Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë.
Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.
Por autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.
Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.
Mjeku: Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës.
Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal.
Nuk duhet t’i dërgonte Qendrën Shëndetësore të Manzës drejt spitalit të Durrësit?
Mjeku: Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës.
Po patjeter, po keshtu ndodh kur nuk merr nje anamneze te plote
Me siguri, as i ka pyetur njeri c’kane konsumuar
Kjo eshte me të vertete një tragjedi per ata familje por edhe për vet sistemin e shendesise ju Doktorret Jo veq ne Shqiprie por edhe në vendet tjera e merr shume let jeten e të tjerve… Unë apsulitisht nuk e kuptoje se pse nuk i ke derguare në Spiral ata njerze.. Por edhe ata vet duhet të kishin shkuare tek Spitali kjo ngjarje eshte një kambane alarum per vet sistemin dhe shteti se si duhet të trajtohen Pacjentet dhe Kush shkone në dyret e Spitaleve Kjo ngjarje duhet të hetohet në të gjitha aspektet ngushllimet familjarve
Veprim idiot i mjekëve! A nuk duhej të kërkonin burimin e helmimit, përkatësisht, llojin e kërpudhave që sjellin edhe alternime të tilla shëndetësore, dmth. përmirësime dhe më pas vdekje?
Pasi moren mjekimin e duhur…
Pasi moren mjekimin perkates… kane emra keta mjekime qe keni dhene?
Dhe meqe ju e keni procedure qe kush permisrsohet nuk cohet ne spital
Kush eshte procedura per helmim ne rastin ne fjale nga kepurdhat?
Nje qender shendetsore nenkupton maksimumin nje serum dhe ndonje qetsues kjo eshte procedura per helmime te tille qe ju flitni?
Mekatet e mjekut i mbulon dheu…. Doktor idjot i cili duhet qe prokuroria te bej punen e saje, humben jeten 3 njerez o idjot doktor…..
“Doktorra” maskarenj. Te kishin kerkuar ndihme te pastruesit do te kishin shpetuar se ndoshta do u kishin thene nisuni urgjent per Tirane se keto ketu jane budallenj nuk jane doktorra