Manastirliu: Nuk ka asnjë kufizim të vendosur nga vendet e BE-së për llojet e vaksinave

5 Maj 2021, 13:31Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se deri më tani të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinat Coronavax dhe Sputnik se mund të udhëtojnë të lirë në vendet e BE-së.

Sipas ministres nga vendet e BE-së nuk ka ende një vendim që përsonat që kanë marrë këtë vaksinë nuk mund të lejohet të hyjnë në këto vende.

Deri tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga vendet e BE sa i përket llojeve të vaksinave dhe se si mund të lëvizin qytetarët. Theksoj se nga informacionet e fundit që kemi është që janë duke u marrë në konsideratë dhe Sinovac dhe Sputnik për t’u vlerësuar nga EMA, për të marrë autorizimin emergjent të tregtimit dhe besoj se do të ketë një lajm shumë shpejtë. Nuk ka asnjë kufizim të vendosur për llojet e vaksinave për vendet e BE-së”, tha Manastirliu.

2 komente në “Manastirliu: Nuk ka asnjë kufizim të vendosur nga vendet e BE-së për llojet e vaksinave”

  1. Ano says:

    Sa keq e transmetoni…..nuk I ndalon njeri te hyjne ne be me vaksine pa vaksine por ata qe kane bere Kinezen nuk mund te udhetojne pa test dhe pa greene cart te be…kaq….derisa te certifikohet…

  2. hasani says:

    Zonja ministre, vertete eshte bere nje pune e shume e lavderueshme per sigurimin e vaksinave nga km rama dhe gjithe qeveria. Por eshte e neveritshme dhe zhgenjyese kur sheh vaksinuesit te qendrojne ne qendren e vaksinimit ne qender te tiranes (sot me date 05.05.2021) sikut te ishin ne nje kafene, ne kohen kur tek dera e cadres (cadra nr.2, hyrja nr.2) prisnin radhen per tu vaksinuar me shume se 10-15 pleq. I kerkojme nje vajze me uniforme te kuqe te futemi brenda per vaksinim, thote qe jo se vaksinuesit kane pune. Cfare te shfesh, tavolina majtas nuk kishte njeri, vjen nje me uniforme te bardhe me telefon dhe ben me shenje qe kaloni me poshte (as telefonin nga veshi nuk denjon ta heqi), tavolina majtas ishin 4-5 vaksinues, vajza dhe burra, duke pire kafe per 7 pale qefe, duke forlur ne telefon dhe aq me keq duke pire duhan, te cilin i drodhi me tangerllek para nesh. Pas nja 5-10 minutash, grupi u shpernda (sigurisht pas kerkeses tone), dolen tek dera e cadres dhe pinin kafe e duhan pa snje problem. Vajza tek porta na tha se jane te lodhur pasi kane filluar punen nga ora 9.00 (u lodhen per 2 ore pune). Tavolina e dyte ne te djathte ishte bosh, ndersa vetem tek tavolina e dyte majtas punonin 2 vaksinues, pra punonin as me shume se 20-25 % e vaksinuesve.
    Zonja ministre,
    – se pari, keto debila, qe vetem pune nuk bejne, e qe paguhen me parate tona per te na shitur pordhe ne mes te tiranes, ne qe i mbajme buke, duhen zhdukur nga sistemi shendetesor, e caktoni ne keto poste pune, qe nuk paguhen pak, infermiere qe mund te punojne me shume se 2 ore, pa u lodhur.
    – se dyti nqs u be nje pune shume e madhe per sigurimin e vaksinave dhe qytetaret e vleresojne dhe ne fakt e vleresuan me vote, mos e dhisni tani duke perkdhelur disa debila, te papergjegjshem, por forconi kerkesen e llogarise ndaj tyre ne menyre qe qytetari te jete i kenaqur nga sherbimi (te cilin e paguan sa frengu pulen).
    Keshtu zonja ministre dil nje here nga qendra dhe perpiqu e vendos rregull (jo per show ne tv) ne nje kamp te shthurur infermieresh. Kur ne mes te tiranes keto infermiere veprojne keshtu, e cfare presim nga ata infermiere ne qendrat shendetesore te lagjeve apo edhe fshatrave te larget.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje