VIDEO/ “Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë

5 Maj 2021, 21:50Sociale TEMA

Endri Shabani i “Nismës Thurje” është ngritur dhe ka braktisur studion e emisionit “Open”. Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzont edhe mediat, për humbjen e partive të reja.

Vasili i tha se nuk do ia bënte ai programin emisionit të saj dhe në këtë moment, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studioja.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.

Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.

3 komente në “VIDEO/ “Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë”

  1. Nafia says:

    Ka mbaruar Oksfordin tha dikush per kete Shaben,si ka mundesi kjo sjellje rrugaci ne studio tv,ky brez duan qe populli ti doj me zor.

  2. Jimi says:

    Merite e moderatores nuk eshte kur te ftuarit largohen nga studio gjate emisionit, por kur edhe kundershtaret me intolerante arrin ti bej “zap” e ti kete nen kontroll.

  3. goni says:

    Mir eshte qe idjote te tille si ky Shabani te mos thirren ne studjo serjoze….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje