Nga Edmond Arizaj
A është krejt i sinqertë Edi Rama në shtrirjen e vazhdueshme të dorës drejt Lulzim Bashës? Ai thotë po. Luli nuk e beson. Historia me dorështrirjen e bashkëpunimit të Ramës thotë “kujdes”. Ndoshta e shtrojmë pyetjen gabim. Për çfarë i duhet Basha? Ka egzekutivin. Ka legjislativin. Nuk e provon dot kush, por aksiomatikisht si dorëzanës të reformës, “i takon” edhe drejtësia.
Përse vallë e do edhe opozitën? Apo më saktë Partinë Demokratike, meqë LSI nuk do ta marrë as në konsideratë. Punët, investimet, projektet, rilindjen urbane, rilindjen shqiptare, i formëson e i ngjyros vetë. Për çfarë dreqin i duhet pra Lul Basha? Apo mos vallë është duke luajtur diabolikisht, si një luan i madh që i ra në thonj një gazelë e pa rritur mirë, që jo me vrap nuk ikën dot, po s’qëndron dot as në këmbë.
Sepse gjithë kjo “dashuri” që shpreh ai për Bashën, përkthehet në papërmbajtje të Berishës dhe në mllef të elektoratit blu, me vota të qarta, mijëra e qindra mijëra kundë Ramës. Mos vallë Rama këtë po bën? Nxitjen në maksimum të paranojakëzimit të Berishës, duke stimuluar një betejë të padukshme në trekëndëshin Meta-Berisha-Basha, shumë më të ashpër se sa ajo kundër tij?
Këmbëngulja e vazhdueshme për “shpëtimin” e Lulit, do ngrinte dyshime të thella për këdo, jo më për Berishën dhe Metën, që duket se janë “armiqtë” e vërtetë. Pra do ngrinte dyshime për një marrëveshje, mbi marrëveshjen që di plotësisht Berisha dhe asaj pjese që di Meta. 17 Maji i 2017, vazhdon të jetë misteri i madh. Dijeni të plotë për çfarë është biseduar në ato orë mendoj se ka Rama dhe Basha afërmendsh, por edhe Berisha. Ndoshta, dhe vetëm ndoshta ai si duket ka qenë dakort, jo vetëm të luftohej kundër LSI, por edhe pushteti të mos synohej si i takon një opozite të vërtetë.
Dalim tek pyetja që na dedukton ky arsyetim: Çfarë vallë i qenka premtuar Berishës? Por në fund të fundit Basha dhe Rama kanë rënë dakort ta mbrojnë, apo ta shkatërrojnë? Në gjithë këtë dyshim të madh, mbushur me pikëpyetje dhe dyshime më të vogla, shoqëruar nga të panjohura të thella që nga fushata e 2005, prej ndryshimit të Kushtetutës 2008, marrëveshjes së 1 Prillit të 2013 dhe 17 Majit të 2017, një gjë duket krejt e qartë: Edi Rama ka luajtur i vetëm dhe vetëm për vete e i ka luajtur gjithë të tjerët si gurë shahu të sakrifikueshëm, në kohën e duhur.
Njëjtë e shoh edhe Lulin sot. Vetëm se atë po e sakrifikon duke i shprehur dashuri. Me Berishën dhe Metën ka qenë e pamundur dashuria, sepse ata në kohë të ndryshme kanë qenë si Rama sot, lojtarë të fortë shahu politik. Ishin kohë kur Rama vetë ishte i sakrifikueshëm.
Në epilog, brenda pak javësh do zbulojmë atë që s’e mësuam dot prej 2004: A është Luli një naiv që edhe pse iu dhanë grada pa kursim nuk u ngrit dot në rolin e një oficeri, apo u shndërrua në sytë tanë në mjeshtrin e kamuflimit politik duke ia hedhur njëherësh dy prej elefantëve politikë shqiptarë?
Unë personalisht do vija bast për vrasjen me dashuri të Lulit nga Rama. Sepse më duket që vizionin e “Shqipërisë së re”, Rama nuk do ta ndajë me askënd, aq më pak me Lulin. Thjesht, me ftesën e tij, me dashurinë pa kushtëzim, hedh gaca zjarri në një tokë që po digjet.
Na lodhe koken.
Akoma nuk kuptohet konkretisht ,një gjë është e qartë ,deri tani është lojtar shumë i mirë me kundërshtarin.Lojtar në politikë lejohet ,një i tillë dhe talent do të thoja është Renzi në Itali.
Kuptohet se Rames i duhet Luli per vijat e kuqe qe mos te pengohen , qeshtja e europjanizimit nuk behet pa opoziten , ndyshime kushtetuese nuk behen e shum qeshtje tjera , dhe nga ana tjeter Rames i konvenon nje torrollak si Lulush Basha sepse te garantuar e ka fitoren edhe ne 2025.
Me te drejte te lodh koken kur e lexon kete artikull. Nuk e di po e vet autori e di se cfar ka shkruar. Nje kakofoni mendimesh. Po e stergjasni kete bashkqeverisjen si nje enigem qe nuk kuptohet. More Zoteri Rama kerkon bashkeqeverisje per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Eurpian, qe kur behen mbledhjet ne keto organizmat Europiane te mos i bjeri njera gozhdes e tjetra patkoit se po tmerrojme dhe te huajet.
Rama e mori vendin ne 2013 me rroge mesatare 200mije leke … ecoj ne 2017 perseri 200 mije leke ….mbeti ne 2021 200mije leke.
Popull haleja e voton …. mire ben por te mos na caj trapin me ankesa.
Hajt se aty vetem pleqt cfare te presesh nga ata pleq qe mbrojten per 50 vjet ideologjin me totalitare ne bote.
Ata parazite Ramen e quajn lule.
Mentalitet tipik i prapambetur ballkanik: e lagu se lagu, Rama kshu, Luli ashtu, etj, etj..
Kur do ta kuptojne me ne fund gazetaret dhe analistet e banakeve te tv-ve, qe, ketu, sot, luhet e ardhmja Europiane e Shqiperise.. dhe Edi Rama eshte per momentin politikani me serioz dhe i pergjegjshem per ta realizuar kete aspirate shekullore.
“Taulant”
Shume keq e paske zene me pleqte. Ne çdo koment masturbohesh se pleqte votuan Ramen. Kjo tregon se te rinjte si puna jote (me qe ra fjala ti je plak i rrjedhur), jane ne avangarde ne krahasim me rinine shpellare. Nje keshille:
Hap syte se mos plaku Sali qenef Berisha te çon per gjahe andej nga shpella e Dragobise.
Lul Basha, apo Berisha qe Qesh, i duhet Edi Rames per te fituar Mandatin e Katert ne Shqiperi.
Basha i duhet Rames per te permiresuar imazhin e Shqiperise qe e ka nxirre Berisha,Meta,Luli,Monika e te tjere.Europa dhe SH.B.A-ja duan stabilitet dhe mirekuptim per teecur perpara.Po qe se z.Arizi,e ndonje komentues tjeter ,le tu referoen cdo deklarate qe kane dhene diplomatet perendimor ne gjithe keto vite.Mendoj se thirrja e Rames ka brenda interesat e vendit dhe te vete Lulit.