FOTOT/ Masakra në shkollën ruse, autori i prangosur: Jam Zoti, i urrej të gjithë

11 Maj 2021, 19:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ Masakra në shkollën ruse, autori i prangosur: Jam Zoti, i urrej

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në shkollën e Kazanit në Rusi ku mbetën të vrarë 7 nxënës dhe 1 mësues, si dhe u plagosën 16 persona të tjerë.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është identifikuar si 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev, një ish- nxënës i shkollës ku kreu sulmin.

Ilnaz Galyaviev shfaqet në disa video sigurie përgjatë rrugës për në shkollë duke ecur qetësisht, me armën automatike në dorë, me të cilën bëri masakrën.

19-vjeçari u arrestua nga policia ruse dhe në momentet e para iu tha efektivëve se ishte “Zoti” dhe se “i urrente të gjithë”. Pas verifikimeve rezultoi se Galyaviev kishte leje për armën e tij.

Nga sa raportohet nga autoritetet, bilanci i viktimave pritet të rritet dhe më tej, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

1 komente në “FOTOT/ Masakra në shkollën ruse, autori i prangosur: Jam Zoti, i urrej të gjithë”

  1. Kolonel Janullaqi ne shtratin e vd....s says:

    Cudi si eshte motivuar pajisja meleje te nje te riu 19 vjecar , qe te mbaje arme automatike ? ? ? ! ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje