COVID-19 në Shqipëri: 3 humbje jete dhe 42 raste të reja në 24 orët e fundit

12 Maj 2021, 16:55Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime nga të cilat 42 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore         42
Të shëruar në 24 orë      1,011
Të shtruar në spitale      88
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore                2,707

Testime totale            665,935
Raste pozitive             131,845
Raste të shëruara        120,072
Raste Aktive                  9,350
Humbje jete                  2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  7685
Shkodër278
Fier     224
Korçë           216
Gjirokastër 212
Durrës146
Vlorë    160
Elbasan  126
Lezhë   101
Berat    87
Dibër   63
Kukës    52

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje