Dy vite nga humbja e jetës së ushtarakëve shqiptarë në Letoni, rreshteri i mbijetuar mesazh prekës: Shpirti i vëllait, do jeni përherë në zemrën time

6 Maj 2021, 14:25Sociale TEMA

Bëhen plot 2 vjet nga ngjarja tragjike, që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptar me shërbim në bazën e NATO-së në Letoni. Nëntetarja, Zarife Hasanaj dhe majori, Klodian Tanushi, me detyrë Komandanti i kontingjentit shqiptar të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, në misionin e NATO humbën jetën pas shpërthimit të një mine.

Nga shpërthimi i ndodhur gjatë asgjësimit të municionit luftarak, në mëngjesin e datës 6 maj 2019, mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Kapaj, ekspert i EOD, i cili i mbijetoi tragjedisë dhe vijon të jetë efektiv i FA.

I mbijetuari tragjedisë së Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë që nuk jetojnë përmes një mesazhi në facebook.

Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !

2 komente në “Dy vite nga humbja e jetës së ushtarakëve shqiptarë në Letoni, rreshteri i mbijetuar mesazh prekës: Shpirti i vëllait, do jeni përherë në zemrën time”

  1. Alban says:

    Lavdi deshmoreve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje