Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

4 Maj 2021, 17:39Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Për të llogaritur tërthorazi se sa nga pothuaj 3.6 milionë shqiptarët e listave zyrtare të votuesve, ndodheshin fizikisht në Shqipëri më 25 prill, zhvillova një sondazh elektronik me random SMS, të dërguara tek banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Kampionin prej 1840 të anketuarish e ripeshova statistikisht, që të përfaqsonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht banorët e rritur aktualë të vendit.

Pyetja kryesore në sondazh ishte nëse të anketuarit kishin shkuar të votonin më 25 prill (pavarësisht se për kë kishin votuar). Nga përgjigjet e tyre, më rezultoi se rreth 83% e banorëve të rritur të vendit votuan më 25 prill (pavarsisht se disave prej tyreve u rezultoi vota e pavlefshme). Duke ditur që votat e vlefshme dhe të pavlefshme në të gjitha kutitë e numërura ishin gjithsej 1.66 milionë, mund të llogaritet me një formulë të thjeshtë (1.66/0.83) se vetëm 2 milionë votues kanë qenë në Shqipëri më 25 prill (nga pothuaj 3.6 milionë që ishin në listat zyrtare).

Duke i përmbledhur këto llogaritje, mund të deduktohet se 46.3% e votuesve të listave zyrtare votuan më 25 prill; 9.5% nuk votuan (ku përfshihet edhe autori i këtyre rrjeshtave); ndërsa 44.2% nuk ishin në Shqipëri (shumica dërrmuese emigrantë dhe disa të tjerë ndejtës sezonalë jashtë Shqipërisë).

Grafiku 1. Pjesëmarrësit në 25 prill

4 komente në “Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve”

  1. MAJAKOVSKI says:

    3.6milione votues pra me te drejte vote 18 vjec e larte. Atehere sa milione eshte Shqiperia? Nuk e mora vesht kurre. Te lutem zoti Zaloshnja ma thuaj sakte sa eshte popullsia e vendit tone. Flm

    1. zaloshnja says:

      2 milione te moshes 18 e siper dhe rreth 700 mije nen 18 vjec, me banim ne Shqiperi

    2. i cudituri says:

      Ne 1913 shteti shqiptar i sapoformuar kishte 800 mije banore, ne 1945 Shqiperia kishte 1 milion banore, ne 1990 Shqiperia kishte 4.2 milion banore.
      Sot duke patur parasysh se ka 3.6 milione votues (pra te gjithe mbi 18 vjec), atehere duke shtuar edhe ata nen 18 vjec, i bie qe Shqiperia te kete 5 – 5.5 milion shtetas te regjistruar, nga te cilet jo me shume se 2.5 milion jane banore ne Shqiperi (3 milione kane marre rruget …)
      Patriotizem i madh ky, qe brenda 30 vitesh ta pergjysmosh popullsine e atdheut !!! Ndersa ata qe e cuan popullsine nga 1 milion ne 4 milion ishin “kriminela dhe diktatore”.
      Ju kripsha trute ju kripsha!

  2. Gjyshi says:

    Nqs, banojne aktualisht 2.7 milion nga keta kane qene ne moshe votimi 2 milion (18 vjec e lart) dhe 1.66 milion qe kane votuar zene 46.3 % te votuesve, i bie qe regjistri gjendjes civile te regjistroje 4.839.000 persona nga keta 3.6 milion votues dhe 1.239.000 te moshes deri 18 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje