Nga Alba Malltezi
Vetëm fitorja do të kishte qetësuar pakicën, e cila, prej ditës së parë që humbi zgjedhjet, në të largëtin tashmë 2013, pa asnjë sekondë, minutë, orë, ditë, muaj, vit pushim, gërryen me aciditetin e mendimit të keq dhe deformues ajrin e Shqipërisë.
Asnjë fjalë, justifikim, fakt, shembull, logjikë, teori, konspiracion, fantazi, nuk do të shërbente të mjekonte shpirtërat, e transformuar tashmë në pashmangshëmrisht inatçinj kundër kujtdo është ndryshe, përballë dhe në anën tjetër.
Do të ishim të mirë t’i krahasonim me fëmijën e vogël që përplas këmbët, bërtet, qan se se kërkon lëpirësen, që prindi mendon se nuk i takon, pasi e mori të tijën dhe e vetmja e mbetur është e motrës më të madhe. Kështu, “opozitarët” e tranzicionit të gjatë nuk qetësohen, vetëm lëpirësja e pushtetit në dorën e tyre, do të ishte qetësuesja më e mirë për ta. Të gjithë. Në secilën formë që janë, duken, maskohen dhe përfaqësojnë.
E ndërkohë Shqipëria ecën në rrugën e saj, që shumë e kanë kuptuar se është rruga e punës, e sakrificave, e përkushtimit, e ëndrrave e ideve që bëjnë ndryshimin e madh. Kur shtyllat e rëndësishme që mbajnë Shtetin të fitojnë më në fund pavarësinë, shëndetin, dinjitetin e nëpërkëmbur, të gërryer, të deformuar, të shtypur, kur çdo institucion të ketë fjalën e fundit për të treguar të vërtetën dhe kur media, (ah kjo media jonë që ende është në nivelin në të cilin para pak vitesh ishin universitetet kioska!) të kujdeset, të vëzhgojë e të ruajë të Vërtetën më të pastër, që mund të dalë në një vend ku demokracia sundon, atëherë rruga e Shqipërisë është pa kthim.
Deri atëherë, nga një embrion që ende nuk po e shikojmë, kërkohet të lindë një Opozitë e pastër, e zgjuar, e drejtë, e logjikshme, e punës, e nderit, e fjalës, e ligjit, e ëndrrës, e idealit, e shtetformimit dhe respektit.Janë vlera me siguri të shpërndara, të mbartura që ekzistojnë; kërkohet një Lideri i vërtetë që mund t’i dallojë e bashkojë.
shqiptarja.com
Të gjitha keto mendime, i ke të drejta zonja Bolino-Malltezi. Ashtu siç i keni rradhitur. Por, do të kishin më tepër vlerë, në se ju, do të bënit një PRONONCIM publik, mbi incidentin me Kryeministrin, i provokuar nga benjamini juaj Babaramo, në mënyrën më të pa edukatë, fyese, denigruese, injorante, jo profesionale gazetareske.
Heshtja dhe anashkalimi nga ju ( Karlo & Alba ), në lidhje me këtë incident, ju bën bashkëfajtor.
Rako, sigurisht qe eshte kerkese e drejte dhe ne emer te transparences.
Por, clidhje kjo me temen qe trajton Alba?
Rako te paska ngelur sahati ne kohen e Partise. Po pse ore derebardhe kujdestar te Babaramos jane te dy? Carlo eshte gazetar perendimor dhe nuk futet ne profesionalizmin e tjetrit. Nese ty nuk te pelqen Babarmoja shih Fevziun ose Ballen ose ose ke te duash. Nuk mund ti kerkosh nje gazetari perendimor te behet babai i askujte. Filloni dhe ndryshoni mentalitetin se nuke shkojme gjekundi keshtu.
E keqja e ketij dhe cdo vendi nuk eshte kurre opozita (edhe pse opozita e vendit tone le shume per te deshiruar), por pushteti, sepse pushteti vjedh, percudnon, grabit, tenderon, buxheton, PPP-on, dhe takson.
Kete duhet te kuptoj kjo gazetarja qe vecse i ben fresk burrit qe perfiton miliona ne euro nga ky Gjigandi nefuqi.
Nuk ju ve faj ketyre gazetareve qe nuk ben nje shkrim per gjendjen ekonomike, gjendjen e shendetesise, punesimit, etc. ne kete vend, sepse keta mbushin llogarit banakre dhe sigurojne femijet me leket e buxhetit te cilat jan thjesht taksat e popullit.
Qytetaret duhet te ndergjegjesohen dhe te jen gjithmone opozite e pushtetit, dhe jo vetem e ketij pushteti qe tani zoteron gjithcka (se shpejti do privatizoj dhe opoziten dhe Lulin mund ta kemi ne bshk-qeveri, mos e dhente perendia) por e cdo pushteti. Vetem atehere shoqeria do eci perpara dhe vendi do zhvillohet dhe njerezit do ken deshire te jetojne ne kete vend.
Ok !