Nga Frrok Çupi
Në Elbasan dhe rrethina, fjala ‘metë’ përdoret jo vetëm si mbiemër, por më së shumti si njësi matëse ose pikëmbërritje. Për shembull, Iks person ‘e ka një metë’ që të bëhet…, ashtu e kështu. Ndarja jonë nga Meta president, mund të na çojë në dyert e Bashkimit Evropian (BE) më shpejt se ishte parashikimi. Ilir Meta ka hyrë në bursën politike si një vlerë që me të keqen e tij do t’i japë vlera vendit.
Kështu po ndodh edhe me Gërdecin, me 21 Janarin, me Millosheviçin dhe hijet e tij, me thyerjen e embargos së naftës, me sulmet kundër Perëndimit, me vitin 1997 e 98… Sikur të mos kishin ndodhur vrasjet masive në këto udhëkryqe, atëherë do të thonim se tani tragjeditë po i kthehen kombit si vlerë.
Më në fund, po e japim Metën, por nuk po e japim në tregun e kotësive.
Do të dalim një hap përpara Kroacisë:
Megjithëse Kroacia sot është vend anëtar i BE, ka edhe një avantazh mes vendeve shoqe: Prokurorja e atij vendi ka dërguar në qeli kryeministrin Sanader. Sa herë BE ka dashur të stimulojë ndëshkimin e krimit shtetëror në vendet e Ballkanit ose edhe të Evropës, ka shënuar se ‘Kroacia e bëri, bëjeni edhe ju!’. Sanader është burgosur me një akuzë ‘xhuxhmaxhuxhe’ në krahasim me akuzat që rëndojnë mbi Metën, ai thjesht kishte favorizuar bizneset e Partisë së tij. Kur të hapet ‘kutia’ e Metës, që deri tani- sipas medies- numëron mbi 43 vepra penale, atëherë kroatët dhe evropianët do të shtojnë udhëtimet turistike në Shqipëri për të studiuar fytyra individësh në këtë vend, me kureshtjen “Po si vallë këta njerëz përballuan këtë gjigand të mëkatit në krye të shtetit!”. Vlera e largimit të Metës nuk do të jetë vetëm vlerë turistike, por mbi të gjitha do të jetë provë para popujve evropianë se ‘shqiptarët janë qytetarë të dorës së parë’ që reagojnë dhe ulin nga froni edhe mëkatarin më të madh, siç është Meta. Deri tani ndjeheshim si të turpëruar, evropianët na shikonin me çudi: ‘Zot, sa shumë durojnë këta shqiptarët’.
Dorëzimi i Metës do të balancohet me 15 kushtet, a më shumë ndoshta.
Sa herë, deri më sot, burokratët e BE na janë përgjigjur herë me 5, herë me 9, herë me 15 kushte të shtuara në rrugën drejt BE. Ne kemi 30 vjet; para këtyre 30 vjetëve kemi 300 e më shumë, që kërkojmë ‘Evropë’. Por BE na vinte përpara ‘kushtet’. Pas kushteve të BE gëzohej si fëmijë Meta: ‘Lopëve do t’ua jap e jo juve, BE u ka vënë kushte!’, thoshte dhe merrte malet për të vizituar floririn e ‘humbur’!’ As nuk pritej që BE të tregonte se: “Vallë me Metën doni BE?!’. Në vend të kësaj fraze të sinqertë, BE kishte vënë ‘kushtin’ që Shqipëria të hapë epokën e ndëshkueshmërisë. Ja ku e hapim, japim Metën dhe kjo u arrit. Jemi hapa përpara Kroacisë, Rumanisë, Maqedonisë… Tani ne kemi një metë, rrugën e hapur për në BE.
Do të humbim një ‘vend të parë’ në kontinent:
Organizatat e zbatimit të ligjit rreth institucioneve evropiane kishin ngritur një si workshop mbi korrupsionin në një nga kryeqytetet evropiane. Radha i ‘floor’ i erdhi delegatit nga Shqipëria. Në wall-in pas ‘floor’ u shfaq një video e madhe ku zëvendëskryeministri i Shqipërisë shihej tek numëronte 700 mijë euro kur ia dorëzonte ministri i tij, të vjela nga paratë publike si vjedhje. Zëvendës- kryeministri Meta jep porosi të ftohta që ‘të mblidhen më shumë, zoti ministër!’. Njëri nga salla ku mbahej workshpo-i ngrihet e thotë: ‘Tani do të na flasë pala shqiptare se si një shtet mbytet nga krimi’. Që atëherë kontinenti vuri një metë se ku arrin e keqja e një kombi kur mban në krye njerëz si Meta. Ne vazhdonim ta dëgjonim Metën si do të na shponte barqet me sfurqe, si do të na priste duart ‘që vjedhin’, si do të ngrinte stuhitë e revolucionit dhe të na bënte si milingona. Por tani duket se mbaroi ai Metë (ajo metë). Gjykata Speciale që hapi dosjen e Gërdecit, ku qeveria Meta- Berisha kryen vrasje masive në emër të grabitjes dhe korrupsionit, më duket se ka hapur portën. Përmes kësaj porte Drejtësia do të shkojë drejt krimeve monstruoze që janë kryer në vendin tonë këta 30 vjet. Mund të vijë puna që Hollivudi të bëjë një film të dytë mbi triumfin mbi ‘peshkaqenin’. Që këtu do të zhbirilohen 21 janari, embargo e naftës, trafiku i armëve, i qenieve njerëzore dhe drogës, skemat piramidale ‘Pozzi’, lufta e vitit 1997 e 98…
Të paktën ky vend me diell do të shikojë një ditë të qartë me Drejtësi dhe pa metë të keqe. Këtë shans na dha Meta në fund.
Duket se Meta do inaguroj Recin. Do jete mire atje.
Eh!nuk e besoj te ndodhi qe ky xhuxhmaxhuxh dhe mamuth i keqesis dhe injorances shqiprare,te shkoj ne burg sepse ketu kane vdek burrat e ndershem dhe trima.
Ketu dominon e keqja dhe rrumpalla
Popull legen, akoma se kuptoni qe ne 2025 do hyni ne BE , akoma vend komunist ….dhe me xha Braho e Tualet Palla e Corapekuqe….
Keta qe permende ti Jane ata qe kane 10 vjet vjet qe ta rrasin ne gryke ty dhe sojit tend keshtuqe u takon ne krye te vendit pasi kane me shume shance te na bashkojne me Europen.
Shume i nderuar Frrok Cupi! Jeni kthyer ne nje idhull te gazetarise e te shpreses se shumices derrmuese te shqiptareve! Me shkrimet e tua te shkelqyera,ne te cilat godet e ekspozon korrupsionim,krimin,te ligen, “Meten” e ketij vendi,bartesit e frymezuesit e krimit,lubine qe i ka zene frymen ketij vendi,kancerin 30 vjecar qe krijon vzhdimisht metastaza,here duke u nisur nga Skrapari e here nga Vicidoli,qofte direkt e qofte nepermjet By-pasit Hollandez,qofte me porosi nga SHQUPI,nga Presidenca apo nga Beogradi e Moska (nepermjet “emisareve” qe kane firmosur per ta) ben qe shpresat e shqiptareve te ndershem e te etur per drejtesi te gjallerohen.Dhe e verteta eshte se pas 25 prillit keto shpresa po behen me te prekeshme.Dita e zgjedhjeve vendosi qe reforma ne drejtesi te ece perpara dhe ne shohim se shenjat e para po jepen.SPAKU beri levizjen e pare,duke i kerkuar gjykates hapjen e dosjes se mafiozit Medi Gerdeci.Dhe kjo nuk eshte pak si fillim,sepse ai eshte Numuri 2 ne banden demokratikase,pas vicidolasit kryebandit.Te shpresojme qe pas hapjes se kesaj dosjeje perseri dhe hetimit dhe te biznesit te Borronicave,te vije radha e dosjes se 21 janarit,te Cezit,te skandalit te pronesise se klubit Partizani etjetj.Dhe kryesorja,qershia mbi torte do te jete,pas vendimit te kushtetueses per shkarkimin e kancerit Meta,hapja e BULEVARDIT gjere e gjate per rrugen e Shqiperise drejt BE! Sa mijera shqiptare kane braktisur vendin e kane ikur ne emigracion,vetem e vetem sepse e kane pare se ky vend me instalimin ne pushtet te Metes,Berishes e kriminele te tjere te sojit te tyre,me gjyqtaret e prokuroret e tipit Gjin Gjoni,Hajdarmataj etj etj s’ka patur asnje shans qe te behet drejtesi ne kete vend.Ata kane arritur majat e krimit,kane perfeksionuar ne maksimum metodat e tyre kriminale per te grabitur kete vend,pavaresisht se jane ne opozite apo ne pushtet,biles kur jane ne opozite jane dhe me te rrezikshem!
Dhe une si shqiptar sot jam krenar si emigrant qe jam qe shoh se po jepen shenjat e para qe keta brigante mafioze,qe kane grabitur pasurite e ketij vendi,qe kane vrare,shantazhuar e kercenuar kedo qe u ka dale perpara,qe kane eleminuar me menyrat e Sheshelit kundershtaret e tyre politike si Pashkon,Azamin,Olldashin,Eduard Selamin,Zef Brozin , Dritan Priftin,Belegun e shume te tjere qe ende nuk dihen publikisht e qe sic thuhet e shkruhet jane groposur pas malit te Dajtit apo ne vende te tjera.Le te shpresojme se me ne fund SPAKU E BKH do justifikojne qellimin per te cilin jane investuar aq shume Amerika e BE-ja dhe do rrojme qe keta bandite,ky lumpen i degjeneruar i ketij vendi do dale nje dite perpara drejtesise se re!
Rrofsh i madhi Frrok Cupi qe me shkrimet e tua na mban shpresen gjalle e na ben qe te shohim perpara me entusiazem e besim!
Mos e fry kaq shume frrokun sepse hartime eshte duke bere. Gazetaria e vertete jane faktet. Ndersa perpjekjet e verteta per te cliruar vendin po e ben SHBA me reformen ne drejtesi. Po te mos ishte thupra e tyre, ndoshta frroku mund te thurte hartime per Berishen. Apo nuk e ka bere?
Idhulli gazetarise ne shqipri!!?????
Ik e pi ilacet plako se qenke rende shume
Sido që të rjedhin punët shqiptarët do gëzohen kur të ulet në fronkë Sali Ram Berisha.Ky njeri është njeriu që kriminalizoi gjithë Shqipërinë dhe kokat e politikës të partive të djathta.Arestimi i tij do nxjerë gjithë të tjerët të cilët sot bredhin sa handej e këtej që të kenë imunitet.Kur ti hidhen hekurat Berishës pas pak Shqipëria do marë frymë lirisht.
e ke qajt, kam frike se shume s’do e kuptojne thelbin, por e ke qajt…
Nje analize e persosur i madhrishem Frok Cupi.
SIKURE META TI PRISTE DUARTE ASHTU SICE E MENDONE FROKU ,ATHEREMETA PER VETE DUHET TE KISHTE PASUR NJA DY MIJE PALE DUARSHE ,DHE SOTE DUKE I PRERE NJEREN ,APO TJETEREN DO NA KISHTE NGELUR EDHE PA KRAHE.NDYSHE ESHTE TE FLASESH ,DHE NDRYSHE ESHTE QE TIA BESHE VETES ATE QE THUA.KETA JANE TIPAT E HOXHALLAREVE ,QE THONE BENI SI THEME UNE ,DHE MOSE BENI SICE PO BEJE UNE.
Brava analisti yne kunder te korruptuareve.Keshtu duhet te veprojne EDHE SHUSHUNJAT E TJERA ANALISTA ,QE KERKOJNE VETEM GJAKE NE ATE VENDE.
BRAVO DHE FALEMINDERIT, Z.FRROK ÇUPI.
ANALIZE BRILANTE.
PENA E MENDIMI JUAJ NE SHERBIM TE KOMBIT!
Bravo Frrok, te shpresojme qe do te shkoje ashtu
Nuk ka BE qe na pranon ne gjirin e saj perderisa ne shqiperi drejtojne kelyshët e komunistëve.
Nuk ka BE qe na pranon ne gjirin e saj perderisa ne shqiperi ka akoma te ashtuquajtur gazetarë si tipi i frrok qupit.
Nuk ka BE qe na pranon ne gjirin e saj perderisa ne shqiperi ka politikanë te tipit taulant balla, gramoz ruçi ,djali i qifes, rrahja apo qyrbja.
Nuk ka BE qe na pranon ne gjirin e saj perderisa niveli i korrupsionit ne shqiperi eshte nga me te lartit ne europë.
Nuk ka BE qe na pranon ne gjirin e saj perderisa shqiperia drejtohet nga mafja dhe krimi i organizuar.
Jane shume po shume politikanë qe kanë drejtuar vendin ne keto tetë vitet e fundit qe duhet të futen ne burg perpara z. Meta.
Jo se ky eshte i ndershem por ka shume perpara tij.
Bravo gazetari Frrok Çupi, tani me mire vone se sa kurre se dhe e keqja e forte eshte
I dashur Petrit. Ku eshte Sali berish dhe Lulezim Basha ne kete listen tuaj? Perpara apo mbrapa Ilir Metes?
I dashur “Petrit”! Me fal qe po t’a them por ke shkuar per lesh! Mos e bej me kete gabim te lutem se do te te godasin me domate rruges njerezit ,sep-se e fut veten (gabimisht?!) ne ate 10 % te ketij kombi,kur 90 % i duan te pjekur keta kriminele e bandite! Mundet qe te mos na hapen biosedimet he per he,por pas disa muajsh kur Goldi yne Like Floriri i berxollave e i cfurqeve apo brigandi vicidolas te kene mbarur pune me drejtesine e re dhe te kene kaluar dyert e Recit… dyert e Europes jo do jene hapur,por do jene shqyer fare.Dhe kjo vonese ne ardhte,do vije pikerisht prej ketyre letyrave qe ti cuditerisht nuk i ke ne listen tende ,qe vetem nje shume i “dashuruar” e i indoktrinuar pas ketyre banditeve mund ta beje,por kjo eshte pune per ty dhe per karroqen tende bosh,per fat te keq!Ndaj te lutem,degjoje per nje here te vetme shefin tend Gold Presidentin e videos 7% te shpetuar nga siamezi i tij UDB-ash ne SHQUP,kur thote “me qetesi e dashuri”.He te keqen xhaxhai!
Falemnderit xhaxhi per “keshillën” qe po më jep.
Por dua te te them qe Ilir Meta nuk asht shefi im.
PROF DR SALI BERISHA asht idhulli im por jo shefi im.
Kam mbi 25 vjet qe e kam ndertuar jetën time dhe dhe te familjes sime ne perëndim dhe nuk ja kam nevojen askujt perveç atij LART.
Un kam thjeshte bindjen time dhe mendimin tim.
E keqja ime asht se urrej per vdekje komunistët dhe kelyshët e tyre dhe gjithashtu urrej njerëzit qe i lepijne fundshpinën nje herë njerit dhe nje herë tjetrit.
Dhe kete njerëz me shume se askush tjetër jane mero baze dhe frrok qupi.
Kaq e thjeshte eshte