Edhe pse Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe nuk është më pjesë e zonës së riskut krahasuar me vende të rajonit dhe ato europiane, ajo nuk është në listën e vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm drejt Greqisë.
Gjashtë ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë vendosi heqjen e karantinës dy javore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, por shteti fqinj ka marrë një tjetër vendim për Shqipërinë, duke mos e përfshirë në listën e vendeve të sigurta.
Sipas një reagimi nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, dhënë për gazeta SI, megjithatë “Kjo është vetëm faza e parë” dhe me shumë gjasë, Shqipëria do të jetë shpejt në listën e vendeve, që mund të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë.
“Është një program, që po e hapim në disa faza. Mundësisht Shqipëria do të jetë shpejt pjesë e vendeve që do të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë.
Sipas opinionit tonë kjo do të ndodhë shpejt. Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën pjesë në listën e vendeve të lira, për shkak të të dhënave epidemiologjike.
Është Komitetiti i Ekspertëve, që vendos se cilët vende mund të jenë në këtë listë nisur nga të dhënat, nga pikëpamja epidemiologjike.”, shprehet Alexandros Bouzis, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe median në Ambasadën greke.
Ai shpjegon se, “në këtë fazë të parë në listë janë përfshirë vende europiane, plus vende si Izraeli, Austria, Zelanda e Re apo SHBA- vende me të dhëna të mira nga pikëpamja epidemiologjike.”
“Mbase Shqipëria do të jetë pjesë e listës në fazën tjetër, sepse duhet dhe pak më tepër përmirësim.”, shton ai për Gazetasi.al, duke përçuar kështu qëndrimin e Ambasadës së Greqisë në lidhje me çështjen në fjalë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendi ynë ka aktualisht një incidencë të ulët, në nivelet e 26.6 raste për 100 mijë banorë nga 30.7 raste për 100 mijë banorë, që kishte vetëm pak ditë më parë.
Sipas këtyre të dhënave, incidenca dy javore vijon të mbetet e ulët në nivel 52.4 raste për 100 mijë banorë. Ka një rënie të pozitivitetit total, sipas javëve në 3.8 %. Ndërkaq numri i pacientëve në spitale është ulur, në 111 të shtruar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer rreth 600 mijë doza të vaksinës kundër Covid 19.
Ju keni qysh ne krijimin tuaj si shtet nga Kurva Plake qe abuzoni me gjithcka shqiptare
qe nga Historia -veshja kombetare -politika – djalli mjekerrgjate janullatos e deri ke abutźimi me vitet e punes se shqiptareve ne Greqi ,
qe dikush duhet t’ju hudhi ne Gjyqe Nderkombetare ,t’ju coje ne Shtrasburg ,sepse e keni bo qellimishte si shtet kunder shqiptareve ,
per mos ti dhene Pensionet ju pederastet e Botes jeni Kanceri ksaj Bote qe po i kushtoni shume duke ju mbajt mbi uje !!!!!!!!!!
Po ke te njejtim mendim edhe per turqit ta mbeshtes edhe une,Po me duket hiqesh i virgjer Po ne te nje jeton kohe bythen e ke shoshe…..si thua ti Hasan …
Me mire te zgjasi bllokimi me jevgjiterine e Greqise sepse keta ” vipat” tane dhe parrellinjte do i bejne pushimet ne Shqiperi dhe jo jashte.
Ishalla vazhdon keshtu.
Eshte politik per te moz e ven shtetet evropjane shqiprin ne listen jeshile dhe ule ekonomin shqiptare gjithashtu drejtohen me shume turist drejt greqis rropqime.
Perfitojne se nuk kemi shtet e diplomaci, normalisht duhet te ishte e kunderta, me situaten pandemike kufiri jone me Greqine duhej te mbyllen nga shteti Shqiptar te pakten deri ne fund te vitit.
Po neve veme per pune ne Greqi, po te ishim turiste evropiane ndryshonte puna. Anglia e ka Greqin ne harten portokalli dhe ministri grek udhetoj deri ne londer per tu mbushur mendjen se ne Greqi jane te sigurt nga covid. Jeta eshte llogari…olimpi.
Pirth të shfryhesh i thuaj i thuaj grekut me mbiemër shqiptar Buzi. Pa bëj pak llogarinë sa i bie përqjndja e vdekjeve në Greqi në krahasim me Shqipërinë.