Dikush ka vjedhur kullën e sahatit

12 Maj 2021, 09:21Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Ai i opozitës, kur po fliste për ‘masakër elektorale’ u përpoq të sillte në studio një provë. Sapo kanë mbaruar zgjedhjet politike të 25 prillit, nga ku ka dalë një maxhorancë e pastër dhe një opozitë që s’e pranon. Prova më e madhe që solli opozitari për ‘masakrën’, ishte kjo: ‘Është parë vetë drejtori i KESH duke blerë vota!’.

-Ku është parë ai njeri?- e pyeti tjetri.- Sa vota bleu, e patë gjë? Sa lekë dha, i numëroi njeri?…

-Është parë në rrugë, lekë nuk pashë- tha akuzatori-. Në rrugë, ore po të them, sapo kishte rënë akshami…

-Në rrugë?… Po pastaj?

– Çfarë donte ai në rrugë në atë orë?!- akuzoi prapë akuzatori.

E lashë akuzën në ekran dhe iu ktheva vetes; jo me frikë, por me një kthim pas. Këta mund të më akuzojnë pse nuk dola nga shtëpia gjithë kësaj pasditeje. Dikush mund të ankohet se i ka humbur diçka dhe këta ‘e gjejnë atë njeriun’, domethënë mua ose ty që nuk dolëm në rrugë. Në vitet ’80 kur më dërguan në Spaç i dënuar për një artikull në gazetë, më shtuan në biografi: ‘Babai yt është parë në Valbonë në vitet ‘50, na thuaj çfarë donte ai atje!’. (Vërtet këtë akuzë më bënë).

Dhe më erdhi në mendje akuza fantazmë që i ishte bërë një ‘gangsteri tiranas’ në vitet e diktaturës. ‘Ti ke vjedhur kullën e sahatit!’, e akuzonin në qeli e ai nuk kishte si të mbrohej. Qeshnim me avokat Ngjelën pasi u kthye nga ‘ferri’, se ai thoshte ‘Po ore, ta bëjnë këta; hajde gjeje të vërtetën, ti ke vjedhur kullën!’. Po të kërkoje prova, prova nuk kishin. Por po të thoje ‘hajde të të tregoj se kulla e sahatit ndodhet po aty’, edhe kjo ishte e pamundur. Se kush të linte të dilje nga qelia për të treguar kullën e sahatit!?.

Edhe këta të opozitës së sotme, që në fakt janë komunistët më të egër të periudhës së komunizmit, të njëjtën metodë ndjekin: Krijojnë ‘qelinë’ për të akuzuarin, dhe njëkohësisht vetes si akuzatorë i krijojnë të njëjtën errësirë. Hajde gjeje pas kësaj nëse e kanë vjedhur kullën, apo i kanë blerë e shitur votat…

Puna e tyre (PD-LSI-VV) është që të krijojnë amulli, kaos, destabilitet, paqartësi, njollë të zezë për vendin. Sa kohë që nuk kanë fituar vetë, ata thonë ‘katastrofa le të vijë pas nesh’. PD dhe LSI i kishin ngrehur militantët sikur do të fitonin 90 mandate; ditën e votimeve deklaruan se ‘kemi fituar thellë’, por kur doli ‘zero e send i kotë’, atëherë nisën akuzën për ‘blerje votash’. Njeriu më i lartë i akuzës në PD fliste se ‘drejtori i KESH është parë duke kaluar rrugës në aksham’.

Çfarë po ndodh kështu?

1.Njerëzit e opozitës janë përfshirë në një sulm emocional për jetë a vdekje në këtë stad kohor kur në Shqipëri po formohet Drejtësia e re. Dikush që është në krye shërben veten, ose shërben dikë, ose disa. Këta nuk duan t’i dorëzojnë as Metën, as Berishën, as Fazlliçin, as Gërdecin, as piramidat, as shitjen e detit, as floririn e grabitur, as boronicat e fundit. Nuk i dorëzojnë, dhe, për të mos i dorëzuar krijojnë ‘ethet e pafund’ të zgjedhjeve; le të zhytet vendi- sipas tyre, sa në kllapi, sa në sëmundje, sa në kaos… Kjo, e gjitha është ndjenjë, jo politikë, as arsye, as ligj. Kufirin mes ligjit dhe ndjenjës këta e kanë fshirë.

2.Këta erdhën deri në 25 prill, ditë e votimit, fatmirësisht me shpresë se fitojnë dhe pas kësaj do t’i digjnin dokumentet, do t’i vrisnin dëshmitarët, do ta kapnin demin për brirësh, do ta bënin edhe një herë atë që kishin bërë. Se po të mos kishin këtë shpresë, as që kishin për të ardhur në votime. Kur humbën, dhe humbën thellë, u ndodhën ‘gafil’,…, atëherë përdorën akuzën më vulgare të përdorur 30 vjet: ‘Na vodhët kullën e sahatit, dmth., votat’. Këta tani nuk pranojnë t’i bëjnë asnjë shërbim kombit: As të dorëzohen para Drejtësisë, as të pranojnë vendin e opozitës, as të kthejnë në Thesarin e shtetit floririn dhe milionat e vjedhura, as të paguajnë për zhdukjet masive të njerëzve. Madje edhe vetë kryetari i PD, Basha, duke treguar me gisht ’akshamin’, mbulon edhe dorëheqjen në parti. Më mirë akuzon të gjithë sikur ‘ua ka parë kullën në xhepa’. Këta nuk arrijnë të bëjnë gjënë më normale të njeriut: Kur njeriu del në fushën demokratike, shpresat lëri në shtëpi!

3.E keni vënë re se në diskursin e tyre kanë gjithçka:

Kanë akuzën ‘thes’ ku- sipas tyre, fut dorën dhe i gjen të gjitha: vjedh kushdo, blen secili, shiten të gjithë… Kanë fantazmat, nga të cilat, në vend që të largohen, u vijnë edhe më afër… Çlirojnë në turma ‘teorinë e gjithçkaje’, që sipas tyre, edhe kur nuk kanë rol, as kontribut, as vlerë- u takon gjithçka. A nuk ishin ‘absent’ për mandatet parlamentare, absent për tërmetin, për pandeminë?! Megjithatë akuzojnë dhe duan gjithçka.

Edhe shoqërinë e intelektualëve letrarë, pse vallë e afruan? E afruan njësoj siç afrohet shoqëria jezuite, vetëm për të hamendësuar ‘vjedhjen e kullës së sahatit’.

E vetmja gjë që nuk afruan ishte veprimi i provuar me shkaqe dhe shpjegimi i shteruar shkencërisht.

Këtej erdhi lajthitja.

18 komente në “Dikush ka vjedhur kullën e sahatit”

  1. Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj jane Dy rrugaçe says:

    E Forte kjo Babin tende e Kemi pare në Valbone në vitet 50 haha ?? dhe kët e çuane në burg në 80 hahaha ???.. FiKes kët mentalitet kane Sali Berisha dhe ilir Meta dhe njerzit që marrin afer tyre dhe bashke punone me ta….

  2. Kellira says:

    Lepires profesionist. Meqe nuk je ne burg dil nje here ne shesh te shohesh qe Kullen e Sahatit e vodhi me ne fund eDrama me Zdromsin ne krye te bashkise.

    1. Vranakonti says:

      Kellira,qenke vertete kellire,funderine.Frroku ne kete shkrim ka thene ato qe jane ne fakt dhe eshte shkrim per t’u lavderuar.Opozita (PD dhe LSI) kerkojne qiqra ne hell.Nga frika e elektoratit, Basha me bandat e tija te Elbasanit, jo vetem qe vran nje njeri te pafajshem por dalin edhe shpifin tere diten se PS-te ne vodhi votat.Jo more jo,nuk ua vodhi njeri votat,por populli nuk jua jep se ato jane parti fashiste. Ata nuk pranojne rezultatin e 25 Prillit se kane frike nga elektorati tyre,krijojne alibira. Mire e ka FRROKU qe pse nuk denoncojn e pse nuk dorezojn as Bashen,as Berishen per krimet e medha qe ka bere,as Fazlliçin as floririn e vjedhur,as shitjen e detit,as vrasjet e 4000 veta ne 97-ten,vrasjet ne bulevard,Gerdecin e te tjera krime te medha.Prandaj opozita ka humbur zgjedhjet te cilat jane firmosur nga te gjithe komisioneret e tyre dhe te Partive te tjera.Te pranuara nga nderkombetaret.Pra ky eshte nje kapitull i mbyllur dhe fituese eshte Ps-te dhe Edi Rama dhe pike.Te hidhet perpjet Berisha,Basha,Meta,Fallxhorja ato nuk kthehen.

  3. Maloku says:

    Mbetesh gazetari më i mirë në vend. Dhe në mënyrën që shkruan, shkrimtar.

  4. Eni says:

    Kullen e sahatit dikush e shiti vertet ne vitet 70 nje katundari…po Frroki deformon cdo gje….eshte reale si ngjarje ja shiti nje fshatari dhe e arrestuan per mashtrim….

    1. Tanguli says:

      Edhe Lulka ja shiti fitoren katunarve, por per kete u denua per mashtrim nga … populli!

  5. trendafili Permetit says:

    Kellira, kellire mbetet; dikur ne faqen e fundit te nje reviste shkruhej: pohojne me gojen e tyre. Atehere dhe besoja dhe s’e besoja , por tani e besoj se ja , kellira -sali berish, eshte vetepagezuar ashtu si eshte. Penes se Frrokut i perulet tre here ndite fletorja ku ai shkruan dhe s’ka vlereqe sjell mbivlere asnje argument tjeter; kellira mbetet kellire si ne jug dhe veri, si ne lindje dhe perendim, si nen toke dhe mbi toke, si ne det dhe ne steré. Frroku me kujtoi fabulen e çakallit me qengjin: nga larte, ne anen e vijes me uje vjen çakalli dhe i thote qengjit: me ke turbulluar ujet! Jo, i thote qengji, une isha poshte ty. Ke tre muaj qe ben kete pune ! Jo, i thot qengji, une nje muaj kam qe kam lindur ! Dhe ne fund çakalli i thote: ne mos ti ma ka turbulluar yt ate!…Frrok, keta jane bere dhe çakenj dhe kriba; problemi duhet ta zgjidhe roja dhe ligji, ndryshe vetgjyqesi. O Mete, per vete.

  6. Alpazar says:

    Kur lexova titullin mendova se mos filluan diversionet per zgjedhjet e 2023 per te cilat thone qe lali Eri e mbyll karrieren dhe jo vetem sepse ka fshehur kullen e sahatit ,po pastaj u kuptua qe ishte rasti i rendomte i ketyre artikujve qe e kane inatin me opoziten pse ankohet per zgjedhjet. Ky eshte ai “analisti” qe ne fillim thoshte c`pune ka ky piktor injorant me drejtimin e vendit ,e pastaj qe eshte super intelektual nga familje e fisme.Lexojeni se eshte super analist

  7. Sevasteri says:

    Kryevepër Frrok.Ke qënë je dhe do mbetesh gazetar prefekt.Faleminderit!

  8. Shqiptar says:

    Koha e pallavrave mbaroi, Frrok. Èshtè koha e drejtèsisè tashmè.
    Berisha,Meta, Basha, Gjiknuri, Dako, Sejdini,,,,,lista èshtè e gjatè.
    Kanè vjedhur e vrarè.
    Jo jo, èshtè naive dhe çmenduri, tè presèsh nga kriminelè ordinerè, njè reagim tjetèr.
    Tè gjithè ata syresh, kèrkojnè tymnajè, mjegull.
    Kètè po bèjnè edhe tani.
    Shteti, nèse ka ardhur koha pèrsèri pèr ne shqiptarèt pèr tè patur njè tè tillè (kemi 35 vjet pa tè) ngrihet mbi drejtèsinè.
    Drejtèsia, le tè funksionojè.
    Rilindja e shtetit shqiptar, varet nga fakti i egzistencès ose jo, tè prokurorève me format kohor, nè radhèt e SPAK.

  9. Mal Cori says:

    Zoti Cupi! Opozita po akuzon sot maxhorancen se ju dha leke te demtuarve nga termeti, para zgjedhjeve.
    Por e cuditeshmja eshte se nje muaj para zgjedhjeve, vete Basha bente nje propozim .
    – Ai kritikonte qeverine pse bente tendera per ndertimin e shtepive te demtuara nga termeti. Keshtu favorizohet korrupsioni dhe klientelizmi.
    – Ne, thoshte Basha, i bejme thirrje qeverise, qe tu jape leke ne dore te demtuareve, dhe ata ti ndertojne vete banesat e tyre.
    Ju gazetaret nuk e keni kapur kete gje. Sepse eshte pikerisht ajo qe Basha sot, po e perdor si blerje votash, por qe ishte vete qe e propozoi.
    Nuk eshte e veshtire ta gjeni dhe ta perdorni si argument.

  10. K says:

    Habitesh me Ephiphani e Frrok Cupit! Ka rilindur si Krishti! Dhe e keqja qendron ne ate qe ai ka te drejte ne c’do gje qe thote! Eshte rasti Mero Baze apo Kreshnik Spahiu? Por ne fund, ne SHqiperi, c’do gje eshte personale! S’ka parime flet vetem urrejtja dhe hakmarja!

  11. Martthew KARNITSCHING says:

    Tashti ne demokraci nuk kemi plehra kimike, kemi plehra origjinal, BIO. Ky majmun , dhenderr i Sekretarit te Pare te komitetit te Partise Mirdite ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike ne vitin 1974. Femijet e elites komuniste shkonin ne ate Fakultet. Aty ka mesuar te thure lavde pushtetit, por duke henger ……

  12. ilir says:

    Rama bam e Frroku ham.

  13. Bakja says:

    Frok je i ardhun ne Tiron e per rrjedhoje nuk i di te gjitha e aq me pak te ta kete treguar Taku kete histori e e ke besuar verberisht!Kullen e sahatit e ka shitur nje fare Agim Gjuzi nje katunari dhe kjo eshte e vertete.
    Ndaj o Frokmos jep argumenta qe nuk kane baze .Pyet se do te ta thone te verteten e ketij njeriu qe ishte i lindur per keto bema ne ate kohe ne Tirone.

  14. shqip says:

    Ngjarja është reale. Po, ka qenë një farë Gim Gjuzi , që në fakt ishte personazh i përfolur në atë kohë. Më tepër për komicitet, apo trompa siç i thonim atë kohë. Megjithatë asnjë nga ju nuk e kupton domethënien e “vjedhjes”, që Frroku e përdor në stilin e tij. Krahasimi i vjedhjes së sahatit bëhet në mënyrë figurative. Nënkupton vjedhjen e votave, që opozita e ëndërron . Ose më saktë e orkestron. Shumë kohë përpara e kisha menduar dhe komentuar se : këta të fundit, pra opozita, do ti kontestojë zgjedhjet. Dhe nuk më kanë zgjenjyer. Ne do vazhdojmë të vuajmë pasojat e dhjetorit 90. Kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët apo erën e ndryshimeve. Ne vazhdojmë të vuajmë pardesyte e bardha. Ata janë zgjatimi i sistemit të kaluar. Metodat që ndjek lidershipi i Shqupit janë njësoj me ish sigurimin e shtetit. Por duan vetëm të fitojnë kohë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar. Vetëm ca nostalgjike shpresojnë në përmbysje . Po që të ndodhë kjo duhen Ristani, Sheshenka , dhe pleporët e Saliut.

    1. Tanguli says:

      Sigurimi i Shtetit me metodat e tij kishte vendosur stabilitet dhe rregull ne shtetin shqiptar! Ndersa Pardesyte e Bardha perkundrazi, jane perpjekur dhe perpiqen vazhdimisht per kaos dhe paligjshmeri. Pra veprimet dhe metodat e njerit dhe te tjetrit, sjellin perfundime krejtesisht te kunderta, qe tregon se “Sigurimi i Shtetit” dhe “Pardesyte e Bardha” jane grupe krejtesisht te ndryshem dhe te kundert, e jo vazhdim i njeri-tjetrit sic thua ti. Keshtuqe karahasimi yt eshte jo vetem i pasakte dhe bajat, por edhe tregues se ti je nje shkerdhate antishqiptar dhe bythqir klasik!

  15. Boston says:

    Urimet me te mira per penne tuaj te arte, shume te fuqishme she shume real. Prej fillimit ke artikuj me force e arsyes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje