Nëse nuk “vrisni” Berishën, mirë është Luli

4 Maj 2021, 10:35Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Të gjithë pa përjashtim, anti-Lulzimët e shkuar dhe ata të tashmit, nuk e përmendin fare Berishën. Ose e përmendin plot respekt e përulje, Doktor-i. Madje edhe më radikali i deritanishëm, më i artikuluari dhe plot logjikë, ish-kreu i PD Kukës, shprehet ashpër vetëm kundër Bashës. Berisha nuk preket. Berisha nuk kundërshtohet. Berisha nuk kritikohet. Berisha nuk përgojohet. Atëherë duke i dalë edhe vetes sime kundër, pse Lulzim Basha duhet të dorëhiqet?!

PD nuk ka nevojë thjeshtë të zëvendësojë Bashën, por të ndërrojë mentalitet, frymë, aromë dhe kjo arrihet duke larguar Berishën dhe gjithë çfarë përfaqëson, duke i lënë vendin që i takon në muzeun dhe kujtesën e PD. Këto janë ligjet e politikës, ndërrimit të mendësisë, madje edhe të lëkurës.

Nuk mundet Rama me sjelljet kaçakçe anti shtet e anti qytetërim të viteve 2000. Por ama, nëse askush nuk ka guximin të artikulojë fort se Berisha duhet larguar si kryetari de fakto i PD, atëherë për çfarë duhet zëvendësuar Basha me një Bashë tjetër?! Që të merret edhe ai peng?!

Ai që vërtetë e do PD dhe kërkon t’i qëndrojë përballë Ramës dhe superpushtetit të tij, do t’i duhet të propozojë një PD të shekullit XXI të çliruar nga hunjtë, molotovët, trimat, ulëritësit, kërcënuesit, çliruar sidomos nga Berisha. Ky do të jetë krahasimi i parë që do të bëjnë shqiptarët në zgjedhjet lokale.

Të gjithë e dimë, se këto ndërkryerjet e tanishme nëpër studio televizive për zgjedhje “të blera”, “të shitura” e “të grabitura” janë justifikimet e vjetra të çdo kryetari opozite për mbajtjen nën kontroll të shfrimit të militantëve mbetur pa pushtet. Ata në studio, thjesht duhet të luajnë sipas shkopit të dirigjentit. Ashtu si dhe ata të krahut tjetër tek e fundit.

PD, siç e shoh unë, është sot në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm: Nuk flitet për pushtet, as për kryetarin, flitet për mbijetesën serioze të partisë së parë opozitare në vend. Besoj, besoj fort, se ai person që guxon të kërkojë drejtimin e saj, duke shkulur edhe Berishën, do të jetë i aftë ta bashkojë, moderojë dhe progresojë PD-në. Ndoshta nuk do të jetë në krye të PD që këtë verë, por pas dy vjetësh, me humbjen e gjashtë rradhazi të Bashës do ketë shanset më të mëdha. Nëse jo, nëse të gjithë presin vetlargimin e Berishës, apo ndërhyrjen e një force madhore, janë duke firmosur së bashku për shkërmoqjen e PD.

5 komente në “Nëse nuk “vrisni” Berishën, mirë është Luli”

  1. millo says:

    Po kush guxon te zere ne goje emrin e Sali Berishes, nga keta te PD? Keni degjuar ndonjenjeri deri me sot?
    Per here tre pare ne jeten e tij, Z. Ylli Rakipi ka shprehur mendimin se Sali Berisha duhet te largohet nga PD-ja! Por a mund te largohet Sali nga PD-ja?
    Kurre! Kurre! Dhe kjo jo se ai e “do shume” PD (as qe i shkon nder mend nje gje e tille), ai mwendon vetem per vete dhe per familjen e tij dhe per mburoje ka PD dhe Lulin Blu. E ka vene te shkretin jo per te drjtuar, udhehequr PD dhe per te fituar, por per te mbrojtur veten nga ndonje “e keqe” qemund t’i vije duke u larguar nga PD. A dini perse Enver Hoxha zgjodhi Ramiz Aline ne krye te PPSH, qe ky – Ramizi te mbronte Enverin dhe familjen e tij, dhe a e dini perse Ramizi zgjodhi Sali Berishen? Pikerisht qe saliu te mbronte Ramizin dhe familjen e tij. Kete beri dhe po ben edhe Sali Berisha: Vuri ne krye te PD mikun e ngushte te Argita Berishes, per te mbrojtur Salin dhe familjen e tij. Te shohim se ke do te vere Luli ne krye te PD per t’u mbrojtur dhe per te mbrojtur familjen e tij!

    1. Kalec Dega says:

      hamm..gammmm,gammmm
      =
      “Krimi i organizuar dhe korrupsioni, dy fusha ku Shqipëria shkëlqen” – mediat franceze
      =
      nuk na u ndane armiqte e jashtem

  2. K says:

    Mendoj qe Ylli Rakipi e beri kete me kerkesen e Saliut per te matur pulsin e njerezve,se si mendojne ata per Saliun! Nuk flet njeri keq per Saliun se Ai ju ka ne dore dosjete krimeve qe kane bere! Eshte edhe spiun dhe ka listene spiuneve te PD qe nuk jane te pakte! Dhe ne fund ose e para Saliu ju dergon Tropojanet dhe ju heqin nga nje dre te mire te gjitheve ata qe nuk duan Saliun! Dhe Lulximja ka frike me shume nga te gjithe! Long Life Sali! Por idiotizmi me i madh eshte kur thone “superpushteti Rames”!

  3. Taulant says:

    E keni harruar Dylber Vrionin, ish zv kryeminister, e keni harruar Alfred Serreqin ish minister i Jashtem?
    Te parin e nxoren me barrele nga mbledhja e Keshillit Kombetar te PD, pasi Sali Lusha dhe tropojane te tjere, me bekimin e kanibalit Sali Ram Berisha, e ngordhen ne dru. Si kelysh mace, gjak dhe mish, kocka te thyera, futur ne thes, doli nga mbledhje e PD, qe duhej te ishte Partia e Shpreses, e Rilindjes se nje populli.
    Te dytin (Serreqit), Izet Haxhia me shoke te tjere tropojane, kuksiane, dibrane, e bene mish per qente, se nuk ishte dakord me drakulen Sali Ram Berisha.
    Ta mbajme, ta gezojme kafshen, ne, populli qe heqim picirin nga Sali Ram Berisha, dhe qe askush nuk guxon ta kritikoje.
    Shani gjigandin EDI RAMA, se keshtu nxirni dufin qe u ka kapur per fyti nga frika qe keni ndaj antinjeriut Sali (sa emer i frikshem)

  4. p.m.p. says:

    O DEMOKRATË TË VËRTETË:
    NË QOFTË SE JU NUK E DËRGONI BERISHËN, (SI SOCIALITËT NANON QË ISHTE 100 HERË MË DEMOKRAT SE BERISHA), NË VIÇIDOL TË GJEJË LOPËN E HUMBUR, HARROJENI SE POPULLI SHQIPËTAR DO U VOTOJË QË TË VINI NDONJËHERË NË PUSHTET.

    ME SA DUKET, HIJA E BERISHËS, U NDJEK PAS O TË MJERË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje