“Më hidhte valium e fuste të dashurin në shtëpi, vajza dinte gjithçka”! 38-vjeçari zbulon tradhtinë e gruas dhe bën akuzën e rëndë: Ime bijë prostituohet nga e ëma

5 Maj 2021, 15:19Sociale TEMA

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Alfredi, një baba i cili është ndarë nga bashkëshortja në 2017 sepse ajo sillte të dashurin e saj kur ai nuk ishte në shtëpi, ose i hidhte valium gjumi.

Pasi u ndanë, kujdestarinë e fëmijëve i mori Alfredi dhe nëna nuk i pa më kurrë dhe nuk i interesuan më. Nga kjo martesë ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeç,  një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç.

Prej 5 muajsh, vajza e madhe ka shkuar tek e ëma e sipas tij ajo po abuzon me vajzën duke e nxjerrë në rrugë.

Mirela Milori: Si është raporti me vajzën e madhe?

Alfredi: Vajza e madhe është 19 vjeç për 20 vjeç dhe u rikthye me mamin e vetë, ka 5 muaj.

Mirela Milori: E ëma ku jeton?

Alfredi:Në Fushë-Krujë, 100 metra larg e kam.

Mirela Milori: E ëma jeton vetëm, apo ka martesë tjetër?

Alfredi: Ka martesë tjetër dhe ka një vajzë tjetër.

Mirela Milori: Pse shkoi vajza me të ëmën, u zutë?

Alfredi: Nuk u zumë por i pëlqeu të rrijë me nënë e vetë.

Mirela Milori: Çfarë meraku ke ti që ajo është kthyer tek e ëma?

Alfredi: Unë kam merak se vajza ime ka dalë për punë.

Mirela Milori: Në çfarë kuptimi?

Alfredi: Është tek stacioni i trenit në Durrës. I ka gjetur punë nëna e vetë.

Mirela Milori: Këto i ke me fjalë njerëzish apo ti e di këtë gjë?

Alfredi: E kam parë vetë, kam folur vetë me të e më tha e di vetë, nuk më ka shitur askush, kam dalë vetë.

Mirela Milori: Ke vajtur dhe e ke takuar?

Alfredi: Po. Vëllai nuk pyet më për të, e di të vërtetën dhe thotë që mos e afro më në shtëpi. Një shoku im në Durrës e pa, më tha që qenka vajza jote duke punuar në rrugë dhe ndalon makinat. I thashë shko ma nxirr në telefon, e pyeta dhe më tha e di vetë unë, kam dalë për qejf.

Ajo ka qenë e martuar, por është ndarë ka dhe dy fëmijë. Djalin e ka ish-burri dhe vajzën u detyra ta lërë në jetimore. Tani Alfredi tregon se nuk ka kontakt me vajzën sepse i ndryshon numrat përditë, shkon në Fushë-Kruje për të takuar të ëmën e ik në Durrës. Nuk i ka takuar më as vëllain dhe motrat e tjera duke shkëputur çdo marrëdhënie me të.

3 komente në ““Më hidhte valium e fuste të dashurin në shtëpi, vajza dinte gjithçka”! 38-vjeçari zbulon tradhtinë e gruas dhe bën akuzën e rëndë: Ime bijë prostituohet nga e ëma”

  1. gjynah per te tilla fatkeqsi ne familjet shqiptare
    shteti duhet te jet me pran qytetarit ,jetes se tij .familjes shqiptare .
    jemi nji vend kaq i vogel , nji perpjekje e shtetit dhe shume gjera do ndryshonin per te gjithe
    per nji familje te fort shqiptare …

  2. Jeronim Baze says:

    “Clind prej mace do gjuaj minj” keshtu thote populli.

  3. ?????? says:

    Kjo eshte histori e vjeter ky ka dale edhe ke emisioni .ME ZEMER TE HAPUR ….ky njeri me duket idiot te behet burri lole neper televizore. Majft injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje