Nga Alba Malltezi
Sot është Bajram dhe Zoti e Natyra kërkojnë nga ne të jemi të mirë. Kështu do të ishte në një botë të drejtë, të paqtë dhe me harmoni. Në atë botën ku njerëzit, që në fillimet e qytetërimit, vranë mendjen, e për të rregulluar e harmonizuar bashkëjetësën e vështirë, u ndriçuan me Zotin e Drejtësisë.
Qysh në mitilogjinë greke, (që mund të jetë edhe shqiptare për shkak të kufijve që aso kohe ishin pa kufi), njerëzimi kërkoi Drejtësi.
Eshtë kjo arsyeja jetike dhe primare që na bën të mos jemi ende të qetë edhe në ditën e paqtë e të magjishme të Bajramit: Mungesa e Drejtësisë në vendin tonë të bukur, në këtë cep magjik të Ballkanit.
Zamira Durda i ka ende të pambyllura plagët e djalit të saj të vogël Edisonit, i cili vetëm 7 vjeç, ndërsa luante me biçikletën e tij mes gjelbërimit të fshatit të vogël të Gërdecit, do të humbte jetën në shpërthimin e 15 marsit 2008. Bashkë me të humbën jetën 25 të tjerë, punëtorë të demontimit të municioneve e fshatarë të zonës.
Drejtësia e vjetër e mbylli pa drejtësi çështjen, ku e gjithë Shqipëria njeh në detaje jo vetëm kush ishte dora e babëzisë që kërkoi të pasurohej duke krijuar një superbiznes pa asnjë lloj sigurie, e gjithë Shqipëria njeh hap pas hapi se si një Shtet u vu në shërbim të kapriçove dhe urisë për para të një familjeje, por sheh e vazhdon të pësojë talljen e njerëzve të pasuruar me atë biznes që sot shijojnë luksin, duke sfiduar moralin, ligjin dhe logjikën. Madje, këmbëngulën të rimerrnin pushtetin për të varrosur përgjithmonë apo për të ribërë akoma gjëra të tmerrshme.
Një nënë shqiptare di të përballojë dhimbjen, di të përballojë humbjen e një njeriu të shtrenjtë, por një nënë, një grua, një motër shqiptare nuk duron dot padrejtësinë. Jua kujtoj shpesh Ornela Canajn, motrën që gjeti në vrimë të dreqit (në SHBA me identitet të rremë) vrasësin e motrës dhe të nënës së saj, Aldës 16 vjeçare dhe Mbarimes që e mbulonte me trupin e vet ndërsa ish-shikasi i çmendur qëllonte se ndjehej i refuzuar në fantazitë e tij të dashurisë.
E patë Ornelën edhe kur sistemi hileqar i drejtësisë së korruptuar dhe medias së kalbur donin ta lironin vrasësin? U shfaq si një shqiponjë për t’i dhënë goditjen e fundit që meritonte duke detyruar të rikthehej në burgun përjetë që meritonte.
Zamira Durda është e njëjta nënë, grua, motër-shqiponjë që pret Drejtësinë për djalin e saj, sepse ajo e kupton atë që shumë e shumë të tjerë nuk e kuptojnë dot: Nëse padrejtësia ngrihet në sistem, atëherë sot goditi vogëlushin e Zamirës, por nesër e gjithmonë mund të godasë të gjithë pa përjashtim.
Derisa ekuilibri të vendoset, Zamira e tha vetë: Unë edhe një kasolle mund të kaloj ditët e mia, vetëm për djalin dua Drejtësi. Një grua të tillë, nuk e ndal dot askush. Gra si Zamira, Ornela, bëjnë histori.
Bravo!
Gra,burra, tè rinj e tè reja shqiptare, ka patur ky vend gjithmonè.
Ata, janè sakrifikuar pèr kètè vènd.
A jemi ne, brezi i shkèrdhyer qè do ta rrènojè pèrjetè mitin e shqiptarit si i pathyeshèm ndaj padrejtèsisè apo do gjejmè shqiptarèt e duhur pèr tu shkèrdhyer robt kètyte ndyrèsirave qè mendojnè se bota èshtè e tyre?
Mision i pamundur?
Ne anglisht ekziston nje shprehje “Hell hath no fury like a woman scorned” qe mund te shqiperohet si “Furia e ferrit nuk krahasohet me furine e nje femre te indinjuar”. Dhe ka shume raste per ta vertetuar kete. Bravo ju qofte atyre femrave dhe ishalla behen shembull per te tjere, qofte femra, qofte meshkuj, apo sido qe duan te identifikohen, qe te kene bole e te kerkojne drejtesi deri ne fund kur mendojne se duhet vene drejtesi.
Unë , ti , ai, ne të gjithë duhet të ndihemi keq kur kur shofim fotografinë e kësaj gruaje.
Kjo, është më tepër se grua dhe nënë!
Kjo është simbol!
Një grua që e bën Jean d’Ark të duket e vogël para saj!!!
Vështrimi i saj shpreh shumë, jo dhimbje, por vendosmëri për të çuar para drejtësisë “Atë”
Kuçedrën që ka kapur drejtësinë dhe gjithçka tjetër vitale në k’të vend.
Shqipëria, një vend “krenar” i përulur para një njeriu!!!?
E dashur dhe e respektuar si moter z. Zamira Durda. Unë dhe familja ime ju rrespektojmë dhe ju nderojmë shumë që nga kurbeti i largët në Amerikë, ku jetojmë. Ju e dashur si moter Zamira Durda keni fituar rrespektin e madh të familjes tonë dhe të shumë patriotvë që njofim neve, për qendrimin heroik të një nëne të vertetë Shqiptare që ti ke mbajtur, duke mos i falur, duke mos u blerë dhe duke këmbëngulur si një nënë e vertetë që kriminelat që kanë vrarë djalin tënd të dalin para drejtesisë së vertetë të një shteti. Kemi degjuar, por nuk e dijmë sa është e vertetë, që disa prej familjeve të të vrarve të Gerdecit dhe të 21 Janarit kanë pranuar çantat me para të lara me drogë dhe gjak si dëmshperblim për të larë gjakun e vellezerve, djemve apo burrave që jua ka vrarë krimineli anti-Shqiptar Sali Berisha dhe djali i tij Shkelzen Berisha. Këta Shqiptarë të vrarë, po të ishin vrarë aksidentalisht në rrugë nga auto-mjetet, nga pa-kujdesia e shtetit megjith rregullat e larta të sigurimit në punë shoqerore etj etj, mendoj që edhe mund të imagjinohet një falje gjaku, por të vriten gati 30 Shqiptar të varfer dhe pa asnjë faj në jetë nga një aktivitet kondrabandesk armësh, komplet ilegal, e tipit mafjoz, veçse për perfitimin ilegal të familjes Sali Berishës, nuk do imagjinoja kurrë në jeten time që dikush mund ta shesë si të ishte mallë pazari gjakun e familjarit të vet. Ata që e kanë shitur si liter rakie gjakun e njerëzve të tyre kurrë mos pafshin dritë dhe qofshin të mallkuar nga zoti brez pas brezi. Jeta është e shkurtër, dhe ditët e fundit njeriu mendon shumë për jeten që ka bërë. Si do ndihet dikush prej tyre ditët e fundit të jetës së tij, kur do mendojë që me paratë që ka marrë nga kriminelat, për tju shitur gjakun e vellait, të djalit apo të burrit, dhe me keto para ndoshta i ka prishur duke pirë raki, drogë apo i ka prishur kafeve të qytetit…!! E nderuar si moter z. Zamira Durda, me qendrimin tuaj të një nëne të vertetë Shqiptare, ti ke kallzuar që një nënë luaneshë Shqiptare nuk e shet kurrë gjakun e djalit të saj. Jemi të sigurtë që djali jot 7 vjeçar që ndodhet në xhenet, është krenar me nënën e vet luaneshë që lufton gati vetem për të vendosur drejtesi kunder gati një shteti dhe një mafje nderkombëtare siç është shkerdhata Sali Berisha dhe kopili i tij Shkerdhen Berisha. z. Zamira Durda, zoti dhe familja jote të ndihmoftë dhe ta shtoftë guximin në luften tënde për ti dhënë drejtesi engjullit djalit tuaj të vrarë nga keta kriminela.
Nenat portat e jetes portat e njerzimit, zemra e dashurise njerzore.
Zoti nuk mund te ishte kudo
prandaj krijoj nenat.
Loti I nenes se engjellit Edison, ndjek udhen e Zotit dhe shpirti
I saj nuk gjen sherim.
Edhe engjelli I vogel Edison shikon henen, loton, se ka mall per nenen.
Jepini drejtesi shpirtit te nenes.
Motër Zamira Durda, djali jot që gjindet në parajsë është krenar me heroizmin e nënës së vet. Zonjë, mos u teheq nga lufta jote për ti dhënë drejtesi djalit tënd. Mos u terheq nga lufta jote e drejtë dhe e rrespektuar nga gjithë nënat e botës. Zonjë, mos u teheq, sepse edhe populli ka nevojë ti shofin keta kriminela duke dhier gjak nga frika që ti ju ke futur. Shpirti i djalit tënd dhe zoti të ndihmoftë në këtë luftë të drejtë që ti po bën.
Te lumte!
Bravo Alba, me mire nuk mund te thuhet. Teli