Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi. Je në garë me Berishën e jo me Bashën

16 Maj 2021, 19:30Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik.

Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.

Me Bardh Kadillin jam njohur kur isha student në protestat për përbysjen e komunizmit.

Bardh Kadilli nisi karrierën e tij në parlament me shpresën se ajo ishte Partia Demokratike e viteve 1990.
Bardh Kadilli ka mbetur ai rebeli viteve 1990, por fatkeqsisht në kohën dhe vendin e gabuar.

Unë sot po i dërgoj një SMS Bardh Kadillit me arsyet pse duhet tërhiqet nga përpjekja e tij për tu bërë lider i Partisë Demokratike:

– ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më partia e rinisë dhe studentve që përmbysën komunizmin sepse 377 themeluesit e saj janë përjashtuar 100% dhe i kanë hedhur rrugve.

– ai duhet të tërhiqet sepse ajo nuk është më një parti qytetare dhe civile sepse aty ka mbetur vetëm vulgu.

– Ai duhet tërhiqet sepse kjo nuk është garë me Lulzim Bashën por me Sali Berishën. Ai nuk ka hequr asnjē herë dorë nga drejtimi i partisë në 30 vjet. Madje edhe kur ishte President në 1992-1997 kryetar mbante Tritan Shehun por e drejtonte vetë partinë.

– ai duhet japë dorheqje se në Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…

– ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
– ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

– Ai duhet tërhiqet sepse Partia Demikratike e ka humbur funksionin e marrjes pushtetit dhe do degradoj me hijen e Berishës deri sa pema e tij biologjike të mbijetojë.

– ai duhet tërhiqet sepse Shqipëria ka nevoj pēr ndryshim dhe jo riciklim. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të re e cila mund të krijohet sa më shpejt që tē fundoset PD.

– Ai duhet tërhiqet dhe të zbres urgjent nga Titaniku dhe ta lërë kapitenin plak dhe violinistin të mbyten të fundit. Ka marr aq shumë vrima ajo anije dhe do zhytet me shpejtësi.

– ai duhet tërhiqet se ajo parti do përfundoj si LDK që pas vdekjes Rugovës është katandisit 13% dhe familjarët e tij përfunduan në burg.

I dashur Bardh, kjo ështē SMS e fundit që të dërgoj: Largohu sa nuk është vonë, sepse i mbyturi do të rrezikoj të të mbys edhe ty.

Është mbushur me ujë të ndotur dhe plot llum ajo parti, madje s’ka gomone që të shpëton.

26 komente në “Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi. Je në garë me Berishën e jo me Bashën”

  1. vlonjati says:

    Kadilli mos leviz shume neper Shqiperi se ndodhin aksidente,mos shko ne male se do te te dali ariu te te shqyej.Eksperienca nuk u mungon .Keta te paketojne dhe te mbajne fjalim pastaj .Etha Saliu do vrisja Ramen dhe do i mbaja ne funeral nje fjalim te mrekullushem .Eshte bere mjeshter per keto pune

    1. Aleko says:

      Salt kreshnik..po m ire them me vete keta qe i Berne Preston per largemouth bashes , a thua nuk e dine qe bearish a ne cod moment Esther ne pergjim ne mbrojtje te atyrfe qe buried me Doreen e tij.. mesiguri e dine prandaj Bejne si zagare dhe jo si qe stani ha ha ..

      1. apapa says:

        PD-ja nuk ka qene asnjehere parti demokratike. Gjithmone ka qene prona private e Berishes, dhe vazhdon te jete. Ata qe tentuan t’i dalin kunder gjate ketyre 30 viteve, ose u zhduken, ose u persekutuan dhe perjashtuan nga partia, ose u larguan dhe pastaj u kthyen prape se nuk mbijetonin dot financiarisht (Ben Imami, Neritan Ceka, etj).

        Keshtu qe te flasesh sot sikur PD-ja papritur nuk ka demokraci eshte idiotizem. Mirepo kur fitonte Berisha ju pelqente, pavaresisht se ai ishte kriminel. Tani qe u tha rubineti, fajin e ka Luli!

        Ajo qe demokratet e dine shume mire, eshte se as Lulit as Berishes nuk i intereson fitorja. As i rruhet fare kush i fiton zgjedhjet. Ata kane vetem nje gje ne mendje, ruajten e pronave te tyre te grabitura popullit dhe sigurine nga Edi Rama qe nuk do kete proces gjyqesor ndaj tyre apo femijeve te Berishes.

        Persa kohe qe Rama vazhdon i ben qejfin Lulit dhe Berishes dhe nuk eshte kercenim per asetet e tyre dhe as te Shkerdhenit & motres se vet, nuk ka per te levizur Luli dhe as ka per te fituar PD-ja.

        Ky eshte i gjithe thelbi i ceshtjes. Kot i ndersehen Bashes, Kandilat apo gaforret. Problemi eshte tek Berisha. Luli eshte kukull qe mbron asetet e Berishes. Prandaj kush i kundervihet Lulit, i kundervihet Berishes.

        Atehere demokrate, ose flisni hapur kunder Berishes, se si ai komunist e ka marre peng ate qe duhet te ishte Partia Demokratike prej 30 vitesh, ose mos hani mjalt kot me teza demokratizimi te PD-se apo zgjedhje te ndershme brenda PD-se.

        Kaq!

    2. Ilirjan says:

      Kjo eshte shkolla e Enverit. Saliu thjeshte po e zbaton ne kushte te tjera. MOS LESHO KURRE PARTINE! Nuk eshte thjeshte shpk, eshte garanzia per mbijetesen familjes.

  2. pjeter says:

    Ne radhe te pare ky eshte ai zevzeku qe kur ndonje nuk eshte dakord me te dhe ja shpreh ne sy,ky i godet me grushte fytyre!!! E ka bere dy here, si rrugaç.
    E dyta: Po sikur ky Kadilli te mos ket frike nga Berisha e derivatet e tij?Ndodhta sepse i ka krahet e mbrojtur,ndoshta sepse USA- t nuk dolen dhe aq mire nga historia e Trebickes,dhe nuk mumden tia lejojne vetes nje Trebicke nr.2.
    Per mendimin tim,Kadilli e shte pjese e atij presioni te madh qe po peson familja e madhe Berisho Mallteze.

  3. Nuk ka me kuptim !
    Nuk kemi te bejme me nji Parti por nji Bande qe perdor PD-ne per ineteresat e saja
    qe shte Familja berisha .
    Qysh nga ky moment kjo Parti duhet te braktiset nga gjithe demokratet e vertete ,sepse kjo eshte nji bande Terroristetesh
    e Kriminelesh qe nuk e leshojne gjall PD-ne .
    Nqs do kishte nji Parti Politike ,
    basha , me njiher pas deshtimit te radhes duhej te jepte doreheqje madje kerkonte ndjes gjithe demokrateve per humbjet e sjella .
    Keshtu nuk behet Politike por terror alla Hisbullahu plak salih berisha .
    Partia e familjes duhet te braktiset sa me pare sepse nuk rrespekton asgje vec interesit te familjes .
    Familja te vjedhi e bej Vilen e 10 – radhasi ne Lalz e bregedetit dhe ne demokratet te duartokasim se si pasurohet familja e berishes !
    Kjo i kalon te gjitha marrezite ,
    VK , PD nuk ka me .

  4. Peshkatari says:

    Kujdes kur leviz naten dhe ne vende te pandricuara dhe pa kamera,?

  5. Taulant says:

    Po keta qe krijuan parti te tjera moren 0.001% te votave.
    PD-ja zyrtarisht ne 25prill fitoj 40% te votave.
    Qellimi eshte te drejtosh e reformosh PD-ne jo te shkosh tek partit 0.001%

  6. Qytetar says:

    Se mos shkosh per “gjah” e leviz i vetem z. Kadilli , se gjithshka eshte e paravendosur ne ate bande familjare-krahinore, qe se kane problem te eleminojne kundershtaret potenciale. Kjo bande funksionon me “omerta”-ne e saj ne menyren me te pabese . Shpejt do ta kuptoni farsen e zgjedhjeve ne PD, ndoshta ky do te jete dhe rasti me i mire qe te krijohet nje force e re politike ne dobi te demokracise duke dhene alternativat e saj per vendin me njerez te ndershem .

  7. Realisti says:

    Po me motorcikleta qe te te afrohen, vrapo te largohesh nga rruga….
    Po porosite taksi, mer dike qe e njeh mire dhe askush tjeter nuk e di qe do udhëtosh me taksi.

  8. Shkodrani says:

    Putini i helmon kundërshtarët me stil…kujdes Kadilli, mbaje ndez gjithë kohën kandilin se errësira është në favor të Berishës! Edhe ditën t’a mbash ndezur se Berisha të kontabilizon ditën për diell!

    1. Taulant says:

      Ndersa Rama i blen me leket e lejeve te pallatave .
      Harruat si u zgjodh Rama ne krye te PS-se .
      Bleu gjithe kryesin e PS-se.

  9. Realpolitika says:

    BRAVO. Z.KRESHNIK…ME NE FUND U KTHJELLOVE MIRE EDHE TI E I JEP KESHILLA KADILLIT,. POR MOS HARRO SE EDHE TY SALI BERISHA E MIQTE E LYLIT TE GJEJNE E TE QENDISIN MIRE.
    QENDRIMI JOT I TANISHEM ESHTE PATRIOTIK DHE I SHERBEN VENDIT, POR RUAJU A DEREZI SE PLAKU METE KA 7 SHPIRTERA .

    1. Taulant says:

      O derr po te ishte ashtu si mendon ti do kishte eleminuar Ramen ….

  10. o cna gjeti me kta shakaxhinjte e Boratit bythecin fluturues .
    njiher ja bojn koken si e ka si koklopüe hollandeze ,njiher ja zvogelojne sa bolet e Ramos ,
    njiher i ndryshojne surratin njiher ashtu njiher keshtu si mos me pas asnji surrat prderasti hollandes???
    mir kte trans qe i bojn makizhe cdo dite medieve ,
    po kur i bojn ene shpellarit makiazhe lol ?? i kerkon kafsha e shpells medieve ti qisin surrate qytetari haaahahahah
    kafsha kerkon te duket si njeri !
    o ja kafsha rracen e mutit e ktyne mashtrueseve qe nuk lon gjo pa perdorur me manipulu .
    Me e forta eshte ky surrat qi kan bo ktu surratbyths basha ?? sikur e kan shartu me mul nocken hahahahaha

  11. Lexues i rregullt i Temas says:

    Kreshnik:SMS-i juaj i GJate eshte me shume nje Paralajmerim…..qe i beni MIkut tuaj Kadilli,dhe mire beni..porrr??
    1-Ne se Terhiqet Kadilli,kush do te Luftoj per “Demokraci”????C´fare them edhe une..”Demokraci”???Ne se kemi….!!!
    2-Ne Letren tuaj,Kreshnik ka edhe KERCENIM…qe i behet z.Kadilli..por ky Kercenim nuk vjen nga JU..por nga Klani i UDB-s ne Shqiperi Berisha-Basha…Flamur Noka qe jane Agjente te njohur te UDB-s…por ka edhe Kulishe te tjere….
    pyetja eeshte;C´fare do te beje Kadilli????????????Pergjigjen ja ka dhen po Kreshniku:;Lere Anijen e Vjeter PD-e qe te Mbytet….se bshku me te Berisha+Basha…..dhe me ata qe “Shpetojne”…te Krijohet nje PD e e “RE”???????????????????KU dihet??????????

  12. Patriot says:

    Kreshmut Spahia ti ne vend qe ta kurajosh I thua tehiqu. Kete keshille ne kete moment e japin vetem b..q..te. Prandaj paske ikur ti nga frika. Hajde sepse me aq flamuj qe ka ti ke krijuar flamurin e LGBT dhe ni te ngacmon njeri.

  13. Sokrati says:

    Eshtë një këshillë e sinqertë dhe vërtet dashamirëse.
    Eshtë këshillë e argumemtuar plotësisht.
    Zotit Kadilli i del për detyrë të mendohet gjatë (por jo pa limit) dhe të vendosë për të nesërmen e sigurtë të tij dhe të familjes.
    Me barbarët nuk mund të ecësh nën një ambrellë të përbashkët as në kohë me shi dhe as në kohë vape…

  14. Arber Iliri says:

    O Nike Kaitlin eshte Kate Winslet do shpetoje por duhet ta provoke deri ne fund.Vetem mos leviz vetem Kadill.Saliu eshte usta I te gjithave ,seriozisht.

  15. laramani njengjyresh says:

    Fantastike!
    Kadilli eshte burr i mire se eshte i besuari i amerikaneve!
    Mendesi koloniale, njerez pa breke e pa shtylle kurrizore.

  16. Shpellari says:

    Mero, Kreshnik Spahiu, cfare do qe te shkruaj, nu meriton hapesire ne media. Kreshniku ka moralin e nje prostitute. Sa per PD, fatkeqesish kjo parti ka ne gjrin e saj shume persona qe jane llumi i shoqerise shqiptare.

  17. Nje mergimtar says:

    Keshilla qe i jep K.Spahiu Z.Kadilli eshte e sinqerte dhe e paster.Se ku i ka garancite Z.Kadilli per te konkuruar kunder “BASHES” vetem Ai e di.DEo te bente mire te mos shkonte per gjah apo ne ndonje eskursion pa”eskorte”.

  18. Blendi says:

    Ristani ja kujtoj Bashes: E dime te gjithe se si fitove ne 2011 ! Po pse i skuqet surrati atij? Njeri pa dinjitet e pa karakter….! Ne qofte se anetarsija e asaj partije don ta mbaje , atehere ” i vjefte e i pelqefte ” thote populli kur ndezehet lopa.ajo ” parti ” esht e destinuar te zhduket se ekzistuari.populli intelegjent shqiptar shume shpejt do gjykoje bemat e Sali Berishes.

  19. iksi says:

    Ki kujdes z. Kadilli se mund te behet nje propozim me shku per gjueti andej nga Korça ose nje xhiro me makin nga Elbasani , kujdes !!!!!!!!!!!!!

  20. lato says:

    Mos i bjer nga Qafe-Krraba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje