Kaç Islami arrin kulmin: Lul Basha, martir si Xhordano Bruno, u “dogj” për rrotacionin

12 Maj 2021, 12:19Blog TEMA

Thonë që tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte goditja më e fuqishme në Shqipëri, por në fakt gabohen. Ajo ka ndodhur sot dhe nga Kastriot Islami në portalin e familjes Berisha.

Kaç Islami, ka folur për Xhordano Brunon, i cili sot paska një datë të rëndësishme dhe e ka lidhur me rrotacionin dhe Lulzim Bashës.

Në një persiatje të tërë, Islami e quan Lulzim Bashën, një martir si Xhordano Bruno, që u dogj për rrotacionin.

Nuk e besoni? Ja lexojeni të plotë:

Shkrimi i Kastriot Islamit

E vërteta fillimisht zbulohet nga pak individë ose mund të jetë në kokën e një ‘gjeniu’, të cilët sulmohen e persekutohen në fazën e parë me një mijë e një akuza, që të mos e deklarojnë të vërtetën. Sidomos kjo është e theksuar në ‘regjimet autoritare’, por jo vetëm, të cilët e vendosin dhe e ruajnë autoritetin, ndër të tjera edhe me mashtrime e gënjeshtra.

Kjo do të thotë ndryshe se këto regjime e konsiderojnë të vërtetën armike…Një nga akuzat kryesore që i bëhen bartësve të së vërtetës është ajo e tradhtisë, dhe e lidhjeve më ‘tradhtarë të brendshëm e të jashtëm’…

Xhordano Bruno ishte ndër të tjera matematikan, filozof dhe teoricien astrolog. Pra një ‘gjeni’ i kohës së tij. Periudha e jetës së tij ka qenë 1548-1600. Pra Xhordano Bruno ka jetuar dhe punuar rreth 450 vjet më parë. Ai ka nxjerrë disa teori për të cilat regjimi i asaj kohë ndjehej i kërcënuar; një prej të cilave është se ‘toka rrotullohet rreth diellit’.

Por që regjimi kishte qëndrim kundër për këtë çështje disa qytetarë mbështesnin qëndrimin e regjimit kurse disa të tjerë kishin frikë të dilnin kundër regjimit. Këto janë të rëndësishme për tu kujtuar sepse edhe para 450 vjetësh regjimet e shoqëria njerëzore siç duket janë sjellë me të vërtetën në të njëjtën mënyrë si edhe sot.

Dhe se të vërtetës për të dalë në dritë të diellit e për tu pranuar nga shumica i është dashur të kalojë përmes shumë vuajtjesh e kërcënimesh.

E vërteta se ‘toka rrotullohet rreth diellit’ tani pranohet nga të gjithë, madje edhe nga drejtuesit e përfaqësuesit e lartë të atyre që janë trashëgimtarë të regjimit që e dogjën Xhordano Brunon në turrën e druve sepse vazhdoi të insistonte e të mbronte këtë të vërtetë.

Fatkeqësisht që të vërtetës për tu pranuar nga shumica apo të gjithë banorët e planetit i duhet jo vetëm shumë kohë por edhe për të kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh e persekutimesh…

Shtrohet pyetja: Cili është mesazhi i kësaj ngjarjeje për Shqipërinë e sotme?

Së pari, secili më vetë mund të arrijë në përfundimin se shumë dukuri sot, siç është ndër të tjera raporti i qytetarëve me të vërtetën, apo betejat e së vërtetës me qëndrimit zyrtar, mbeten pothuajse të njëjta si 450 vjet më parë.

Së dyti, askush s’duhet të çuditet se fillimisht e vërteta mbështetet nga një pakicë qytetarësh apo edhe një individ i vetëm por jo nga shumica e qytetarëve që mundet për arsye të ndryshme të preferojë e mbështesë qëndrimin zyrtar.

Së treti, pakica e qytetarëve që mbështet të vërtetën duhet të ndërgjegjësohet se do të kenë gjithnjë përballë regjimin e mbështetësit e tij të cilët e sulmojnë për vdekje të vërtetën. Madhe kjo pakicë duhet të përgatitet se deri në përqafimin e së vërtetës nga shumica, jo vetëm që do të duhet kohë, por do të duhet të kalohet përmes vuajtjesh, sakrificash e persekutimesh që shkaktohen nga dhe mbështetësit e tij.

Së katërti, duhet patur parasysh që 450 vjet më parë, së vërtetës i është dashur të humbasë edhe ‘gjeniun’ e deklarimit të kësaj të vërtete, duke e djegur në turrën e druve. Për të vetmen arsye se nuk ka pranuar ta braktisë të vërtetën apo të bëjë kompromis me regjimin, qoftë duke dhënë edhe jetën e tij, më mënyrën më ‘makabre’ që ka aplikuar regjimi kundër ‘gjeniut’ të vërtetës që sot s’e ve askush në diskutim.

Së pesti, situata aktuale tek ne është edhe më e rëndë. Të vërtetën e ‘RROTACIONIT’ e mbështeti shumica e qytetarëve; por ‘e vërteta’ s’e mundi dot ‘mashtrimin’ që kishte aleat mafian. Ose më saktë ‘mashtrimi’ përmes ‘masakrës makabre’ e pengoi të vërtetën të dalë në dritë të diellit, si e ‘vërtetë e shumicës’.

Së gjashti, mashtrimi vijon për ta mbytur të vërtetën, që është aty, ndonëse në dukje pakicë, por e mbështetur nga shumica e qytetarëve. Vazhdon përpjekjet për ta bindur se e vërteta është humbëse… Por edhe i lëpihet për ta bindur të bashkëjetojnë së bashku, me synimin diabolik për ta ‘djegur në turrën e druve’…

Përfundimisht, çfarëdo që të ndodhë, e vërteta është aty… Ajo nga historia ka mësuar se edhe e mbështetur nga pakica apo qoftë edhe nga një individ, ajo nuk shuhet, edhe sikur disa mbështetës të pakicës ta tradhtojnë. Ajo nga historia ka mësuar se do të vijë momenti që ajo do të dalë në dritë të diellit. Sepse e vërteta që lind në ‘kokën’ e gjeniut do të vijë koha të pushtojë jo vetëm mendjet por edhe zëmrat e shumicës.

12 komente në “Kaç Islami arrin kulmin: Lul Basha, martir si Xhordano Bruno, u “dogj” për rrotacionin”

  1. Kaqin e paska lën mendja ?? says:

    ???

    1. k says:

      Ishte teoria heliocentriste e Kopernikut ore kar me ziele.
      Xhordano Bruno e ndjek për teoritë natyraliste të deizmit që paraprinë filozofinë e B.Spinozës.
      O zot përse je kaq i padrejtë që hodhe gjithë injorantët,korruptuarit dhe degraduarit në shqipëri ?

  2. Taipi says:

    U TE QAFSHA O KACI PO PASKE RJEDHUR FARE NUK DI QE GRIPI TE KETE KETO PASOJA ME DUKET DO NA LESHE SHENDENE

  3. Ze qir says:

    PO PALLEN I KAQI I ZI E KE TE SIGURT

  4. pjeter says:

    Hahaha u dogj dhe do shkrumbohrt fare per rrotkarizmin e PD-se.

  5. Shabani says:

    Ky i ikur ishte ..po tani esht dhjer fare

  6. kaci i zi says:

    edhe ky paska rrjedhur ose ia ka shkrue cim peka e albana vokshi mesazhin

  7. lulush i djeguri per i cik kryeminister says:

    Kaciiiiiiiiii……. kontrollo rakine qe pi o derezi se me duket po te japin alkool frenash te skaduar!

  8. Monika says:

    O Kaqi,
    1. Po pse nuk e permend “rregjimin” qe e denoi dhe e dogji ne turren e druve Xh.Brunon… I kujt qe Ai rregjim apo ke frikë…s’ta mban ta deklarosh…thuaje pra…
    2. Me nje fjale, pas 450 vjetesh do dale ne drite, do fitoje e “verteta/çeshtja”…Luli & Co..!?!…Prisni ! Keni kohë !
    Saravangllavinglla

  9. new york says:

    Sa interesante eshte jeta,dikur Kaci i zi i Saliut,ishte nje nga profesoret me te mire te Fakultetit te Shkencave te Natyres,kurse sot Kac mavria eshte kthyer ne nje dordolec per shkak te te politikes.Kaco ,rikupero emrin e humbur me ligjet e Fizikes se me politike ….ahaha ke merdhif.Gjynah!

  10. Jimi says:

    Thone: Njeriu duke u plakur ,duke nxene ! Por ti mor lum miku duket, qe duke u plakur, je duke lene!

  11. miri says:

    KACI ZI (jo per ofeze)
    TE ESHTE SHTUAR PENSIONI??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje