FOTOT: Bugatti zbulon tavolinën e bilardos më të shtrenjtë në botë

9 Maj 2021, 09:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Bugatti zbulon tavolinën e bilardos më të shtrenjtë

Bugatti ka prezantuar tavolinën e bilardos më të shtrenjtë në botë, që do të lejojë miliarderët që të luajnë të qetë në superjahtet e tyre, në kohën që po udhëtojnë në det.

Tavolina kushton rreth 250 000 euro dhe përdor një teknologji të sofistikuar kompjuterike, që garanton qëndrueshmërinë e sipërfaqes së tavolinës edhe kur deti është me dallgë.

Marka franceze, që njihet për supermakinat e saj, do të prodhojë vetëm 30 tavolina të tilla, që parashikohet të shiten të gjitha brenda pak ditëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje