Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk ka prekur sektorin e ndërtimit, sidomos në bregdet dhe në qendër të Tiranës, ku çmimet janë rritur me përkatësisht dyfishim në zonën e parë dhe 16 për qind në të dytën. Ndërsa në shkallë vendi, në vitin 2020 çmimet e shtëpive u rritën mbi 11.3% krahasuar me vitin 2019.
Zonat ku kjo rritje u vu re më fort janë bregdeti, ku sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, agjentët imobiliarë raportojnë deri në dyfishim të çmimit dhe në Tiranë.
E ftuar në “Wake Up”, Juliana Nela, ‘Master Broker’ në sistemin imobiliar tregoi arsyet që kanë çuar në rritjen e çmimit të banesave.
“Arsyet e rritjes janë disa. Arsyeja kryesore do të themi është mungesa e një stoku të mirëfilltë në zonat qendrore me një kualitet të lartë ndërtimi dhe me zgjidhje të mira.
Pra, për një kohë të gjatë, kryeqyteti ka qenë i privuar nga leje ndërtimi në zonat qendrore më të preferuara, si Blloku, zonat pranë qendrës, pranë Bulevardit ‘Zogu i Parë’, pranë zonës së Liqenit.
Kjo kërkesë e akumuluar është dashur që të procesohet menjëherë me pronat e reja, të cilat janë në procesin e ndërtimit. Kjo është një ndër arsyet. Afër qendrës ka pasur një farë mungese të ndërtimit dhe kërkesa ka vazhduar të akumulohet ndër vite.
Arsye tjetër shumë e rëndësishme është që kostot e ndërtimit janë rritur konsiderueshëm. Është rritur kostoja e lejes së ndërtimit dhe përbën 12% të vlerës totale të projekti. Kemi edhe një rritje të kostos së tokës. Gjithashtu ka ndikuar edhe tërmeti, që e bëri sigurinë e shtëpisë dhe kualitetin shumë të rëndësishëm.
Dhe pandemia e bëri shtëpinë shumë të rëndësishme, sepse për një kohë njerëzit u mbyllën dhe e panë vështirësinë për një jetuar në një hapësirë të vogël. E panë vështirësinë për të jetuar disa breza në një çati”, tha ajo.
Vetëm se nuk sqaroi se ku mund t’i gjejnë paratë shqiptarët që të blejnë apartamente më të shtrenjta, kur pagat dhe standartet e jetesës nuk janë përmirësuar për të justifikuar këtë rritje të vazhdueshme të çmimeve të apartamenteve.
Nuk eshte e vertete….genjeshtra…..thjwsht interes I dikujt
mos me pas ble dikur ,sot i kisha dhi m’kaptim imobilllaret dhe bankat e shkewrdhatave te Huaja
qe po rjepin shqiptaret . ja blen disa te huaj ,po pastaj ku do ti fusin qindra apartamente qe s’i ble kush ?
do vij nji dite dhe do shkoni per lesh si imobillaret edhe pronaret e leshit ,
karikaturat e botes .
Ne shqiperi cdo gje eshte fallco…ushqimet made in pakistan indi bagladesh ..edhe Shqiptaret shesin pordh me rigon
Sigurisht që rriten çmimet.Me gjithë ato rroga dhe me atë ekonomi të forte që kemi.