Artan Fuga: E gjithë kryesia e PD nëse i ka mbetur sadopak edukatë të japi menjëherë dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar

10 Maj 2021, 14:43Blog TEMA

Nga Artan Fuga 

Përshëndes dorëheqjen e z. Sahit Dollapi nga posti i sekretarit organizativ i Partisë Demokratike!

Akt ndershmërie politike!

E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar!

Tani, jo në korrik, as në shtator, as në të korra dhe as në të vjela!

Nëse nuk e dinë si bëhet dhe si i bëhet pastaj le ta thonë se ka që e dinë!

Justifikimet jo po se kjo, jo se po ajo, jo se ai vodhi, ajo bleu, ai iku në drejtim të paditur, ata paguan, etj., i dimë, edhe ata i dinin! Janë pa lidhje me atë çka bëhet fjalë, sado të vërteta qofshin.

Mos i hyjmë analizave të hollësishme!

Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!

Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci.

Flas për opozitë politike, jo opozitën retorike!

4 komente në “Artan Fuga: E gjithë kryesia e PD nëse i ka mbetur sadopak edukatë të japi menjëherë dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar”

  1. trendafili Permetit says:

    E mban mend Artan kur ju qep prapa policia Dollapit qe ta hapte, me fal ta kapte? Po ai eshte nje kerriç dhe dha doreheqje; merre me mend, kush ka, se si jane te tjeret qe s’japin!!!!

  2. drejtesia says:

    Po te vjen dhe ty mendja ne vend, se te kishte ikur ne drejtim te pa ditur.
    Tung.

  3. Loni says:

    Jane me majasëll o profesor leshi! Eshte psrti majasëlli ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje