Epo, dili zot punës tënde, se më plase!

16 Maj 2021, 13:11Sociale TEMA

Nga Etleva Pushi Kondakci

Pyeta një herë një të huaj që kishte ca kohë që punonte këtu, në një kompani private.

– Hë, si të duken shqiptarët në punë?

– They take no ownership.- më tha. (Nuk i dalin zot punës.)

Në përkthim. Ti i jep dikujt një material dhe merr pyetje si:

1.Shiko, po këtu janë edhe ca tabela. T’i përkthej unë edhe këto? (T’i përkthesh që ç’ke me të!)

2.Po mirë, po këtu ka shumë shkurtime dhe terma. S’e di si i përkthejnë këta këto. (Kërkoji. Gjeji. Gërmo.)

3.Po ç’e duan për të shtunën këta? Ç’është ky afat? Po thuaju ta shtyjnë. (E bën apo s’e bën ti brenda këtij afati? Në mos, ec!)

4.Po ia kanë fut kot këta këtu. S’është kështu. E di mirë unë. (Përktheje! Siç e kanë bërë ata. Ose lëre. Ndërro zanat.)

5.Ka ca terma latinisht këtu te anglishtja. Ç’tu bëj? (Ç’të pëlcasin!)

6.E di ti sa lekë do nxjerrin ata me këtë përkthimin? Pse nuk u merr më shumë? (Sepse unë dhe ti paguhemi për përkthimin. Vetëm për përkthimin.)

7.A ia bën vetë spell check-un? (Pse?)

8.Origjinali në anglisht i ka dialogjet me thonjëza. Unë në shqip si t’i bëj? (Mëso si bëhen dialogjet në shqip. Bli një libër drejtshkrimi. Pyet atë zyshën “e vjetër” 40 e ca vjeçare që ke komshi. Pyet tët’atë.)

9.U deformoka teksti në Word, ç’ti bëj? (Po ta kursej këtë përgjigjen.)

10.Shiko, ta bëra këtë përkthimin, po u lodha shumë, ta dish. Unë vërtet të kërkova ndonjë përkthim, po jo kaq të lodhshëm dhe në një afat kaq të shkurtër. Dhe pagesa s’është ndonjë kushedi çë. Pastaj, ç’janë këta klientë kështu, e dashkan gjithçka gati. Po le t’i hedhin edhe një sy vetë, se marrin gjithë ato rroga. (Këtu unë s’kam më përgjigje ????)

Punë të lehta dhe me afate komode duam të gjithë, ë?

Disa nga këto pyetjet i kam bërë dhe i bëj edhe vetë, por NUK duhet, në asnjë lloj pune.

Merre një dreq pune dhe dili zot! Përkthim, pastrim shtëpie, konsulencë, menaxhim problemi shëndetësor, gjithçka. (dritare.net)

9 komente në “Epo, dili zot punës tënde, se më plase!”

  1. Dimri qe nuk po iken says:

    Bravo, me pelqeu

    1. Vlora1912 says:

      Ne Itali Greqi pas viteve 90″;

      Emigrantet, me shkoll dhe pa shkoll(perfshi dhe mua) Kishim nje moto:

      -E di une,
      -E bej Une
      Pavaresisht se cfar ishte ajo qe duhej bere, i dilnin per zot dhe e benin,
      B
      Dhe ja ku jan sot shqiptaret ne emigracion;

      -Te integruar,
      -Te kapur ekonomikisht,
      -Mbajten gjalle dhe ekonomine e rrenuar dhe te korruptuar shqiptare

      *******
      Po pse ja dalin shqiptaret jashte vendit te tyre?

      Pse jan Sipermarres atje dhe jo ne shqiperi???

      Eshte e thjesht.

      Atje, ne emigracion, vleresohet puna, vleresohet dija,

      Atje po je taksapagues i rregullt, te ofrohen te gjitha sherbimet; shendetsi/Arsim/strehim

      Atje nuk je skllavi pa te drejta.

      Atje, edhe pse je Shqiptar, je qytetari me te drejta te plota si Greku, Italiani Gjermani etjj

      *****
      Po ketu ne atdheun e kesaj Pushi-t(qe ska patur arsye tja degjoj emrin)??

      130 mij shqiptar punojne ne fasoneri;
      -22 mij lek ne muaj per 26 dit pune, pa leje vjetore te paguar,;Kodin e punes nuk e zen ne goje se eshte Fjal Turpi,
      -edhe pse je i siguruar, nuk te ofrohet asnje sherbim falas(praktikisht), as ne arsim as ne shendetsi dhe ne asgje tjeter

      *****
      Motoja e Padronve Shqiptar;

      Shqiptar,

      Puno si skllav ose Largohu,
      Punedhenesi eshte padroni yt, dhe mund te bej me ty cte doj,

      *****
      Zonja Pushi,

      Me duket se punoni ne fushen e perkthim Botiveve(kete ndjesi kam),

      Po me degjon mua, mos merr, mos Puneso Shqiptar te perkthejne nga Anglishtja ne Shqip, apo anasjelltas,

      Merri nga BangDangLeshi,

      Se jane ne mode tani,
      Jane te lir,

      Ta perkthejne nje faqe, nga anglishtja ne Shqipen Zyrtare, per me pak se 1 Dollaro

      Te del me fitim moj Nuse!!!!

  2. Artikull i sakte. Tituli i jep prrgjigje problemit. Eshte nje artikujt me te mire qe kam ndeshur. Ju flm znj.Kondakci!

  3. Bukur zonja Kondakci.
    Shkrime te tilla ,qendrime kritike ndaj mos ngritjes te ksaj shoqeri ne nivele
    angazhimi e aftesie profesionale e qytetare ,duhet te jen te shpeshta ,ndryshe
    asgje nuk do ndryshoje ne ate vend dhe do vije nji dite qe ky art dembelizmi e mosperpjekje
    per te mesuar e punuar si gjithe Bota ,do na kushtoje shume .
    Do vij nji dite qe kur shqiptari te ktheje koken pas , automatuikishte do rreshtohet ne rolin e skllavit te ksaj Bote
    nen ate efekt ,te diferences se zhvillimit e kultures vs Botes ,duke e pare vehten si dicka paasnji vlere ne kte Bote .
    Nuk arrijne te kupotojne shqiptaret se mos hecja me ritmin e ksaj Bote do te thote asimilim i kombit ne nji te ardhme jo te larget .

  4. xhindi says:

    Te huajt jane e mbeten te huaj. Dukja para te huajve. Sensacion i madh. Kemi gjith jeten duke na gjykuar te huajt. Si iu duken Shqiptaret Shqiptarve ne pune ne Shqiperi? Pse vetem kjo vlen ne Shqiperi? Po Shqiptaret qe jane jasht Shqiperie, si iu duken te huajve ne pune?

    1. shqip says:

      Xhindi ,
      flitet per shqiptaret ne Shqiperi jo jashte sepse jashte shqiptaret nuk bejne dallim
      me te huajt ne asnji drejtim sepse shumica rriten e diplomohen atje .jashte .

  5. Metushi says:

    Do te qe mire ta kishe thene te verteten deri ne fund!keta jane “gazetaret e kazanit” qe levrojne ndonje aartikull te ndonje autori te huaj dhe me
    mediokritetin e tyre u del si artikull personal duke na e servirur ne faqet e mediave te shkruara!Profeti Rama i permbledh me nofken tashme te njohur “kazan mediatik”!

  6. Vlora1912 says:

    Ne Itali Greqi pas viteve 90″;

    Emigrantet, me shkoll dhe pa shkoll(perfshi dhe mua) Kishim nje moto:

    -E di une,
    -E bej Une
    Pavaresisht se cfar ishte ajo qe duhej bere, i dilnin per zot dhe e benin,
    B
    Dhe ja ku jan sot shqiptaret ne emigracion;

    -Te integruar,
    -Te kapur ekonomikisht,
    -Mbajten gjalle dhe ekonomine e rrenuar dhe te korruptuar shqiptare

    *******
    Po pse ja dalin shqiptaret jashte vendit te tyre?

    Pse jan Sipermarres atje dhe jo ne shqiperi???

    Eshte e thjesht.

    Atje, ne emigracion, vleresohet puna, vleresohet dija,

    Atje po je taksapagues i rregullt, te ofrohen te gjitha sherbimet; shendetsi/Arsim/strehim

    Atje nuk je skllavi pa te drejta.

    Atje, edhe pse je Shqiptar, je qytetari me te drejta te plota si Greku, Italiani Gjermani etjj

    *****
    Po ketu ne atdheun e kesaj Pushi-t(qe ska patur arsye tja degjoj emrin cfar na ndodhka)??

    – Mbi 130 mij shqiptar punojne ne fasoneri;
    -22 mij lek ne muaj per 26 dit pune, pa leje vjetore te paguar,;Kodin e punes nuk e zen ne goje se eshte Fjal Turpi,
    -edhe pse je i siguruar, nuk te ofrohet asnje sherbim falas(praktikisht), as ne arsim as ne shendetsi dhe ne asgje tjeter

    *****
    Motoja e Padronve Shqiptar;

    Shqiptar,
    -Ti ske ci do leket e teperta, se ne kafe do ti harxhosh,
    Puno si skllav ose Largohu,
    Punedhenesi eshte padroni yt, dhe mund te bej me ty cte doj,

    *****
    Zonja Pushi,

    Me duket se punoni ne fushen e perkthim Botimeve(kete ndjesi kam),

    Po me degjon mua, mos merr, mos Puneso Shqiptar te perkthejne nga Anglishtja ne Shqip, apo anasjelltas,

    Merri nga BangDangLeshi,

    Se jane ne mode tani,
    Jane te lir,
    Nuk kerkojne te drejta kushtetuese
    Ta perkthejne nje faqe, nga anglishtja ne Shqipen Zyrtare, per me pak se 1 Dollaro

    Te del me fitim moj Nuse!!!!

  7. demokrati says:

    Zonja me mentalitet rajaje.Ne ka race qe merr persiper pergjegjesi edhe atehere kur nuk i kerkohet jane shqiptaret.Zonja eshte versioni femer i blendi favziut, njeri me adn iranike dhe kjo cobanka qe paska nxjerr qimen nga quelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje