FOTOT: Surpriza e hoxhës shqiptar, fal namazin me veshje tradicionale

13 Maj 2021, 13:59Sociale TEMA

Besimtarët myslimanë festojnë sot Festën e Fiter Bajramit, por drejtuesit e komunitetit mysliman kane gjetur menyra origjinale se si te percjellin tek besimtaret mesazhet e paqes!

Të gjithë besimtarët, pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.

Në Kosovë, një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani, e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.

Sipas mediave vendase, hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore.

Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët, pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.

2 komente në “FOTOT: Surpriza e hoxhës shqiptar, fal namazin me veshje tradicionale”

  1. saliu says:

    Ia lumsha ketij burri!!!

  2. isuf says:

    Hallall. Kjo është veshja origjinale shqiptare. Super.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje