Kolaudimi i automjeteve, Gonxhe: Janë fotografuar të gjitha mjetet me probleme, s’ka më lekë dhe miq

12 Maj 2021, 11:46Sociale TEMA

Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “7pa5”, ku foli për kolaudimin e automjeteve.

Ai theksoi se kolaudimi do të jetë më cilësor, teksa vuri në dukje se të gjitha mjetet e parregullta janë fotografuar dhe janë futur në një “listë të zezë”.

Gonxhe shtoi se kolaudimi nuk do të jetë aq i thjeshtë si dikur për t’u bërë.

“Kolaudimi për kushtet që ka kërkon më shumë kohë për t’u bërë me cilësi. Do të jetë shumë më cilësor. Nuk ka me makina me stopa të thyera në rruge.  Që nga tetori, ne po filmojmë dhe janë fotografuar të gjitha mjete e parregullta në rrugë nga ekspertët tanë të task forcës rrugore dhe policia. Janë të vendosura të gjithë në një sistem, listë të zezë. Sa të takohen me kolaudimin, do të kenë një kontroll të disafishtë.  Kolaudimi në vetvete do të ketë katër grupe. Dy do të jenë të dedikuara për qendrat e kontrollit teknik, do të kontrollojmë veten tonë. Dy të tjerat do të jenë në lëvizje, në menyrë të papritur  me short dhe me rrisk. Janë metoda që përdoren ne vendet në zhvillim dhe të ato te zhvilluara. Kolaudimi do të jetë shumë herë kontroll më i rreptë, do të jetë më i vështirë për ta kaluar me lekë dhe me miq. Për këtë arsye, i japim një besim qytetarëve që të rrisin dijet e tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm me automjetin.”

4 komente në “Kolaudimi i automjeteve, Gonxhe: Janë fotografuar të gjitha mjetet me probleme, s’ka më lekë dhe miq”

  1. shqiptari says:

    Natyrisht qe “nuk kemi pare asgje akoma” sepse specialistet e PS po studiojne cdo menyre per te pire edhe piken e fundit te gjakut ketij populli frikacak dhe pa dinjitet qe kujton se me 5 mije lekeshin qe mori i zgjidhi te gjitha hallet.Mafja shteterore eshte ne veprim dhe mjer ky popull.

  2. Mal Cori says:

    Kemi fotografuar makinat e parregullta ne rruge, thote ky, sikur te jete nje sehirxhi, apo qe ben sondazhe.
    Po je shteti o k.qe dhe l.qe. Si i fotografon dhe i lejon te levizin? Pse nuk i bllokon?
    Api pret te vijne ne kolaudim, ku thua qe do te jete shume e veshtire te kalohet me leke.
    E shikon? E pohon edhe vete. Do te jete shume e veshtire. Por jo e pamundur. Pra ketej e tutje nuk mund te kalosh me me 10 apo 20 mije leke te vjetra. Do te duhet te paguash 50 e siper. Ndryshe e ke te veshtire.
    Korrupsion i ligjeruar….

  3. ?????? says:

    Te dhjefsha expertet qe ke ti o hale shtet …jeni skandal ne cdo gje .si ju halet e PS edhe te PD te korruptuar jeni deri ne maje te kokes

  4. ?????? says:

    Shqiptare me ty jam dakort. Por mos harro se te gjitha partite politike ne shqiperi jane te korruptuar deri ne palce ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje