VIDEO/ Qendra e re e kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Mundësi tjetër për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira në zemër

6 Maj 2021, 09:29Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.

Ndër të tjera, ai shkruan se pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.

Postimi i plote i Ramës:

MIRËMËNGJES Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore  Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje