Nga Kreshnik Spahiu
Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri.
Me të gjashta unë dhe njerzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.
Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontriboj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS.
Tentova disa herë ti bindja që veç e veç do fundosen dhe do eleminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.
Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë.
Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndjeh shumë i habitur.
Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”
Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.
Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama.
6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.
Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar e cila ende ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.
Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjnē lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë.
Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarsisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shumē se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.
Parlamenti shqiptar duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra.
Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar.
I duket tradhëti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.
Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.
Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.
Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.
Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju lentestament për pronat, sepse zakonisht i lën niprit me konflikt nëpër gjyktata.
Gjyshrit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.
Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4 vjeçare.
Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”
Eshte e sakte qe sondazhet ty o “patriot” te nxirrnin mbi 10% dhe kishte votues jashte optikes PS-PD qe te perkrahnin, por si puna e lopes me qumeshtin mbasi e mbushe koven plote i fute shqelmin. U bere njesh me saliun dhe figurat e ndershme qe te ishin afruar dhe besuar tu larguan. Ndaj dhe une nuk te votova biles u zhgenjeva dhe kam bere shume mire edhe kur e mendoj tani.
Ca thua o karabush…po duket qe nuk ke eksperience. Kur ke 30 vjet martese ka pak burra qe se kane tradhetuar gruan. E jo vetem ne Shqiperi. Eshte natyrale. Por tifozlleku ndaj partive esht si ai per sportin..veshtir ta tradhetosh.
Nese e mban veten si jurist, athere rri ne profesionin tend. Mos na bej psikologun, mor palle kari!
????? Te besh analistin mund te jesh edhe jurist. rendesi ka forca e mendimit dhe argumenti! Dhe ky me keto 2 tipare eshte ne regull.
Poli i trete nuk fiton, sikurse edhe partite e reja, sepse perbehet nga plehra si puna jote, qe nuk u beson kush.
ana-te besh deklarata te tilla sic ben zoti Spahiu ne kete shkrim duhet te mbeshtetesh ne statistika. Keto lloj opinionesh te ketij mender juristi jane te mbeshtetura ne opinionet e tija personale, qe nuk i duhen kujt.
Fakt eshte, se mbasi deshtoi me levizjen e tij Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu po kerkon te gjeje nje hapesire bosh per tu futur ne politiken e madhe.
Per mendimin tim, ky individ eshte nje sharlatan qe nuk ja vlen te humbasesh kohen me te dhe idete e tija.
Po me grate cfar ke ? Megjithse ke te drejte per besnikerin e cmendur.
Edhe ti perse na qenke ndryshe nga shqiptaret?!
Mjerim je edhe ti(me fal qe “shaj”)
1.Shqiptaret nderrojne dhe voten dhe idete dhe partite.
2.Shqiptarve nuk u ofrofet nje parti ndryshe, nje parti me program, nje parti qe di sec kerkon dhe di sesi qeverriset,NJE PARTI QE DO VENDIN NE RADHE TE PARE.
3.Ofertat e partive, si ajo e jotja e keto te tjerat qe permend, kane vetem nje destinacion, 1000 vota sic thua.
4.Ti Kreshnik ndryshove sepse dole jashte, vajte ne nje shtet tjeter dhe e pe me syte e ty se cfare eshte normale, cfare jane partite dhe cfare bejne njerzit ne keto vende.
Tani qe dole nga rrumpalla, na del dhe thua gjera te verteta. Kjo tregon se ke qene i ceket(aq sa u bere nje me lulin… e pa komentueshme). Shyqyr qe ndryshove. Gezohem!
5.Fakte: shqiptaret ndryshuan voten ne 2005-en aq sa nuk ka me ku te veje.
U DETYRUAN te votonin vrarsin e tyre sepse qeverriseshin nga nje gje qe ishte me e keqe se vrarsi i tyre. Ja shikoje dhe keshtu dhe do kuptosh se cfare u ofrohet shqiptarve.
I bie qe ofertat jane me te keqia se ato qe kane.
(info per redaksine:sot mesova se kjo isteria e hartes dy ngjyrshe nuk qenka pa qellim, qenka e sponsorizuar nga ps-pd qe naltmadhnia dhe lulushi te beje qeverri bashkepunimi ne emer te bashkimit kombetar.
Sot “takova” dhe ramen. Njeri shume i mencur, me nje intuti qe kupton direk se ke ka perpara, me nje ndjesi se a e “do” apo “urren” ne second, por qe dicka te madhe fsheh. Ndjesia?! Dicka kunder ps-istave)
Bukur e ke thënë, por nuk janë vetëm shqiptaret, por tek të gjithë popujt e Botes, preferencat partiake janë, në përgjithësi të përcaktuara
Ky vozen do jepte prr przize e reja?!!!!! Ky na can gatin cdo nate zek Eni dule mbeshtetur Ramen dhr kush ky qe brnte tendera per gjyqtaret bashke me iah presodentin Bamit Toprn! O pika ne byth ketyre plehtrave! Hajde mor zhapik lonkuto dhe ahikoje aesa fiton e mo na caj rroclen nga Gjetmania o refugjat!
O kreshnik kujt i thua parti te reja ti daku , partis xhozit apo partis Patosit , Saliu me kta te dy e ka djegur tre her shqiperin , me kta i vodhi dhe pulat e kotecit shqiptarve me fajdet , me kta te dy e beri gerdecin me kta beri 21 janarin apo harrove , ne qeverin e saliut me poste kan qen te dy pjestar te maskarallikut saliut , prandaj nuk moren as nje vot , ato jan grupime mashtrimi se kta nuk rrin sot pa i çik pozit prandaj ben parti , ti kur ben gjith ket derr analize si te shpetojn kto gjera Daku , apo i ke miq dhe nuk flet dot , le te krijoj nje parti Marin Mema pellumb xhufi Ndreca ai historiani dhe disa figura te pa perlyera dhe qe kan dhen prova per njerez te ndershem dhe do ta shikosh po nuk dolen forc e par , ne po votojm Ramen per te mbajtur larg gogolin Saliun dhe bandat e PDs , se nuk kemi parti tjeter , le te behen intelektual me integritet qe nuk jan perzier me politik shiko po nuk fituan zgjedhjet , kjo esht e verteta daku , ku te shkosh tek PDja ka rob zoti qe futet ne ate lloj muti qe ka qelbur shqiperin ka 30 vjet , Iliri po ti e di vet, Rama esht i Rilindjes por prej frykes saliut gogolit shqupit po flejm me Ramen kjo esht historia , deri sa te dali nje parti me intelektual serioz dhe patriot profesionist ne Rames do ja japim voten , se na vin lukunia malokve me partin e saliut naj bejn titonen lesh.
Me ke do e krijoje polin e trete Rudinen Patozin Xhozin d m th te njejtat fytyra por pol tjeter tamam si Basha te siellim ndryshimin me te njejte personazhe Mediu Shehu ndoka noka palluqja
Po ca juristi na ben atje ne gjermani, kujt i duhesh ti atje mor aman.
Apo te marrin koso(qe)varet per avokat kur kapin grate me jermon.
Na e shpjego i cik niku, kelysh i saliut e i bomes.
Po ca juristi na ben atje ne gjermani, kujt i duhesh ti atje mor aman.
Apo te marrin koso(qe)varet per avokat kur kapin grate me jermon.
Na e shpjego i cik niku, kelysh i saliut e i bomes.
Ti jurist s’ishe m’shqipni, ka u bone n’gjermani?!
Ca nuk po nodh
Ne shqiperi nuk jetojne vetem gjysher, por ka djem e vajza shume me te mencur nga ty. Votat duhet ti meritosh. E bere si dhelpra kur nuk kapi dot rrushin tha qe nuk eshte pjekur akoma.
Te pergjigjem per tradhetine qe shkruan : shqiptaret po pane ndonje femer shume me te mire nga gruaja qe ka prej 30 vjetesh kalojne 5 minuta me te dhe kaq, por ndoshta ti kete nuk e kupton se mund te kesh shije te tjera, por te votosh partine tende apo cilen do parti te re duhet qe keto te jene me te zonja dhe me te mencura nga partite e vjetra. Bej dy llogari nese hyn ne kete pjese ti.
Cfare bejne shqiptaret the, tradhetojne grate qe i kane prej 30 vjetesh, paskan qene te mencur se dinim, njesoj si gjithe presidentet amerikan.
Na vjen per te vjelle nga komentet e tua gjate gjithe ketyre diteve. Vertet duam forza te reja ne politike por sigurishte jo si ti.
Ha mender m.t se te zbut or Kreshniku i maleve !Si politikan kazani qe je po Amerika qe ka dy Parti ,apo eshte sistemi i kalbur!E kujt i duhen 127 Parti ore “Poli i trete” ne nje vend me me shume Partiçka se sa popullsi????
Shqiperia duhet te kete dy forca politike te majte e te djathte duke shpalosur alternativat perkatese dhe jo kercenime e shantazhe dhe elektorati te konturohet brenda ketyre dy forcave dhe besoj se i mjaftojne vendit per tu qeverisur e kuptuar se kush jane programet e tyre elektorale.Ndaj o Kreshnik i Maleve ate shprehjen se “Shqipetaret e kane me lehte te tradhetojne gruan pas 30 vitesh se sa partine” mbaje per vehte se Shqipetari kur vjen puna di ta ndaje kalliu nga kashta ndaj edhe Ty me “Kuç e zi” te dha ate çka meritoje ,sidomos sot qe edhe me i humburi ka filluar e kupton se per ç’ka jeton.
Se fundemi ,e kujt i duhen partit pa anetare por vetem me krye.are?Edhe nje sugjerim:Bashkohu me Neritan Liçin,me Ilir Demalin dhe formoni “Polin e trete” se do ti shikoni vlerat reale qe keni.
Parite me vetem krye.are jane vetem per pazar.
Paske harruar analizen reale O Gjytyrym dhe Delenxhi.Perqindjet e kenaqshme te sondazheve ishin reale se rreth teje ishin bashkuar figura publike te respektuara.Po Ty tu rrit Mendja.Kujtove se Mileti te donte Ty ,po dole si Kulluf kur iu kundervure shume figurave brenda Aleances kuq e zi duke i tallur dhe shantazhuar dhe e pesove si Zylyfi me Ujkun.Vete Edi Rama te ka pritur deri ne 4 te mengjesit ne Takim kurse ti tolloviteshe ne takime te tjera me zuzare te Sali Kermes.
paske hequr dore nga xheli o loqe
Shtese…
Shikoni se cfare i ofrohet shqiptarve…
Kane nje jave qe merren me nje vajze e cila eshte ne moshe te re, ka shfaqur ne jeten e saj vetem e vetem prezantimin e saj ne publik per 2-3 ore ne nje emisin mengjesi dhe bindjen e saj per nje part, dheeeeee kaq… Me tutje asgje… Totalisht asgje… Bosh…
Majton qe kjo vajza te thote miremengjesi, te beje 5-6 pyetje ne dite dheeee opaaaa, nje vajze e ndritur ne parlament.
Ja e ardhmja na thone??? ja nje vajze e re. Sikur politika ka te beje me moshrn e jo me cfare ofron.
Mos u ankosni, qe ketej e tutje, nebi do jete e ardhmja jone, jo se ka shfaqur donje dituri apo gje te vecante, vetem e vetem sepse eshte prezantuese… Mjerimi vazhdon
(e me siguri do behet pjese e “rama ik”)