Aktorja Mimoza Marjanaku është përlotur në studion e emisionit “Rudina”, ndërsa ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit të merituar Guljelm Radoja.
Gati me gjysmëzëri ajo ka rrëfyer se si ishte gjendja e aktorit para se ai të ndahej nga jeta për shkak të Covid-19.
Marjanaku, e cila ishte edhe fqinje me Radojën në Durrës, tregon se ai e kaloi njëherë një gjendje të rëndë dhe familjarët shpresonin që ai do ia dilte sërish.
“Kishte një muaj që ishte ekzaminuar me Covid-19. Pothuajse një muaj i shtruar në spital në Durrës. Unë isha dhe fqinje me Guljelmin dhe merrja gjithmonë informacion dhe me sa di unë e ka kaluar edhe njëherë gjendjen që kaloi të martën.
Menduam që do ia hidhte sepse atëhere ia hodhi. Dy ditë para se të intubohej komunikova me gruan e tij dhe më tha që është stabilizuar. Pas dy tre orësh marr vesh që intubohet në Durrës dhe pastaj në atë gjendje u transferua në Tiranë.
Kam besuar fort që do ia dilte duke e parë profesorin si njeri djaloshar, i bukur, me nur, i veshur si një djalë i ri. E imagjinoj gjithë kohës me biçiklet duke xhiruar në Durrës”, u shpreh mes lotësh Mimoza Marjanaku.
U prefsh ne paqe Guljem.
Zoti qofte me ty vlla.
Ngushellime famlijes, miqeve dhe gjithe kombit Shqiptar.
Mallkuae qofshin politikanet plehra ne krye te Shqiperise.
Ngushellime familjes dhe gjithe artit kinematogafik per humbje e aktorit te madh Guljem Radoja. U prehsh ne paqe ???.
Keta jane emblemat e kombit qe nuk vdesin kurre ……. U prehte ne paqe shpirti yt GULIEM , I PERJETSHEM NE ZEMRAT E SHQIPTAREVE.
Guljem! Te kam kujtuar vazhdimisht per me shume se gjysme shekulli.Smunden te harohen fizarmonika dhe shpirti tend i lirshem i nje artisti me vlere qe ne rinine e hereshme dhe vazhdimisht ne perplasje me dallget e jetes,deri ne momentet e fundit.
T’u prehtë shpirti ne paqe e te shkofte ne parajse!
Ngushellime familjes,te afermeve,miqve dhe shokeve.,