Brataj: Pacientët me Covid po qëndrojnë më pak në spital, mesatarisht 3 të shtruar çdo ditë

16 Maj 2021, 17:05Sociale TEMA

Mesatarisht çdo ditë në spitalet Covid shtrohen 13 pacientë. Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se prej tyre, afërisht 3-4 qytetarë shtrohen në dy spitalet Covid në kryeqytet.

“Ne kemi të shtruar pothuajse çdo ditë. Janë tre në tiranë dhe të tjerët në spitalet rajonalë. Nuk ka shkuar zero numri i të shtruarve në spital. Çdo ditë zbresin numri i te shtruarve në spital në total”.

Sipas Bratajt tashmë të infektuarit me Covid që shtrohen në spital qëndrojnë më pak se dy javë, ndryshe nga kulmi i pandemisë para 2 muajsh.

“Fakti që shtrohen 14-15-10-12 dhe bie numri, është sepse këta persona nuk qëndrojnë më gjatë siç qëndronin më përpara në spital. Nëse vala e Shkurt – Marsit shkonte në tre javë tani ka zbritur poshtë dy javëve për format e rënda”.

Prej 2 ditësh në spitale nuk raportohet për persona të intubuar. Një lajm pozitiv ka edhe për frikën nga mutacionet e  tjera të Covid dhe fundin e pandemisë.

“Viruset nuk kanë një pamundësi mutacionesh. Këto 18 muaj ai i ka shprehur mutacionet e mundshme  dhe pandemia është drejt zhdukjes. Deri sa kemi të shtruar akoma dhe humbje jete njerëzit duhet të dinë që pandemia është akoma e rrezikshme”.

Por deri në përfundim të pandemisë, ekspertët rekomandojnë të mos neglizhohen masat si mbajtja e maskës dhe distancës në ambiente të mbyllura. Sipas tyre, barometri kryesorë i pandemisë janë shtrimet në spital dhe viktimat, të cilat ende janë prezent në Shqipëri.

1 komente në “Brataj: Pacientët me Covid po qëndrojnë më pak në spital, mesatarisht 3 të shtruar çdo ditë”

  1. Tirona says:

    M’duket se po ju rreshket vaksinimi.Vaksinat kineze po mbarojne,konfuzion tek sheshi Skenderbej,qendra vaksinimit sot u mbyll ne ora 14 pa njoftim paraprak,ne ambulancat e lagjeve vaksina nuk ka.Te moshuarit ngelen gafil,nuk kemi- thane per dozen e 2,ato qe e kane bere te paren ne lagje-thonin-nuk ja bejme te dyten ketu,shkoni tek ambulanca lagjes,nderkohe atje ka dite qe s’ka,nje fare percjellje me nje fjale.
    Problemi eshte pse nuk lajmeroni,mos te shkojn pleqt te rraskapiten kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje