Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?

15 Maj 2021, 21:00Blog TEMA

Nga Emin Azemi

Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organizohet nesër për zgjidhjen e kontestit në mes të Izraelit dhe Palestinës do të jetë i përjashtuar Hamasi, një organizatë e shpallur terroriste nga Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe një mori shtetesh të botës.

Palestinezët, për të qenë në paqe me moralin e tyre, duhet të mësojnë pak më shumë mbi origjinën e raketave që aktualisht po shkrepen mbi vendabimet hebreje. Kundërpërgjigja izraelite mund të jetë edhe joproporcionale, por ata që e bëjnë matematikën e balistikës duhet ta kenë të qartë edhe efektin që prodhon ky “festival raketash”.

A janë palestinezët të aftë të kuptojnë se dikush po i sponsoron këto raketa në emër të tyre, përse ato u aktivizuan pikërisht tani dhe se a janë mbrojtësit e vërtetë të çështjes palestineze pikërisht këta që nesër nuk do të mund ta përfaqësojnë popullin palestinez në procesin e bidsedimeve?

Atëherë, përse po ndodh kjo dhe deri kur në emër të palestinezëve bëhen pazare pa i pyetur ata?

Ajo çka nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët është pikërisht kufiri që e ndan moralin e të bërit rezistencë. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan të kontraktojnë ndonjë organizatë luftarake që do të ishte e kundërshtuar nga bota e qytetëruar, ndërkohë që palestinezët kauzën e tyre për liri e vetëvendosje po e fusin në qorrsokak, duke lejuar që në istikamet e luftës anti-izraelite të futen kamikazë që minojnë jo vetëm procesin e paqes në Lindjen e Mesme, por edhe perspektivën liridashëse të vetë popullit palestinez.

Palestinezëve po u mungon një tru politik, i cili do të komandonte procesin e formimit të shtetit palestinez. Bota arabe, e përçarë dhe e atrofuar institucionalisht në përballje me sfidat gjeopolitike, aktualisht është aleati më i keq i palestinezëve, ndërkohë që Izraeli, në pritje të rikonfigurimeve të brendshme politike, do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe jetën e njerëzve, duke e bërë këtë herë-herë edhe në dëm të imazhit të vet, por me një objektiv të qartë se Tel Avivi aktualisht e ka përballë një forcë që kontrollohet nga jashtë Palestina. Kjo forcë po punon që konfliktin ta zgjerojë në gjithë Lindjen e Mesme, duke e katapultuar një kauzë krejt tjetër nga ajo që në dukje të parë po shihet në Gaza.

Tensionimi më i ri në Gaza vjen në periudhën post-trampiste, ndërkohë që presidentit aktual Joe Biden i nevojitet kohë të gjejë një palë të denjë negocuese tek palestinezët, në mënyrë që ky konflikt disavjeçar të marrë një epilog të pranueshëm për të dyja palët.

Nëse Jerusalemi është burimi i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve izraelito-palestineze, atëherë duhet të gjendet formula që do të fashiste këto mosmarrëveshje, por me kusht që kauza palestineze për liri dhe vetëvendosje të përjashtojë nga gjiri i vet të gjitha ato forca që pikësynim final e kanë ngulfatjen e çështjes palestineze dhe futjen e saj në tunele pa shtegdalje.

Definitivisht, Hamasi nuk është Palestina!

6 komente në “Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?”

  1. Tarasi says:

    Çfarë kari ky gazetari

  2. THjesht-Vezhgues says:

    @@Emin Azemi i “Nderuar”…me mire do te ishte qe te mos Beni Shkrime Krahasues me Problemin Palestinez dhe Shqipetareve……
    1-Edhe duket se nga Gjeografia ne lindjen e Mesme nuk ke Haber…
    sa per Burimin e Konfliktit ate e kemi te Hapur prej vitesh,dhe Bota-Moderrne Mbylle syte…sepse merre anen e me te Fortit qe Drejtojne Monopole te fuqishme,dhe KOntrollojne Banka te Fuqishme…
    2-Sa per Palestinezet atyre ju mbetet ne dore te Luftojne me “Llastiqe”,ne krahasim me Arsenalin Luftarak qe ka Izraeli…
    Pyetja eshte:Pse ..dhe nga Kush mbahet i Ndezur Konflikti Izraelito-Palestinez??A nuk do te ishte me mire Paqe,per te Gjithe???????Nuk jetojme ne Mesjet,dhe nuk ka arsye te sillemi si Mesjetare….duket se Ligjin e bene i Forti,qe edhe c´do i Forte duhet te Perballet me KOnsekuencat ne raste Konflikti….????????????????????????? Gjithe se si Distancohemi nga Dhuna..dhe te dyja Palet,duhet te Ulin Nervat e “Raketave ” dhe “Bombardimeve”..lol

    1. Ilir says:

      Ne fakt, ato mijera raketa te hedhura nga hamas mbi civilet izraelite, I hodhen me… Llastiqe?!

  3. VFLP says:

    Politikanet palestineze kane qene gjithmone pro Milloshevicit dhe te gjitha qeverive serbe dhe kunder shqiptareve. Varu k.rin palestinezeve.

  4. Flaka.al says:

    Nuk ja vlen te besh replika dhe te analizosh kete shkrim te nje “gazetari” si ky fare Emin Abazi, te cilit i mungon llogjika, morali, integriteti dhe niveli elementar i nje publicisti qe guxon te angazhohet dhe te perjarge nje problem qe ka ndare boten ne dysh, nje tragjedi qe kullon gjak, qelb e jete njerzore te humbura nga populli palestinez qe prej mese 75 vitesh, nje popull cili sot eshte mbyllur ne geto si ato te naziste per hebrenjte gjate LIIBoterore, ne nje bllokade urie e izolimi njerezor, me dinjitet e te ardhme te mohuar, pasi i eshte nenshtruar ne vijemesi, nga zbatimi i nje gjeostrategjie djallezore globale, grabitjeve biblike te tokave, te varreve te te pareve, te shtepive, ullinjeve, ujit, diellit e qiellit, jeta dhe e ardhmja.
    Por vetem dua t’i sjell ne vemendje ketij gazetari debil e injorant, qe ka marre edhe guximin te krahasoje palestinezet dhe fatet tragjike te tyre me historine dhe rrugetimin e ferrit te shqiptareve, kosovareve ne vecanti, gjate pushtimit genocidist serb, duke fallsifikuar edhe historine, edhe qendrimin e popujve ndaj forcave te armatosura qe i perfaqsojne ne luften e armatosur te tyre per liri dhe egzistence.
    UCK-ja, ne fillimet e saj, u konsiderua dhe u shpall organizate terroriste, por kjo nuk i pengoi shqiptaret te perqafonin luften e kesaj force te armatosur si shpresa e vetme dhe si rruga shpetimtare drejt lirise se enderruar, pasi u pa qarte se pacifizmi rugovjan mbrriti fundin pa lavdi te tij.
    Sepse popujt gjithmone, me intuiten dhe pervojen e mbijeteses, kane aftesine te kuptojne se kush i perfaqson, kujt dhemb per te, ashtu sikurse populli palestinez e di shume mire se kush e perfaqson, kush i del ne mbrojtje, kush i jep shprese dhe fryme femijeve te tyre qe po nrriten nen dhunen e nje fuqie monstruoze qe nuk i le asgje mangut fytyres se nazisteve hitleriane.
    Palestinezet peshtyjne ne fytyrat e Emin Abazeve te cilet kane paturpesine ti kujtojne viktimave qe kullojne gjak dhe qe ende i kane te pavarrosur te vraret e tyre, perfshire gra e femije, se kush i mbron dhe se ciin duhet te mbeshtesin ne kalvarin e tyre te mbijeteses dhe te rrugetimit drejt lirise.

    1. shqipo says:

      Arabet e Palestines nuk jane “paletineze”, por arabe si gjithe arabet e tjere. Ata dikur erdhen ne token e lashte te hebrenjve, ne Palestine, ashtu sic erdhen serbet ne token e lashte te shqiptareve ne Illiri! Kuptove flaka islamiste antishqiptare?
      Hajt shko mbaro shkollen fillore tani! Nje pjese e Palestines sot eshte territor i shtetit te Jordanise. Le te shkojne keta “palestinezet” ne ate hapesire te Jordanise dhe le te ndertojne shtetin e tyre “palestinez”. Se po e shohim ne Gaza qe eshte territor krejtesisht autonom arab, se cfare “shteti” kane ndertuar, shtet me Hamas terroriste dhe popull te semure mendore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje