PD kërkon përsëritje të zgjedhjeve, kryebashkiaku socialist: Paskeni qenë syleshë, çuditët dynjanë me përralla e fantazi idiote

10 Maj 2021, 19:18Politika TEMA

PD depozitoi në KAS dosjet që sipas saj, përmbajnë faktet dhe provat se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe dhe të përsëriten ato.

Por ka qënë ish-deputeti, aktualisht kryetar i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ai që ironizon dhe i sfidon demokratët duke kerkuar që të nxjerrin provat nëse kanë dhe të mos akuzojnë në tym.

Postimi i plotë i Ndreut:

Te gjithe PD-isteve ju qenkan blere votat! Duke u vetedeklaruar me se paku si syleshe, pasi deri kur u hapen kutite nuk kishin pare asgje, jane vene ne gare te shfrenuar kush e kush me tregu histori me te trishte te gjoja manipulimeve zgjedhore!

Dhe ndersa cudisin dynjane me perralla e fantazi idiote, nuk thone qofte nje rast konkret, te nje akti te denoncuar.

Emrat ne tym pa fakte por me insinuata dhe opinione,  jane shashka qe synojne te helmojne dynjane, por ska ne asnje baze ligjore dhe nuk i hyjne ne pune as dreqit!

Kane tere jeten qe bejne petulla me uje, me nje politike bojatisje per kedo qe eshte kundershtar i tyre, ndersa keto vete qenkan engjujt qe mezi po i presim??

2 komente në “PD kërkon përsëritje të zgjedhjeve, kryebashkiaku socialist: Paskeni qenë syleshë, çuditët dynjanë me përralla e fantazi idiote”

  1. Ka te drejte plotesısht Kryebashkıaku ı Lezhes PD duhet te beje kete kerkese vetem atehere ku ka zgjıllur te gjıtha problemet me te vete Duhet te fusı ne burg te gjıthe komısıoneret e saj per mos kryerjete detyres se ngarkuar,Te padıten ne gjykate te gjıthe grupet e vrojtımıt ete tjere qe kıshte caktuar vete PD apo ı kıshte thjeshte per tu paguar gjoja se janr nr pune e te tjera Te keshe te gjıthe keto struktura qe ndıqnın zgjelljet nga fıllımı e derı ne fund dhe ankohesh Turp ı madhe ı drejtuesıt te PD Lulzım Basha,

  2. Aleksander says:

    lulash, lulash sa te kena ty kundershtar fitoren e kena ne xhep,
    E kupton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje