Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.
Ndryshe nga vitin e kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë, besimtarët u falën në Sheshin “Skënderbej”. Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.
Një ditë më parë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.
Po kështu edhe liderët politikë në vend kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Festa e Fiter Bajramit vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
C’eshte ky model i faljes rrugeve. Ndertuan dhe nje xhami te re..
keto pamje flasin me shume se 1000 fjale! Gjeografikisht ne jemi ne europe dhe ky eshte mekat per nje popull si ne qe ngre bythen neper sheshe ! mos genjeni veten kure nuk keni per te hyre ne europe pse budalla eshte perendimi !? ne konferencen islamike aty e keni vendin! Fuck off
Allah Allah, e mbuluan Skenderbeun , armikun e tyre.
Unë nuk i kuptoje keta njerze se pse dalin në shesh dhe luten atye Për çdo vite???? Keta Thane se Kure të ndertohet Xhamija e madhe nuk do dalin më në shesh po prape të njeten gjë bën na Turpnune pare gjith botes të cilivizume duhet të ndalohet Kjo praktike
Prap e mbuluat Skenderbeun o gjakprishur? Edhe ne enderr ju del.
Gëzuar Fiter Bajramin Z. Kryeministër!
Pse kanë zaptuar sot përsëri myslimanët sheshin kryesor të Tiranës kur tani e kanë xhaminë që donin dhe aq shumë xhami të tjera sa nuk i mbushin dot në Tiranë e në gjithë Shqipërinë edhe pse ky gjest është i padëshiruar e i kritikuar nga shqiptarët, por dhe i përfolur negativisht nga bota? Sepse:
1. Sepse ju qeverisni si fetar jo si kryeministër i shtetit dhe i shkollës laike shqiptare, trashëgimi e rilindasve se “Feja e shqiptarëve është shqiptaria” që siguron unitetin dhe integritetin gjithëshqiptar; ndërsa institucionet fetare mbulojnë e forcojnë secili komunitetin e vet në heshtje e tolerancë me njëri tjetrin. Kush e njeh historinë tonë e kupton këtë;
2. Se duke shtuar e promovuar institucionet fetare me përparësi arsimore e kulturë fetare, pasuri e prona, lëmosha e fondacione për të tërhequr njerëzit në nevojë e shtuar artificialisht besimtarët, ju u keni dhënë mundësi atyre dhe drejtuesëve të tyre të huaj të forcohen e të konkurojnë midis tyre duke rritur zonat e tyre të influencës;
3. Se ju keni injoruar deri në harresë ekzistencën e komunitetit laik që jeton e rritet në të gjithë popullsinë shqiptare pavarësisht nga besimi fetar dhe janë faktori vendimtar i harmonisë dhe unitetit popullor, baza dhe rruga e shqiptarëve drejt përparimit dhe Europës në frymën e stërvitjes së madhe “Defender 21”;
4. Sepse sot demonstrimi pompoz i myslimanëve duke mbushur sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë dhe pasqyrimi aq bujar i tij në shtypin dhe mediat shqiptare si me porosi nuk tregon sa shumë fetarë mysliman ka në shqipëri, por sa tendencioz është ky karshillëk kaq pa shije që i bëhet BE-së. Kasandra.