Mësuesja 36 vjeçare rrëfen dramën e jetës: Burri më shpërndau foto intime tek nxënësit dhe drejtoresha, i shkrova mesazh Edi Ramës

10 Maj 2021, 14:50Sociale TEMA

Një grua nga veriu i Shqipërisë ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshe me një bashkëshort xheloz i cili shkatërroi totalisht familjen e tyre.

Pas një dhunë të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, bëri që ajo të ndahej dhe të kërkonte shpesh herë urdhër mbrojtje. Edhe pas divorcit ai e ka përndjekur duke ia bërë jetën ferr.

Duke u gjendur në një rast të pa shpresë ku nuk mund ta ndihmonte askush, madje as policia nuk merrte parasysh kërkesat e saj, mësuesja i shkruan një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i tregon situatën ku ndodhej dhe pas atij mesazhi gjërat ndryshuan për mirë. U hap një proces gjyqësor për të, u dënua me 3 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.

39-vjeçarja në programin “Historia ime” : Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija.

Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg.

Sipas gruas ky u bë dhe shkaku i burgosjes së tij, i cili e vuajti dënimin vetëm 1 vit dhe tani gëzon sërish liri të plotë. Ai prapë vazhdon me përndjekjen dhe mesazhe të ndryshme që i dërgon vëllait të saj duke i thënë fjalë jo fort të mira. Madje 39-vjeçarja është e shqetësuar se prindërit e tij shkojnë tek kopshti i djalit pa i marrë lejë dhe i flasin keq për të. Gruaja nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata.

 

6 komente në “Mësuesja 36 vjeçare rrëfen dramën e jetës: Burri më shpërndau foto intime tek nxënësit dhe drejtoresha, i shkrova mesazh Edi Ramës”

  1. Loku says:

    Shpella dhe vetem shpella eshte per pergjigjia. Atje duhet te kthehen keto krijesa qe evolucioni te beje qe ka per te bere.
    Ky psh burri ne kete rast eshte kombinim i injorances, padijes, ligesise dhe fukarallekut. Mund ta konsiderojme qenie njerzore kete krijese? Jo. Tani, kjo biba syte ne balle i kishte kur u martua me kete kafshen? Se me rame po llaf, krijese si ky shpellari nuk besoj se te duhen me shume se disa sekonda per ta identifikuar. Ah ne te mjeret

  2. altin isufi says:

    Berja e fotove intime ne cift eshte pornografi. Si mund te bejne foto ose video te tilla nje cift bashkeshortesh??? UNE NUKE KUPTOJ.

  3. Covidiani says:

    Berja e videove ne vetevete nuk eshte krim ( per disa/shumicen mund te jete jo normale ose a morale), kurse shperndarja pa dijeni edhe perdorimi si mjet presioni eshte krim.

    1. Neroni says:

      Po pse kerkojne disa foto intime? Qe te mund ti perdorin “ne rast nevoje” per shantazh ose hakmarrje ose per tu mburrur para shoqerise “shikoni cfare bej une”.

      1. fat miri says:

        ky është një nje derrit budalla që nuk ka shok……

  4. Patriot says:

    Edi e ka ndihmuar sepse ja di mire hallin. Po Edin kush do ta denoje qe te gjitha grate i rrihnte dhe i nxirrte perjashta lakuriq ne mes te nates or i nderuar Loku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje