Megalomania do ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti!

17 Maj 2021, 09:51Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Pasi e ‘çliruan’ Kosovën nga UÇK-ja, shkuan për ta çliruar Shqipërinë nga populli i saj.

Pasi e humbën betejën por jo edhe luftën në Shqipëri, e shtrinë ‘pushtetin’ e tyre deri në Palestinë!

Kjo është prepotencë e pabesueshme.

Është pushtet i imagjinuar që ia jep njeriu i çmendur vetvetes!

Ndjekësit e Albin Kurtit nuk janë ‘ushtria’ paralele e Kosovës, qysh kujton Vetëvendosja.

Nëse Kryeministri hesht kur e citojnë ekstremistët dhe në emrin e tij bëjnë gjeste antikombëtare, që e rrezikojnë sigurinë e Kosovës, pa u bë gjashtë muaj shkon te shpija!

Sepse Kosovën e mban të sigurtë KFOR-i, që do të thotë se edhe nëse do të kishin pasur qëllime të errëta dhe të fshehta ta rrezikonin dhe ta devijonin Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës (me të cilën nuk janë të kënaqur), nuk do të kishin sukses!

Sepse nuk varet prej Tyre.

Kosova është ‘e atyre’ që e ruajnë, ashtu siç është ara e atij që e punon!

Kryeministri duhet të distancohet nga ata ekstremistë dhe nga ato grupe të instrumentalizuara që kushedi se si i frymëzon, që e citojnë ‘për mbrapshtë’, e thirren në emrin e tij.

Po. Njerëzit mund të të duken buburreca (e vetja i madh).

Por, buburrecat një herë e kanë rrëzuar një civilizim.

Ka shumë njerëz që nëse u them që ‘po më ngucin’, pa u bë 5 minuta vijnë te dera e ‘më rrethojnë’.

Por, gjithmonë preferoj t’u drejtohem organeve të Drejtësisë.

Njerëzve nuk ua përdorë dashurinë për t’i bërë budallë.

Sepse pa dalë dikush që t’i çelë sytë nuk e lë!

Kosovën e ruan Perendimi!

Mjafton një moment që Perendimi të ‘harrojë’ ta ruaj Kosovën, pa u bë 5 minuta të vjen armiku te dera, e ‘ushtria jote’ ose ndodhen në kazerma duke luajtur shah, ose duke shikuar filma me vampira prej hekuri.

Ti shtet nuk ke për vete. Tregoju djemëve t’u se ti nuk ke shtet që veten e ushqen me bukë, e ruan me armë dhe e shëron me ilaçe, e po ia mban gajlen e shteteve tjera!

Kosova ka vetëm pushtet, të rremë, sa për ta ‘vjedhur’ atë buxhet që vjen nga dogana!

Dhe jeton prej ndihmave dhe vitrave!

Është shteti më i varfër në Evropë, ama më i pasuri me budallenjë!

Kaq për megalomaninë!

‘Njeriu i kotë dhe me krenari eksesive është si piktori që e pikturon veç veten’!

Kosova nuk është ‘ushtria’ e Albin Kurtit.

P.S. ‘Nuk është e rëndësishme çfarë mendojnë ata për mua, e rëndësishme është çfarë mendoj unë për ta’! (V)

21 komente në “Megalomania do ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti!”

  1. Trotski says:

    Te Lumte Kimete .me ato qe ke shkruar na ke bo per vete.

  2. Tironci says:

    Brravo Kimete rrespekte ,shkrim i goditur per ata qe kan vesh te degjojn , je njishi gazetaris Kosovare , me sa shofim kosova ka shum nevoj per ty , per vertetsin e mendimit tend .

  3. Ceni says:

    Kosova duket nje shtet adoleshent. Ka mjaft per te mesuar dhe per te ndryshuar. Asht heret per tu sjell si shoqeri e pjekur.

  4. besard says:

    Shkrim fantastik nje BRRAVO moj zonje…..
    E keqia e kesaj qeverie fillon te dy idjot te ndyre qe jane Vjosa Osmani dhe Albin Kurti qe floturojne me pras, keta me qeverine qe kane krijuar po krijojne nje percarje kombetare qe eshte shume e rezikshme dhe per kete pergjegjesia do te bjere mbi keta dy plera…
    Kjo eshte dora e forte e UDB-asheve…
    OJQ, medjat dhe gjith analistet duhet ti godasin sa nuk eshte vone.

  5. artan says:

    Kimete si gjithmone shkrim exelent.

  6. Jorgo says:

    sI SHPJEGOHET QE ASNJEHERE TE URTET NUK DREJTOJNE KETE VEND QYSH NGA kONFERENCA E lONDRES E KETEJ?!

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Pyetje me vend. Ose ne jemi komb idiot prandaj dhe qeverisemi nga debila, ose jemi komb pa bythe dhe zemer e bota na ve ne krye debila. Tek tuk neper histori edhe kur del ndonje me i hajrit, i hidhemi ne gryke e do e bejme pis me patjeter sipas imagjinates sone, keshtu qe mendoj se opsioni pare ka me shume mundesi.

  7. Bora says:

    Znj.Kimete pershendetje. Me pelqen stili yt I gazetarise I drejtperdrejte dhe argumentet qe perdor. Logjika jote qendron e forte ne te gjitha ato qe shkruar. Shkrimet e tua I lexoj me kenaqesi. Shpresoj qe te zene ndopak vend ne mendjet e atyre qe ndjekin qorrazi profetin e rreme, Albin Kurti. Per mua ai me shume I ben dem sesa mire Kosoves e Shqiperise bashke. Shpresoj e besoj se do ike me turp nga pushteti dhe kesaj radhe. Menyra e tij e perplasjes me Perendimin qe e krijoi dhe e mban Kosoven, me kujton perplasjet e Enverit me Perendimin. Ai nuk e kupton sa I vogel eshte, por van nga deliri I madheshtise.

    Ma lejo te lutem nje keshille miqesore ndonese te pakerkuar. Foto qe shoqeron neper gazeta shkrimet tuaja sikur nuk shkon shume me ato shkrime serioze qe botoni…eshte si ndonje foto e dikujt qe po shkon neper party ?. Shpresoj mos ma merrni per keq se ju vleresoj shume. Dhe me falni gabimet 3 gramatikes e kalimin hera-heres nga njejesi ne shumes, por eshte nje real ordeal te besh komente nga telefoni.
    Respected e gjithe te mirat,

    Bora

  8. shqip says:

    Origjinal ! Një bravo të madhe për ju zonja gazetare !

  9. Ilirjan says:

    Te lumte Kimete, mos ju ndaj!

  10. Baci says:

    Kjo Kumetja eshte nga brumi i ledekeiteve.Por pasi hanger,hanger sa mujti,nuk mundi te ngulet larte,tash ka filluar te vjelle.Pasi eshte e dhjamosur me fantazmen LDK e ka veshtire ta heke krejte dhe eshte kthyer nga kontrabandisti politik Al bin ,mos po ngulet aty,per ta rehatu veten dhe per ta „ndihmu“ te shkreten Kosove

  11. Celo Mezani says:

    Te lumte Kimete !!!
    Stili yt i mprehte dhe origjinal eshte nje kenaqesi ta lexosh.
    Argumenti shume i sakte edhe kesaj here.

  12. Ed says:

    BRAVO KIMETE SHUME MIRE E THE I FUTI TE GJITHE TE UCK NE BURG ME NDIHMEN E FRANCES DHE SERBISE PER TE ARDHUR NE PUSHTET KY AL BIN KURTOVSKI.. ZGJOHUNI KOSOVARE KENI NE KRYEMINISTRI NJE HAJNE KENI SHKJAUN .

  13. Pilo Lala says:

    Duhet shume pune per ta sjelle ne shina Albinin dhe ate Vjosen me floke te dendura…., nqse nuk jane futur ne ndonje aventure te rrezikshme per te shkaterruar UCK.
    Meqenese nuk luftuan vete, por u fshehen si buburreca, kerkojne ta shuajne UCK.
    Keto shkrime po ngrejne alarmin, se Albini nuk e ka idene cfare eshte shteti, fryhet kot, sic fryhet Basha ne Shqiperi, me humbjet qe peson cdo 2 vjet..

  14. Dash says:

    Bravo shqipe ……

  15. emigranti says:

    Kjo Kimetja me ose pa dashje ngaterron megallomanine me atdhedashurine.
    Perkundrazi Albini eshte njeri i thjeshte qe eshte ne kundershtim me te korruptuarit, arrogantet e megalomanet, te cilet nuk lene rast pa e sulmuar.
    Sa me shume i ngushtohet laku ketyre funderrinave qe e shohin pushtetin si lope qe duhet mjelur, aq me shume cirren.
    Nuk mbahet pushteti me te korruptuar qe kujtojne se duke ju servilosur te huajve e duke vene ne shitje vendin, mund te qendrojne ne pushtet.
    Populli jua tregoi vendin.

    1. Sal says:

      Te lumte Kimete.Je si shqiponje qe fluturon e ju ban hije ketyne te vetdhjerosjes.

    2. Jo emigrant says:

      @Emigrant
      Une mendoj qe Kimetja e ka kursyer Kurtin duke e quajtuar megalloman. Kurti vertet eshte megalloman, por kjo eshte thjeshte petku i tij i spiunit. Ai nuk mund te jete nje politikan mormal shqiptar, thjeshte per faktin se ai nuk vepron me koken e vet. Ai vepron sipas udhezimeve te Vuciqit. Vuciqi shpesh jep udhezime per te, qe bien ne kundershtim me reputacionin e Kurtit. Kurti nuk ka zgjidhje tjeter por te hiqet si karagjoz megalloman per te justifikuar veprimtarine e tij te dyshimte qe ka si element kryesor “ndryshimin e pozicioneve” ne problemet e rendesishme qe ka Kosova per te zgjidhur. Ky “fleksibilitet” i Kurtit lexohet nga Kimetja si megallomani. Ne te vertete “megalomania” e tij eshte mjeti per te mbuluar “karagjosllekun” e tij ne ndryshimin pa principe te qendrimeve te tij. Psh vetem kohet e fundit ne shikojme se si Kurti nga “reciprociteti” kaloi ne “bisedimet qe nuk kane alternative”. Nga “bashkimi Kombetar” ne pamundesine e tij sepse e pengon “Kushtetuta e Kosoves”. Nuk pranoi te takonte Vuciqin ne 11 Maj, por do e takoje ne 18 Maj. Ai nuk ishte i pergatitur per te takuar Vuciqin ne 11 Maj, por eshte i pergatitur te takoje ate ne 18 maj. Hahahaha!
      Gjithe keto ndryshime ne qendrime te Kurtit lexohen nga Kimetja si megallomani, por megalomania eshte thjeshte “qyrku i cobanit” per tu mbrojtut nga “bora dhe shiu” I dimrit te acart. Megallomania e tij eshte e ngjashme me “radikalizmin” apo “anarshizmin” e tij. Ne Kosove ky “fleksibilitet” i Kurtit, qe eshte krekekeput kunder me karakterin shqiptar, ne nje pjese te popullit te Kosoves lexohet si “mencuri” e Kurtit dhe nga nje pakice fare e vogel(sic je dhe ti EMIGRANT) lexohet si lufte pa kompromis kunder UCK dhe si krenari shqiptare per te mos ju servilosur Amerikes dhe Evropes. Kjo ne thelb eshte armiqesia me e madhe me Kosoven, or taj Emigrant, qe nuk je emigrant.

  16. luli says:

    je nje nga femrat me te zgjuara qe sa her qe e lexoj kenaqem dhe mezi pres te te lexoj perseri !

  17. Kadria says:

    Ja thu por kujt ia thu moj Kimete!Neser ke me ia pa se sa i vlen lekura ketij fondamentalisti qi mendon te bashkoje kombin Shqipetar me boten Arabe.Edi Rama ka nji fjale te thelle e kuptimplote:Prisni se s’keni pa gja akoma!

  18. ilir says:

    Shume shpejt qytetaret e kosoves do kuptojne cfare i kan bere vetes me zgjedhjen e ketij
    tipi qe ben sherr dhe i pa kenaqur dhe me rrobat e trupit te tij.Eshte per te ardhur keq qe te shikosh ata njerez te rrine me ore te tera
    per vaksine dhe te shkojne ne shtepi pa e bere.Qytetareve te Kosoves ju duk si sport zgjedhja e tij
    tani po i shijon dhe do i shijoje pa aftesine e tij dhe ndjenjen anti shqiptare qe ka.
    Ai nuk i do shqiptaret.ATIJ NUK I DIHET PER INTERESA TE KUJT PUNON VECSE PER SHQIPTARET
    E KOSOVES JO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje