Ndryshojnë masat anti-covid: Hapen Universitetet, hiqet karantina për emigrantët

5 Maj 2021, 13:08Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë vendosur që hapen Universitete, hiqet karantina për emigrantët

“Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve.

Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka patur një mbledhje sot.

Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë.

Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesine ksonultiumeve dhe sezonin e provimeve”, tha Manastirliu.

1 komente në “Ndryshojnë masat anti-covid: Hapen Universitetet, hiqet karantina për emigrantët”

  1. Kakavajsi says:

    Sa mire qe u liruan ktantikimi pet emigrantet! Ska me zgjedhje ! Tani te vijne tr hedhin leke se voten nuk ua duam atyre! Keni boll koketrashe ketu! Po kush i ha keto lojra te ndyra eskpertesh! Sa te lexueshme jeni?! Po ta kishiz shtyre edhe dy jave sa per tu dukur por as kq nuk jeni te zgjuar ta beni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje