Kryeministri Rama zbulon shifrën: 600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh

9 Maj 2021, 19:05Sociale TEMA
Kryeministri Rama zbulon shifrën: 600 mijë vaksinime, Shqipëria

Shqipëria ka arritur deri më tani të kryejë 600 mijë vaksinime kundër Covid-19.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

 “600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, thuhet në statusin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Sjellim në vëmendje që në Shqipëri po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5.

Në Shqipëri injektimi i dozave të para të vaksinave anti-Covid nisi në javët e para të Janarit të këtij viti. Kreu i qeverisë ka shpallur si objektivin e radhës vaksinimin e 1 milionë qytetarëve, që do tu siguronte imunitet më shumë se 1/3 të popullsisë.

Përshpejtimi i fushatës së vaksinimeve vjen ndërkohë që na ndajnë pak javë nga çelja e sezonit veror turistik.

Shqipëria si shumë vende të tjera u goditën vitin e shkuar nga pandemia, dhe synojnë të rekuperojnë këtë vit sa i takon përfitimeve nga sektori i turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje