QSUT reagon për vdekjen e tre familjarëve nga Gjilani: Erdhën në gjendje të rëndë. Fillimisht humbi jetën më e moshuara dhe më pas bashkëshortët

9 Maj 2021, 13:19Sociale TEMA

Për rastin e vdekjes së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, thekson se ata mbërritën në spital paraditen e së enjtes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjendja e tyre siç thekson deklarata u përkeqësua edhe më tej gjatë mbrëmjes, ku janë shtruar në reanimacion.

Fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim e Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe.

Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.

4 komente në “QSUT reagon për vdekjen e tre familjarëve nga Gjilani: Erdhën në gjendje të rëndë. Fillimisht humbi jetën më e moshuara dhe më pas bashkëshortët”

  1. Papi says:

    Po per qendren shendetsore ne manze e cila i coi ne shtepi do flitni?

  2. Drejtesia e munguar says:

    Vrasesa! Ne fillim kursyet serumin e i niset ne shtepi. Tani bëni sikur nuk dini gjë. Kush do mbaje përgjegjësi? Plera!!!

  3. Ergys says:

    Po te ishte nderhyre shpejt mund te kishin shpetuar.Po ata ne Manez kane gabuar qe i kane nisur ne shtepi.Kur kane shkuar ne spitalin e Tiranes ka qene shume vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje