te ftuar.
    Vetem 2 jane personat qe nuk ja mban Fevziut te bej cerr, – njeri Berisha (nuk e kuptoj pse i friket fevziu ama nuk ben gek-mek para tije) dhe tjetri Edi Rama qe e degjeneron fevzon ne studio, dhe shume mire ja ben.

    1. Doriani says:

      Zoti Shabani, jam dakord me shqetsimin per median. Personalisht nuk i ndjek TV prej vitesh, hic fare. Arsyja eshte kultura mediatike, mashtrimet dhe orjentimet politike, me duken te rendomt. Ju qe i jeni futur politikes duhet te punoni shume. Zgjedhjet jane kulmi i aktivitetit tuaj. Mendoj kesaj here ishit vone.

  6. duaje says:

    ka te drejte Endri

  7. Nivle says:

    Si verejtje qendron ! Partive te vogla kesaj here ju eshte dhene shume pak hapesire televizive. Edhe si pyetje se sa e se si paguhen keto emisone duheta ta dime, pasi keshtu evitojme dhe sponzorizimin e tyre me para te pista. Suksese ne te ardhmen

  8. Ema says:

    Mediat ne Shqiperi jane nje e keqe e madhe e vendit dhe kane kontribuar ne rritjen e kriminalitetit, perkeqesimin e jetes se qytetareve shqiptare. Me besoni, e njof nga brenda.

  9. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Pse shkoni,kur i dini keto.
    Apo i mesove kur ike se nuk te la te mbaroje fjalen.
    Ky sikur vuri bast se do fitonte 4-5 mandate,api ja bene me hile edhe ketij turkoshakut shabano

  10. EQ says:

    Po ç^te duhet ty qe shikon xhepat e moderatores o bole! Po ti sa franga ke marre nga ambasada Zvicres me ate Thurjen tende te deshtuar?

  11. Vlora says:

    Bravo Endri!

  12. Altini says:

    Blendi Fevziu este gazetari me inteligjent i te gjithe kazanit mediatik ne Tirane. Edi rama s’e ka kot qe i thote: merre drejtimin e Partise Demokratike. Ai nuk eshte vone, te pakten, ne 2025 ose 2029 mund edhe ta fitoje betejen per nje rotacion, aq shume t ekerkuar, por pak te nevojshme duke pare opoziten e sotshme. Blandi Fev(Ziu) di se si t’i perçaje te ftuarit, se si t’ia mbylli gojen, se si t’i injoroje, se si t’i fusi ne sherr dhe, ai di mbi te gjitha, te fusi elemente qe jane aty vetem per zhurmues, siç eshte rasti tipik i Dacit jurist. Nje element medioker dhe i ftohte.
    Menyra se si ai e drejton emisionin, te ben te kuptosh se çfare ka mbrapa ne mendje Fev(Ziu)… Vlera monetare dhe fama, asgje tjeter. Ai nuk i sherben rritjes se ndergjegjes politike, apo edukimit te shtresave te varfera me emisione apo dokumentacione qe tregojne pse dhe kush i beri dhe po i mban ata te varfer? Por jo, ai fton Pedagogun Mark Marku per te sulmuar dhe kercenuar fituesit e zgjedhjeve. Me fjalor banal dhe shikime idiotesh.
    Ndersa per Eni Vasilin nuk them asgje, se ajo eshte nje gazetare e papergatitur dhe ne çdo emision, sherri dhe te folurit te gjithe se bashku (gje qe ndodh tek Fev(Ziu) ), ta heqin kenaqesine te degjosh pyetje dhe arsyetime te nevojshme. Ajo nuk di te drejtoje edhe pse shpesh here ka te ftuar me nivel intelektual dhe te pergatitur.

  13. petrit says:

    Besoj qe shume njerezve u ka bere pershtypje prania e Kreshnik Spahiut ne cdo emision te Open, kjo te le me dyshura qe eshte ftese e pranuar, pasi Spahiu eshte teresisht i larguar nga ndikimi ne politiken Shqiptare si fizikisht dhe mediakisht I vetmi qe i jep hapesire (dyshoj qe eshte e paguar), eshte emisioni Open.Prandaj verejta qendron plotesisht.

  14. specialisti says:

    Z.Shabani
    Kur shkruan duhet te marresh informacion.
    Shoket e Tom Doshit qe do te futen ne parlamentin e ri jane intelektuale me diploma te rregullta.
    Interesoju per CV e tyre e kerko falje.
    INJORANT E LLAPAQEN.
    Njeri pa moral.
    Pano Sakon tend nuk e votoi populli.
    Me votat e popullit shkohet ne parlament dhe jo me llafet e teorite tuaja
    Toma e kishte burrerine qe te hiqte dore nga mandati i deputetit.
    TI LLAPAQEN NUK DO E BEJE KURRE
    Provoje heren tjeter

  15. Bregu says:

    Soko eshte nje mashtrues per ti qi.. motren,ky na e ka bere intelektual.O ju qi…nismen

  16. Kujt i duhet kto lloj Programesh ne TV -kto lloj Emisjonesh qe kane 30-vjet
    bejne te njejtin Mute TV-ve dhe qelbin Opinionin shqiptare ,duke pretenduar se po e manipulojne ate ,
    ne sherbim te Bandave ne Politike ?????????????
    Kjo eshte Skandaloze !!!!!!!!!
    A ka ndonji Analize nga ndonji Institucion se cili eshte Rezultati i ksaj Kakofonie FakePolitike ne TV -et
    Top-Channe & Klan e ci permban ,
    ne kto 30-vjet zhurme ,gerthitje ,sherre ,ofendime ,iperlleshje idiotesh Fake Analistesh ,
    sjellje e Kulture Halabakesh ,qe po i qisin trute shqiptareve dhe degjenruan gjithcka ne kte vend ???
    O te Marre qe ju ka qit ajo tufe maskarenjesh e idiotesh ne Politike nga shinat e ksaj Bote ;
    Mblidhni Trut dhe dhitini ne ekrane te gjithe kto te Lajthiturit e Emisjone te tilla ,sepse
    po pasurihen te lajthiturit duke ju semurur e varferuar juve .

  17. Tirona says:

    O Shabon do ti q! ato ropt ku ti kesh. Ti ,Sako ene Virgjëresha Bes Pesha. Juve êsht me ju qr nga i pari te i funit. Sa për çunin e Qifes ti rrush atij ene neve pak [email protected]!n. Tek e tek në shqipni të mesme ai tê mun ty me gjith partin tate ene nja 70% të parlamentit. Kshu o buzshtrremt rri mir se te lejm me barre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje