Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca taktike…

3 Maj 2021, 14:37Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve lokale para zgjedhjeve parlamnetare të 25 prillit, janë dy gafat më të rënda strategjike të një opozite shqiptare qysh prej 1991-shit. Me bojkotimin e Kuvendit, iu la në dorë “inxhinierit elektoral” Gjiknuri ta qëndiste kodin zgjedhor si i vinte më për mbarë. Me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, u la në dorë të socialistëve administrimi i 60 nga 61 bashkitë e vendit…

Me një disavantazh të tillë (pa filluar gara e 25 prillit), duhej një dallgë 1-milion votuesish opozitarë, për të përmbysur murin elektoral 800 metra të lartë, që ka ngritur Rama gjatë 8 vjetëve në pushtet. Por një dallgë e tillë, edhe pse u shpresua, nuk u materializua…

Sidoqoftë, edhe me aq pjesëmarrje sa u materializua (pavarshisht gafave paraprake strategjike të opozitës), një koordinim opozitar taktik në qarqe të ndryshme mund të kishte prodhuar një numër më të lartë mandatesh për opozitën.

Kështu, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së mund të kishte prodhuar në qarkun Durrës 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 6 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Berat, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Gjirokastër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Në qarkun Vlorë, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 5 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për 4 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Në qarkun Shkodër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 5 mandatet që siguroi, ndërkohë që edhe LSI-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin e saj…

4 komente në “Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca taktike…”

  1. hu says:

    Keta jane qelbesirat e PD me emrin politikan qe kerkojn te qeverisin kombin tone, te certifikuar hajdute te pasurive publike dhe xhepave te shqiptareve, kriminel te provuar, njerez pa moral dhe dinjitet, idiot te lindur dhe te pa afte, njerez pa ideale qe per pasuri jane gati te shesin gjithcka, antishqiptar qe shesin territoret qe te paret tane i kane mbrojtur me gjak, spiun dhe fashist, genjeshtar dhe mashtruesa, njerez qe nga mengjezi ne dark lehin gjoja per demokracine dhe ju digjet barku per popullin kur e din mire qe populli nuk i do dhe nuk i shikon dot me sy, njerez qe cfare nuk i kane bere ketij kombi dhe vendi ne keto 30 vite “demokraci”, edhe njeqind epitete te tjera ketyre fytyrave ju shkojne per shtat dhe i kane pak, por vetem politikan keta nuk mund ti quash. Ulni ato dy gishta more debila, hapni rrugen njerezve te ndershem dhe te ditur te ketij kombi, sepse me sjelljet tuaja prej rrugacesh ordiner vetem po i rendoni shume fare ketij dheu dhe ne si popull. Sa larg do te jet ajo dite qe te na shporren nga syte keto ligesira??

  2. Zgjedhjet mbaruan .
    U caltua qarte Fituesi e humbesi .
    Cfar mutin doni me qe vrisni kohen me budalliqe gjithe dites ,si parazite llapaqene !
    Shkoni mer kafshe parazite e beni ndonji pune mte jepni edhe ju kontributin tuaj diku per kte shoqeri
    dhe kte vend ,por ngelet si qen e hajvan duke ,pordhu me i dhen fryme kufomes se zgjedhjeve .
    Ore i kan trur ne vend kta idiotet e botes qe nuk dijn gje tjeter vetem tu pellit medieve ?!!!!!!
    yyyyyyyyyyyyt kafshe ,qe s’vepruat njiher ne jete si gjithe Bota .
    Ngelet duke ngren e pir si derra si parazite e derdellisur duke mos ditur asgje tjeter me bo per vendin dhe keni surrat
    edhe dilni para ktij populli !!!!!!!!
    ptuuuuuuuuuu rrace muti ,kafshe

  3. Zgjedhjet mbaruan .
    U caktua qarte Fituesi e humbesi .
    Cfar mutin doni me qe vrisni kohen me budalliqe gjithe dites ,si parazite llapaqene !
    Shkoni mer kafshe parazite e beni ndonji pune mte jepni edhe ju kontributin tuaj diku per kte shoqeri
    dhe kte vend ,por ngelet si qen e hajvan duke ,pordhu me i dhen fryme kufomes se zgjedhjeve .
    Ore i kan trur ne vend kta idiotet e botes qe nuk dijn gje tjeter vetem tu pellit medieve ?!!!!!!
    yyyyyyyyyyyyt kafshe ,qe s’vepruat njiher ne jete si gjithe Bota .
    Ngelet duke ngren e pir si derra si parazite e derdellisur duke mos ditur asgje tjeter me bo per vendin dhe keni surrat
    edhe dilni para ktij populli !!!!!!!!
    ptuuuuuuuuuu rrace muti ,kafshe

  4. Politikologji says:

    Llogarira kot se koti! Ne se ka nje gje qe u be e sakte ne kodin elektoral, eshte pikerisht krijimi i koalicinove i kushtezuar nga nje liste. Kjo arritje e madhe demokratike beri te mundur qe pd te shkoje ne shtratin e vet, pa qene nevoja per bishta me baze ideologjike te kundert. Ne vende si Greqia psh ka parti te vogla te cilat ndonse nuk hyjne kurre ne qeveri, nuk tentojne te bejne koalicione sepse ato pefaqesojne nje shtrese te caktuar popullsie dhe egzistencen e tyre nuk e lidhin me te qenit ne pushtet.
    Basha zgjodhi te refuzoje kerkesat absurde te Monikes sepse do vazhdonte bjerrja e PD nga nje parti familjare pa principe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje