Gërdeci u rihap, Meta po shkarkohet: Drejtësia e re po godet korrupsionin

7 Maj 2021, 18:30Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë.

Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditë

Ilir Meta po shkarkohet nga detyra e presidentit të Republikës.

Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht.

Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve.

Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera.

Kjo ndarje e rrit numrin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir.

Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t’i ndajnë, por do t’i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht.

Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror.

Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion.

Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht.

Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive.

Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti.

Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre?

Prisni dhe shikoni…

10 komente në “Gërdeci u rihap, Meta po shkarkohet: Drejtësia e re po godet korrupsionin”

  1. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    I Dashur AVOKAT NGJELA deri tani té kanè dalë gjithë PARASHIKIMET NJË më NJË !!!! Edhe për Metën HAJDUTIN e THESARIT të SHTETIT e ke thënë që do DORËZOJ gjithë GJËNË e VJEDHUR NJË më NJË dhe DO NDODHI SHUMË SHUMË SHPEJT !!!!! Ke thënë që edhe kur Meta KRIMINELI të SHKOJ në BURG të PËRJETSHËM , çdo GJË do shkoj si në GJALPË dhe do jet NJË DITË NORMALE , ku POPULLI i MADH dhe i VOGËL do FESTOJ , si ASNJËHERË tjetër !!!! Për mua AVOKAT NGJELA me PARASHIKIMET e tija , është NJË GJENI i LINDUR !!!!! Je BRILANT dhe i MREKULLUESHËM I DASHUR AVOKAT NGJELA !!!! RROFSH NJË MIJË VJET O TAKU ???????????????????????????????????

    1. Shkodrani says:

      Jemi mësuar të duartrokasim dhe festojmë. Në fakt duhet vetëm të reflektojmë dhe të turpërohemi që padrejtësia në vendin “trim dhe bujar” ka mbërritur në ato nivele saqë shqetëson SHBA DHE BE njëkohësisht. Meta, Berisha…etj, etj janë MADE IN ALBANIA dhe tani duhen gjykuar me drejtësi dhe paanshmëri duke i kërkuar llogari juridike për veprimet e kryera në këto tre dekadat e fundit. Të falënderojmë SHBA por edhe të gjith ata shqiptarë që e duan drejtësinë të pastër dhe të paanshme.

  2. Molla e dijes says:

    O avokat! Ti vazhdon rrjedh nga trutë. Mbase dhe bën sikur se të paguan mirë Rama. Për cilën drejtësi flet ti? Ç’është kjo drejtësi që i bie vetëm opozitës? Kjo është thjesht pseudo drejtësi e kapur. 30 vite të gjithë kanë vjedhur me thasë dhe drejtësia e re i bie vetëm këtyre, dhe fiks pas zgjedhjeve, pasi la dalë hapur fare blerja e votës?! Rama dhe çifutët po pastrojnë para dhe vjedhin gjithë Europën me call centera bursash online piramida, dhe ti thua drejtësi! O Ngjela! Ma vaffanculo! Sharlatan që s’ke respekt as për veten,as për burgun që ke bërë! Gomar pa këllqe!

  3. k says:

    Ne u plakëm duke pritur,kurse kriminelët,hajdutët dhe të korruptuarit
    u lodhën duke u dëfryer me djersën dhe jetën e popullit.
    Chi vive sperando,muore cacando.meqë di italisht.

  4. Bujana says:

    Suksese SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Shpresoj te vi radha sa më shpejt edhe mashtrimitt te Kompanise Albtelecom kundrejt aksionerëve të saj.Kaq vite privatizim dhe akoma nuk ka asnjë trasnparencë për aksionerët të cilëve Albtelecom i mori letrat me vlerë.Nuk e di si e lejon dhe shteti Shqiptar një mashtrim të tillë.Nuk ka mundësi që një kompani kaq e madhe të dali gjithmonë me humbje me vite të tëra

  5. luani u.s.a. says:

    Avokati Spartak Ngjela eshte bere si Baba Venga qe parashikon se cka do te behet per vitin 2021 ne bote qe eshte absurde dhe qesharake me parashikimet e Baba Ngjela?!

  6. Ergys says:

    Kenaqesi te lexosh e degjosh avokat Ngjelen

  7. Taku says:

    Nuk eshte “Prisni dhe shikoni” or Ngjale por “Prisni se skeni pare gje akoma”!E kjo shprehje e kahereshme eshte e atij burri qe i vuri vehtes objektiv qe te shpartalloje banden Berishjane se bashku me ‘=”Ujkun e Skraparit” !,ja çdo te thote te jesh patriot e atdhetar i shquar qe zotrote qe me afer i afrohesh nastradinit Kurti ku edhe reference ke ate ,(kaqoli) qe zotrote mundoheshe ta intimidoje sot po shperblehet duke realizuar nje nga 5 objektivat ndaj ketij vendi e populli.Ndaj o Ngjale ato qe shkruan nuk pine uje qepse dikush tjeter i ka thene e bere vepra.Nje gje ndoshta te mire ka kjo sepse ndoshta edhe ti e kupton se sa vite drite larg Jush eshte Edi Rama.Lum kush eshte ne gjendje ta kuptoje e ta vleresoje.

  8. Taulant says:

    Me kete ritem SPAKUT i duhen 2500 vjet te sjell drejtesin ne Shqiperi.
    Ata kane 4 vjet qe kane filluar dhe u duhen akoma 4 te tjera te shkarkojn gjyqtaret e korruptuar plus 8 vjet per te mbushur vendet .
    Pastaj me super hajdutin Rama ne pushtet ????

  9. Ceni says:

    Lufta kunder korrupsionit te siperm do te jete vertet spektakolar. Goditja e berthamave te renda, e atyre qe ishin te paprekshem po nis. Do tronditet rende ndertesa e korrupsionit. Ka dy shenja; proceset anti Meta dhe Mediu. Kjo eshte reforma ne drejtesi, largpamsia dhe vendosmeria amerikane qe di si behet shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje