Turi për të (ri)mbajtur partinë vjen me rrezikun që ta vrasë përfundimisht

6 Maj 2021, 15:47Blog TEMA

Nga Alfred Lela

Diskutimi se Lulzim Bashës i duhet të marrë pushtetin në parti, pastaj atë në qeveri, është i vjetër tashmë. Që në fillimet e tij, ky përfundim, i ngritur mbi hamendësimin se, sido që të shkojë, partia i përket Berishës apo hijes së tij, e ka shoqëruar pasardhësin e Doktorit në PD.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që në vitin 2013. Një prej tyre është fakti se, ai nuk mund të quhet më ‘kryetari i ri i PD’. Ai është nominalisht në krye të kësaj force  prej 8 vitesh; prej 9 vitesh të tjera në politikën aktive, numerologji që e fut edhe ‘të riun’ në radhën e veteranëve politikë.

Tetëvjetëshin në krye të partisë e ka përkufizuar përpjekja për të themeluar një formacion të tij, mbi sizmikën që la pas ikja e Berishës. Kësaj i bashkohej edhe padurimi që demonstronin ndaj tij bejlerbejtë e Vezirit të madh, që e shihnin të riun Basha si aguridhen që po u merrte frytet e pemës që kishin pjekur diejt e tyre.

Këta të dytët i përzuri, me gjasë edhe me bekimin e Berishës. Sepse nuk mund të thuhet se ish-kryetari e ndikon partinë në frymë, pa patur një dorë edhe në rrëzimin apo ngritjen e personazheve. Eksperimenti i të larguarve të pare, në vitin 2017, nuk do ta kishte dëmtuar edhe aq PD, nëse nuk do të ndërthurej me listat eksperimentalo-familjare, dhe me një fushatë mesazh-çoroditur dalë nga pakti i paqartë me kryeministrin.

Logjika që u përdor asohere: Bashës i duhej ta radikalizonte dhe të bënte zgjedhjet e veta, sepse donte të kontrollonte partinë. Të mos harrojmë se edhe një parlament më parë Basha i kish nxjerrë nga Kuvendi dhe futur në çadër deputetët e trashëguar nga ‘regjimi’ i Berishës, duke e çorientuar profilin publik të tyre. Vetëm pas pak muajsh do të vinte edhe ‘nxjerrja për zhelesh’.

E bëri për të mbajtur partinë, u tha sërish.

Dy vjet më vonë u ngrit edhe njëherë për radikalizim, kur mori vendimin për të djegur mandatet parlamenatre duke u hequr pedanën më të lartë publike deputetëve të tij dhe aleatëve. Me një frymë nxori nga pushteti lokal edhe kryebashkiakët, duke i këputur opozitës çdo fije që gjeneronte pushtet, jashtë firmës dhe vulës së vet.

Edhe pse është thënë vazhdimisht se opozita nuk ka asnjë pushtet, në rastin e shefit të saj kjo nuk qëndron. Ai është njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri pas Edi Ramës. Firma e tij është poshtë vendimit për emrat e pothuajse gjysmës së parlamentit aktual. Ai mban ‘peng’, me po atë firmë, rreth dyqind burra e gra, të cilëve u premton kandidaturat për bashkitë e vendit. Edhe pushtetin mediatik nuk e ka të vogël. Vetëm me telefonata ai ka bllokuar javën e fundit daljen në ekranet e tre televizoneve qendrore, njëri kombëtar dhe dy të tjerat të lajmit 24-orësh, të rivalëve të tij në parti.

Kështuqë, sa herë dëgjoni të formuluar prej Bashës, se opozita nuk ka asnjë pushtet, merreni si tallje.

I tillë, duke komplotuar kundër të vetëve, madje kundër vetes, dhe sidomos shpresës së opozicionit në Shqipëri për një opozitë të fortë dhe reale, vjen Lul Basha deri te humbja e radhës, dy javë të shkuara.

Sërish ka kapur armët. Ka zgjedhur rrugën e radikalizmit. Ka folur për një tur nëpër Shqipëri për të dokumentuar vjedhjen e votës. Përdor gjuhë të dyfishtë, duke përmendur parlamentin dhe mundësinë e mos-hyrjes. Pastaj lajmëron pjesëmarrjen. Përdor për këtë skemë, fatkeqësisht, dy njerëz të botës universitare, dy burra që duan dhe dinë të bëjnë politikë ndershmërisht, Mark Markun e Agron Gjekmarkajn. Të cilëve në fillim u shkeli syrin për oburraninë! e protestave, pikërisht se j’ua di nervin e ndershmërisë, dhe pasi i shërbyen si sounding board* të këtij mesazhi kërcënues, u tha: ‘daleni, djema, daleni, se jeni të rinj, nuk i dini të tëra’. Si Ramiz Alia studentëve në vitin 1990.

Në fund, sido që të jetë, sido që të shkojë, është i njëjti Bashë. Artisti pantomimist i rrëfenjave të Ramës. Një Lul Gump i fshatit tonë politik që, e sheh PD dhe jetën si ‘një kuti çokollatash ku ‘you never know what you gonna get’.

Ne të tjerët e dimë. Çka do të nxjerrë, edhe kësaj here, kutia e kurtheve të Lulit është melodia e vjetër. Turi bëhet për të (ri)mbajtur partinë. Kështu do të jetë edhe herën tjetër. Ai mund ta mbajë dhe rimbajë partinë, por jo ta fitojë atë. Sepse, një gjë e pasakrifikuar nuk mund të fitohet. Apo edhe se, fati i free rider** është i fundmë.

Ka edhe një rrezik: në përpjekje për ta mbajtur ta vrasë, përfundimisht.

10 komente në “Turi për të (ri)mbajtur partinë vjen me rrezikun që ta vrasë përfundimisht”

  1. BASHA IK PIRDHUUUUU!!!?? says:

    LELA !!!
    BOLL NA ÇAT BYTHËN .
    THUAJANI HAPUT DHE FIRT ATIJ TË IK TË PIRDHET .
    HUMBËT. MOS U PËRDRIDHNI SE E PORDHËT PO E DHISNI PËRFUNDIMISHT TË PD-në KËSHTU .

    1. Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku jane një lloje si Xhela Mziuni says:

      Ështe vertete ajo çë thua ti por Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku Jane Dy rrugaçe dhe Jane në të njëjtin nivel si Xhela Mziuni Gence Strazimir Edi Paloka dhe Flamure Noka nuk bën perjashtim nga të tjeret Agron Gjekmarkaj në 2017 i kerkone Lulzim Bashes që të largohet nga PD tani çë ështe deputet eshte gati të hidhet në ere për Lulzim Bashen.. Dhe më apsurdja eshte Kure thone se zgjedhjet nuk i njohin por në palament do hyme Kjo na tregone se Kush Jane keto mbeturine si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku me shoke

  2. butrinti says:

    LELA ! SI KESHTU MOR DJAL !? TI JE ?

  3. qytetar says:

    Ik mor….mor…morrrr.
    Anal-et si ti e çuan ne kete gjendje Lulen.
    Me kujtohet ne nje nga emisionet muti Tv kur Basha ju lutej ne ekstaze juve KAZANIT …He pra ngrihuni ju dhe dha cashke ta rrezojme EDIN.
    …..perfundimi :
    i hangret…….mjaltin.

  4. Sal Lul Mon Likja says:

    Ky Lela, njesoj si Bolino, ndjek një politikë bythqirësish, pa bosht, thjesht “mirëmëngjes interes” – i themi ne në shqip.
    Kur ka interes, apo nuhatje parashë, Lela, njesoj si Bolino, të thur hymne,e ditirambe.
    Kur don të luajë lojën “bjeri pragut, të të dëgjojë dera”, fillon e të godet me krah marrje, me tangenciale, si me plumba me rikoshet.
    Kur shuhet interesi, të këthen shpinën e të kundervihet. Siç duket, është tharë burimi i parave.
    Njesoj si sot. Njeri i pa fytyrë. Karakter bythqiri.

    1. Qerim Baba says:

      Shikoji surratin prej vampiri, pamje prej rriqebulli dhe fjale helmi si akrep.. byth-shkerdhyer tipik Lela.. edhe mbiemrine ka si emer kurve.. ptuh!

    2. heu bre says:

      C’lidhje ka Bolino ketu o tyrlyly? Bolino ka 30 vjet qe eshte konseguent ne qendrimet e tij.
      Koqe kanari

  5. Zeno says:

    Z. Lela!
    Ju, dhe te tjere si ju, ose nuk kuptoni me te vertete, ise beni sikur nuk kuptoni! Luli eshte kryetar jo per PD, por per te mbrojtur Sali Berishen dhe familjen e tij! As Lulit dhe as Saliut nuk i rruhet per PD! Enveri vuri Ramizin per te mbrojtur familjen e tij, Ramizi Saliun dhe Saliu Lulin! Kaq! Dhe Luli deri tani eshte necrregull! Saliu eshte mire, Shkelzeni dhe Argita jane mire, Jamarberi eshte mire! Gjithcka eshte mire! shqupi eshte mire! Kaq mjafton edhe per kater vite te tjere! Pastaj! Te shikojme e bejme!

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      … kjo nuk do te thote se do “jene mire” edhe ne vazhdim …

  6. FAKTI says:

    Shiko si jane gazetaret dhe analistet tane: po u prishe rehatine, jane kundra, bile duan te te ngrene kembet. Keta jane pusht-eti katert. I dini emrat se une i lexoj e degjoj perdite edhe kur ha buke ne tavoline. Kuptohet qe s’kam pune tjeter, por edhe interes per zhvillimet ne vendin tim qe keta me detyruan e e braktisa. Te kisha force, do ngrija grushtin e Milloshit! Por forcen e ben paraja dhe krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje