Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin: Bekim çifteve homoseksuale

10 Maj 2021, 21:20Lifestyle TEMA

Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë, nga sot, do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.

“Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”. Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Megjithatë, ai ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë.

Në Kishën Katolike, bekimi jepet nga një prift ose një ministër tjetër, në emër të Kishës.

3 komente në “Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin: Bekim çifteve homoseksuale”

  1. real says:

    Ja fytyra e vertete e kishes. Te gjithe homoseksuale dhe pedofile. Thirrje per kedo qe do ta degjoje. Kthehuni ne fene e vertete. Ne Islam. Dhe lexoni Kuranin . Jo ta merrni fene nga interneti.

    1. Binak says:

      Feja e vërtetë është feja e Krishtit zotit tonë, homoseksualët erdhën nga feja myslimanë

    2. Fshatari says:

      Reale eshte homoseksualizmi i legalizuar ne Islam. Vazhdon edhe sot. Pa Google fjalen Bacha bazi dhe vendi qe gjoja pretendon se praktikon fene me te paster Bacha bazi jane legale. Kush eshte ky vend? Afganistani. Vendi islamik me i paster. Bej dallimin midis fese se vertete dhe Satanit. Me sakte besimit te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje