Lëkurëpunuesi, zanati në zhdukje që trashëgohet nga 80-vjecari

9 Maj 2021, 20:45Sociale TEMA

Nga Agim Blloshmi

Mehmet Alla nga Kuturmani i Librazhdi i cili i ka kushtuar jetën mbledhjes dhe përpunimit të lëkurave e fillon ditë me blerjen e shtypit.

“E marr përditë. Që në kohën e Enver Hoxhës e kam blerë çdo ditë,” thotë ai.

Çdo mëngjes konsumon një kafe me vëllain e tij Agimin dhe më pas hap dyqani ku mbledh lëkura dhe i bën gati për t’i shitur.

Ka nisur të merret me këtë zanat që 16 vjeç në ndërmarrjen e grumbullimit dhe përpunimit. Rrugën nga fshati i tij deri në qytet e ka bërë për 40 vjet më këmbë. Nga punëtor i thjeshtë që fillimisht përpunonte leshin u kualifikua dhe për lëkurën.

Alla pas vitit 1990 vendosi të jetojë në Librazhd. Vazhdoi zanatin duke mbledhur lëkurët e bagëtive të banorëve të fshatrave dhe furnizon një fabrikë në Berat. Ai na tregoni procesin e parë që është kriposja, por dhe të tjera sekrete.

‘Në verë duhen kriposur për dy orë se krimben ka procedurë, me e pastruar me heq mbeturinat e tjera,” thotë ai.

Ali Çota ka qenë bashkëpunëtor i Allës. Ai thotë se miku i tij duhet të jetë një shembull për të rinjtë e sotëm.

“Ali Çota Duhet të jetë shembull për të gjithë sidomos për rinjtë. Njeriu ka jetuar aq sa ka punuar. Jeta matet me vite punë jo me vite gjumë,” shprehet ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje