Babëzia e ndërtimeve në plazhin e Durrësit

10 Maj 2021, 17:38Sociale TEMA

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, plazhi i Durrësit është kthyer në një lagje të stërmadhe me ndërtime gjithëfarësh, me një infrastrukturë rrugore problematike, ku mbizotëron “beteja” mes kalimtarëve dhe trafikut pa fund të automjeteve.

Nga Gëzim Kabashi

Në fillim të viteve 2000, drejtori i Departamentit të Urbanistikës në bashkinë e Durrësit e quajti “sukses të madh” vendimin që morri qeveria shqiptare për të njohur dhe legalizuar pallatet me lartësi deri në 7 kate, që po mbushnin plazhin më të madh të vendit.

Tashmë, vendimi pararendës i viteve 1990, që  lejonte banesa vetëm deri në 3 kate ishte harruar, dhe  lartësia  e pallateve në plazhin e Durrësit arriti shumë shpejt në 10-11 kate.

Territori ku ishin argëtuar dhe ku mësuan të notonin dhjetra-mijë shqiptarë, të cilët e quanin vehten me fat edhe kur kalonin dy javët e lejes vjetore në baraka dërrase apo në çadra, u tjetërsua përfundimisht.

Gjithçka për shkak  të babëzisë së ndërtimeve, të cilat pas plazhit tradicional, vijuan me të njejtin intensitet në zonën e Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës.

Nga rruga kryesore, e cila u zgjerua dyfish, deti i pamatë aktualisht nuk duket nga asnjë qoshe.

Parkimi i veturës është shumë i vështirë, ndërsa sistemimi i një autobuzi për zbritjen e turistëve jo vetëm nga Kosova, quhet një mision i pamundur për shkak të mungesës së shesheve.

Sistemi i kanalizimeve u kushtëzua nga ngritja pa asnjë plan rregullator i banesave shumëkatëshe. Miliona euro u hodhën edhe për infrastrukturën rrugore, dhe për atë të ujësjellësit.

Denduria e hoteleve, moteleve dhe shtëpive private për pushuesit, nuk la asnjë mundësi për ngritjen e një cirku apo kinemaje, qoftë edhe verore, si ajo që ekzistonte deri në vitin 1990.

Parqet e lodrave për fëmijë mbetën gjithashtu një kujtim i së kaluarës.

Pas një viti të gjatë pandemie, që i penalizoi strukturat hoteliere, edhe familjet e lagjes, që jetojnë gjithë vitin me pagesat nga pushuesit kosovarë, nuk janë më aq të sigurtë për të ardhmen turistike të zonës.

Shumë prej banorëve të plazhit kanë filluar të dalin në rrugën “Pavarësia” me çelësat e shtëpive në dorë, duke kërkuar të joshin për pushime familjet kosovare.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çmimet e dhomave në banesa janë ulur në minimumin e tyre historik, edhe për shkak të konkurencës së plazheve të Shëngjinit e Velipojës, por edhe atyre të Rivierës në jug të vendit.

Dhjetra apartamenteve të pashitura ende në pallatet në të dy anët e rrugës kryesore, u shtohen tabelat “Shitet” në plot ballkone të tjerë në pronësi.

30 vjet pas ndryshimeve që pësoi sistemi, e gjithë kjo hapësirë është kthyer në një lagje të stërmadhe me ndërtime gjithëfarësh, me një infrastrukturë rrugore problematike, ku mbizotëron “beteja” mes kalimtarëve dhe trafikut pa fund të automjeteve.

Duke saktësuar konturet e territorit që po marr në analizë, plazhi që administrohet nga bashkia e Durrësit nis pranë murit lindor të portit detar dhe vijon deri në murin ndarës të tij me plazhin e njohur si Blloku i udhëheqësve.

Bëhet fjalë për 3.4 kilometra plazh, vlerat shekullore të të cilit kanë degraduar nga viti në vit.

Tashmë që  rëra ngjason më shumë me pluhurin pa ngjyrë; kur plazhet private me leje pa asnjë kriter nuk lejojnë lëvizjen normale të pushuesve drejt detit; kur plazhet publike mbijetojnë mediatikisht vetëm për disa ditë dhe kur mungesa e dusheve dhe pikave higjenike është kthyer në normalitet, nuk janë të pakët banorët që i rikthehen kujtimeve, gjithnjë e më të vagullta të tipit “Na ishte një herë plazhi”.

Katër vila të degraduara, që kanë shpëtuar nga shembja në stacionin “Apollonia” sjellin ndër mend  vitet 1930 të shekullit të kaluar, kur një plan rregullues i qeverisë dhe bashkisë së Durrësit i hapi rrugë godinave të vogla, që mbijetuan për 80 vjet; pak më tej një rresht me baraka pupuliti që aktualisht janë zënë nga familjet e pastreha mund të kthehen në një muze të hapur që rikthen pushimet e familjeve shqiptare në periudhën e diktaturës.

100 vjet histori me ndryshime themelore nga një administrim në tjetrin nuk e mbajtën dot Plazhin e Durrësit në podiumin e më të madhit dhe më të frekuentuarit në shkallë vendi.

Tashmë ai i ngjan plazhit të lagjes më të madhe të qytetit bregdetar të Durrësit.

17 komente në “Babëzia e ndërtimeve në plazhin e Durrësit”

  1. kris me vrap says:

    plazhi i Durrsit y shnerrua nga plazhi me i preferuar i Adriatikut, tek gheto me e tmerruar i Adriatikut?

    1. kulla bjeshkeve says:

      Dikur ne vitin e larget 1990 erdhi ne Durres nje company serioze italiane e kryesuar nga nje fare Frascino,e cila beri nje projekt afat gjate(miratuar nga qeveria Carcani) per plazhin e Durresit,duke patur sensin e mire per ta kthyer ate ne nje nga plazhet ne te bukur te Adriatikut. Gjithe hoteleria do te ndertohej mbas hekurudhes(e cila do te zhvendosej mbas kodrave) dhe gjithe pjesa e reres dhe dy anet e rruges kryesore te plazhit vetem gjelberime dhe infrastrukur ne sherbim te plazhisteve.Do mbeteshin vetem kompleksi i hoteleve te Adriatikut,kampi i puntoreve dhe te gjitha vilat me vlera arkitekturale e ndertuara ne kohen para 1945.Imagjinoni se cfare parku dhe hapesira te gjelberta dhe relaksuese do te kishte ,plus reren e paster te cilat do ta kthenin kete plazh nga me te miret ne rajone. Por per fat te keq mbas 1992 erdhi ne fuqi barbarizmi,kafsheria,babezia,hajduteria,malokeria,batakxhinjte,etj,etj. Tani ta mbani me shendet betonizimin jo vetem te plazhit,por e dhe te qytetit te Durresit.

    2. merremeleng says:

      Cthote ky idiot bashke me autorin mo, plazhi i durresit eshte plazh tipik masiv mesdhetar, te tille mund te gjesh kudo ne spanje (Magaluf) apo edhe ne itali. Investimet publike dhe private te bera se fundmi si ne dures ashtu dhe ne golem e kane rritur ne menyre eksponenciale cilesine e hoteleve dhe perpara pandemise nuk gjeje vende te lira asgjekundi. edhe tani po pergatiten per boomin e rradhes

  2. Durrsak says:

    Ha…ha…Gezim, tani e kuptove babezine? Tani u kujtove pas 30 vjetesh te konstatosh tragjedine e plazhit te Durresit? Te ka marre shume kohe te kuptosh masakren qe politikanet, pushtetaret e militantet e PS dhe PD lejuan ne qytetin dhe bregdetin e Durresit. Ti Gezim dhe yt vella (Mirushi) me duket se jeni (apo keni qene) militat te hershem te PDs. Ju nuk keni bere asgje per te mbrojtur vlerat e qytetit te Durresit.

    1. Pidh satom says:

      Po lëri karlliqet. Nëse kishe problem pallatet do e kishe thënë vetë një gjë kundër atyre, jo të kritikosh atë që ngre zërin.

  3. xeniSllobos says:

    Keto jane pasojat e sitemit satrapik te viçidolit. Vidhi qija motren, por kur te te jape urdher shpellari, do rrish gati-tu. A ramiz alia, do zoti je ne ferr, qe na le ne dere kopilin e serbit

  4. Zeni says:

    Piktori ju durrsakeve qe flisni ketu per pune keq-menaxhimi (apo keqdashje) do ju pergjigjej: PRISNI SE SKENI PARE GJE AKOMA…!

  5. ABC KORCA says:

    Ne durres po ndertohet porti me i madh ne mesdhe, ti thua se ne durres ka dale muti dhe po ben kerdine.
    Do jesh kazan?
    Nuk e di sepse nuk e shikon si gje te bukur ato godinat 4,5,8 10,7,12,20,10,5,2 kateshe. Jane ne forme zikzaku por ti i do te njeta qe te rehatohen syte. Bli syze.
    Jo po rera thote i ngjan nje pluhurit…or ti zoteri, nuk shikon se ne lungomare e sarande ka plasur betoni dhe njerzit mor njerzit jane te kenaqur?
    Po pse mor, ty do degjojme ne? Leri plazhet te betonohen! Eshte fat qe kemi kete qeverri qe betonon plazhet!
    Ku ke degjuar ti qe betonohen plazhet, me thuaj nje vend?
    Risi si keto te naltmadhnise i ka zili bota.

  6. sumatra says:

    Kam bredhur dhjetra plazhe ne Mesdhe por eshe ne bregun e Atlantikut. Plazhi i Durresit ishte i konkurueshem vetem nga plazhi Palma i Majorkes. Plazhet e tjere nuk i afroheshin dot kesaj bukurie natyrore te ralle. E shkateruan kriminelet e vertete te ketyre 30 vjeteve. I pari nder keta kriminel te urbanistikes eshte KOKA, ish bashkiaku i Durresit. Asnje gjemb ne kemb nuk i ka hyre. Eshte miliarder dhe me oreks te papermbajtur. Te njejtin fat po peson edhe Plazhi i Golemit si vazhdim i atij te Durresit. Ky eshte mjerimi i demokracise shqiptare i udhehequr nga babezia per te grabitur dhe i yshtyr nga ndjenja primitive e hakmarrjes. Plehrat vershuan ne siperfaqe dhe sot bejne antiligjin ne dem te sigurise shoqerore dhe te ardhmes se vendit.

    1. Asd says:

      Popull hordhi. I urituri u mbyt duke ngrene.

  7. AFRIM says:

    E KEMI PATUR FLORI PLAZHIN, NUK JA KISHIM ZILI TE TJEREVE. ME I MIRI NE EUROPE NDOSHTA. KUSH E SHKATERROI DUHET TE PAGUAJE. KAFSHE TE NDYRA, HARRAM JU QOFTE. SPAK KU JE ? KE RAST TE HETOSH. VETEM DINAMITI KTHEN CDO GJE NE VEND, RAMA PO MUNDE BEJ NDONJE GJE

  8. Mandravellua says:

    Hajd mos u lohni kot, se vjen ay me callme dhe i fut matrapikun te gjithave….me leje apo pa leje qofshin…

    1. Like says:

      pse mo Mandravello, kaq kollaj eshte? po gjithe ato para qe kane paguar njerzit? c´faj kane ata se u lejua baterdia? c´faj kane taksapaguesit tani qe duhen korrigjuar fajet e te tjerve?

  9. Shkrimi trajton nje mori problemesh qe qendrojne. Cfare do te beje Qeveria, Bashkia, Shteti?!

  10. e gjitha eshte nji Masaker bere Palzhit te Durresit nga maloku i vicidolit ,
    qe sla peder kosovare pa pru e ndertu aty e natyishte gjithe trafikantet miqte e familjes birisha !
    Shife Golemin eshte nji Masaker e vertete .kafshe maloke qe sdijne cdo te thote qytete e plazhe .
    berisha pa Plazhe per her te pare ne moshen 30-vjece? kafsha e shpelles

  11. Fatos says:

    Eshte vonë. Leje mbi leje, katrahurë ligjore dhe klanore që I kanë vënë këmbën në fyt natyrës. Vetëm tërmeti apo tsunami e zgjidh, ti qijë robt e rrafshojë komplet cfare është ndërtuar pa karar në bregdet.

  12. Epidamus says:

    Ky shkrim jep shkas qè tè kthjellohen tè babèziturit e tè korruptuarit qè e kthyen Durrèsin nè njè qutet mamlukèsh. Asnjè qytet europian nuk ka ndèrtime nè bregun e detit, kjo nènkupton qè nga rruga automobilistike çdo njeri mund tè shikojè bukurinè dhe mrekullinè e detit. Herèt ose vonè askush tè mos pretendojè qè ata ndèrtimet nè rèrè janè tè pèrhershèm, ndaj shpresojj qè çdo pronar abuzivè apo jo tè zhduket vetè para se ta zhdukin. Mendoj qè projekti i ri i Durrèsit duhet tè pèrfshijè edhe sistemimin e gjithè Plazhit mè parè dhe mè pas Portin. Vetèm atèherè Durrèsi do tè bèhet nga mè tè shfrytèzuarit dhe tè bukurit e Mesdheut. Mundèsia dhe dèshira èshtè, mungon vetèm pèrgjegjèshmèria e politikès.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje