Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në aeroportin e “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Rama thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Tani s’besoj se ka me arsye per te refuzuar dhenien e vaksinave Sinovak, Sputnic V dhe Astra Zenica Kosoves (a kush ka nevoje nga vendet perrreth), ne mos pati bere te njejten kontrate sikurse me Pfizer, cka ka shume pak te ngjare.