Thjeshtësia fantastike e demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë

5 Maj 2021, 16:40Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Kam një pyetje të thjeshtë fare që do të doja t’ua bëja Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, tani që dolën humbës edhe nga zgjedhjet e 25 prillit: A nuk ju lind fare dyshimi që në të vërtetë përfaqësoni ende një pakicë dhe se shumica e shqiptarëve vazhdon të mbështesë Edi Ramën? Përse për Bashën dhe Berishën, të vetmet zgjedhje të vlefshme janë ato që fitojnë?

Duke e konsideruar fitoren të sigurtë, nga këndvështrimi i tyre, zgjedhjet e 25 prillit as nuk duhet të mbaheshin fare. Thjesht një formalitet për të certifikuar një rotacion që ish-qeveritarët e konsideronin si një fakt të kryer. Po mbi cilat baza? Opozita dhe mbështetësit e saj  prej vitesh kanë një problem me perceptimin e realitetit. Për ta, i vetmi realitet i besueshëm është ai që përkon me bindjet e tyre. E njëjta logjikë e ndjekur nga njëri prej shumë analistëve të errësuar nga fanatizmi, që në vend të certifikojë korrektësinë e exit poll duke treguar se sa iu afruan rezultateve të vërteta të zgjedhjeve, pretendon të certifikojë korrektësinë e zgjedhjeve duke matur se sa iu afruan rezultateve të exit poll.

Kjo logjikë pa logjikë është e njëjta që shpjegon përse tani PD vë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve, thjeshtë sepse nuk përkon me pritshmërinë e tyre.

Ka ndodhur kështu gjithmonë. Për Bashën dhe PD të vetmit gazetarë të pavarur janë ata që mbështesin PD-në. Të vetmet media të guximshme janë ato që sulmojnë Edi Ramën. Të vetmet sondazhe të besueshme janë ato që parashikojnë fitoren e opozitës. Të vetmit prokurorë të ndershëm janë ata që inkriminojnë kundërshtarët e tyre. Të vetmit politikanë të ndershëm janë ata që bëjnë aleancë me PD. Deri edhe vrasësit bëhen heronj, me kusht që të vrasin për llogari të PD-së. Pra është e kuptueshme që të vetmet zgjedhje të ndershme, janë ato që fitohen nga PD.

Ky është një deformim i realitetit që ka të njëjtat baza kulturore të supremacisë së fisit dhe të interesave private ndaj interesave publike të pjesës tjetër të vendit. Edhe pse realiteti është një tjetër, Basha këmbëngul ta injorojë dhe për të balancuar sulmet e brendshme që i kërkojnë dorëheqjen, është i gatshëm të hedhë baltë mbi gjithë popullin shqiptar që nuk e votoi, duke i konsideruar të shitur dhe të korruptuar.

Ndryshe nga e kaluara, kur akuzat për manipulime ishin fokusuar mbi procesin e numërimit, në fakt, këtë herë, Basha akuzon socialistët se kanë blerë në mënyrë masive votat direkt nga votuesit para 25 prillit: pra asnjë tjetërsim vullnet popullor, por bashkëpunim i ndërgjegjshëm me zgjedhësit në këmbim të parave, legalizimeve, apo pakteve me krimin.

Ky interpretim fantazioz i rezultateve, i përpunuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nënkupton se edhe një pjesë e madhe e zgjedhësve të PD-së ta ketë tradhëtuar partinë e tyre duke pranuar ta votojnë PS, pasi nuk do të shpjegohej ndryshe se si Edi Rama arriti shumicën. A është i vetëdijshëm Basha për këtë akuzë të rëndë që iu drejton një pjese të zgjedhësve të vet?

Pjesëmarrja në votimet e 25 prillit ishte 46.3%, edhe më e ulët se 2017 që shkoi në 47%. Eshtë e qartë si drita e diellit që shumica dërrmuese mbi të cilën fantazonte Lulzim Basha, nuk u materializuar në ditën vendimtare të votës, sic nuk u materializua në asnjë nga dhjetëra protestat në shesh të organizuara nga opozita derisa e shtynë Bashën t’i ndërpriste për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

Në vend që të lexojë rezultatin e zgjedhjeve thjeshtë si një deshtim të strategjisë politike, përfshi fushatën zgjedhore, opozita këmbëngul të mbrojë pritshmërinë e saj duke hedhur baltë mbi të tjerët. Edhe mbi mbështetësit e tyre, të cilët pa u shitur dhe pa tradhëtuar askënd, thjeshtë vetëm se nuk gjetën te PD ndryshimin e shpresuar dhe të dielën 25 prill nuk shkuan të votojnë. Ndërsa socialistët, vazhduan të besojnë te Edi Rama dhe pa u shitur e pa qenë bashkëpunëtorë të asnjë krimineli, zgjodhën thjeshtë të votojnë përsëri për të.

Kur Sali Berisha përuroi kantierin e rrugës së Kombit me Erdoganin në krah vetëm 24 orë para zgjedhjeve të 2009, askush nuk e akuzoi per manipulime. Edhe Edi Rama si kryeministër në detyrë ka përfituar si ka bërë Berisha atëherë, nga pozicioni më i favorshëme dhe në një botë ideale kjo nuk duhet të ndodhë.

Por është gjithashtu absurde ta mendoni që një qeveri duhet të futet në karantinë para zgjedhjeve për shembull, duke ndërprerë mbështetjen për viktimat e tërmetit apo vaksinimin, vetëm pët të mos dëmtuar kundërshtarët. Mbështetësit e opozitës shkojnë në zgjedhje pikërisht pët të rrezuar qeverinë, dhe, në se votat e tyre nuk mjaftojnë, nuk mund të fajësojnë qeverinë. Dhe për cfarë? Pse nuk  është vetëasgjësuar?

Kjo është thjeshtësia fantastike e demokracisë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë mësuar ende ta njohin; nëse dikush tjetër fiton zgjedhjet, do të thotë vëtëm që ti i ke humbur.

17 komente në “Thjeshtësia fantastike e demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë”

  1. Kastrioti says:

    Ne, elektorati, d.m.th. shumica, që po na fyejnë si të blerë, JEMI GATI TË VOTOJMË PËRSËRI.
    JEMI GATI QË ZGJEDHJET TË BËHEN PRAPË.
    Këtë gatishmëri duhet ta shprehë edhe Edi Rama e PS-ja.
    T’i thotë Bashës e PD-së: “Jemi gati t’i përsëritim zgjedhjet”.
    Dhe të shikojmë nëse PS nuk fiton 85 deputetë e mbi!
    Bëje tani propozimin, Edi Rama.

    1. Asllani says:

      Mir e ke o kastriot
      Edhe une qe I kam votuar, mu mbush mendja qe nuk do votoj me Lulin me Sali Virusi e Like floriri
      RAMA PUNON Luli MONA Like Berisha flen dhe vetem LEHIN

    2. Uzina Gozhdë Bullona - Kavajë says:

      Bashkë me gruan tënde, Alba Malltezi, keni ide gjeniale o Karlo Bolino.
      Por, do tju sugjeroja, që, fillimin e këtyre ideve “gjeniale”, ta filloni me shkarkimin dhe largimin e Babaramos nga punësimi tek ju, mbasi vazhdimi me këtë “lojë” është diskrete për ju.
      Babaramo, është haptazi kunder qeverisë, e sidomos kunder kryeministrit Rama aq sa e ka këthyer këtë në psikozë, deri edhe në personale ndaj tijë.
      Ju, pra Malltezi-Bolino, “haptazi” me një jezuitizëm klasik, mbroni me pafytyrësi, qeverinë dhe kryeministrin Rama. (shqiptarët nuk janë budallenj si italianët në masën 60 %. Të varfër po, deri në kockë, por jo imbeçilë. Ok ?).
      Nuk ka ndodhur në pluralizmin shqiptar që të largohet kryeministri nga emisioni, siç i u largua kryeministri Rama , të adhuruarit tuaj, Ilir Babaramo, në mënyrë sfiduese dhe ofenduese, mbasi ky i fundit, tejkaloi çdo masë dhe me injoranci profesionale, pa etikë gazetarie, ku u mundua deri në denigrim personaliteti, të intrigonte zotin Rama.
      Ky provokim i tijë, i ndodhur në median tuaj, ju rëndon direkt ju Karlo Bolino.
      Të tjerat, janë parole d’amour, por mbas pilafi.
      Deri tani, jeni njesoj si SYRI TV. Aspak më poshtë.
      Që të bëheni të besueshëm, tregoni me vepra, që jeni të distancuar nga Babaramo. Në të kundert, moralisht të paktën, mos bëni shkrime “dashurie” pro qeverisë se na bëni për të vjellë me këtë dyfytyrësinë tuaj ( pafytyrësinë tuaj më mirë).

    3. Muzaka i Ri says:

      U lodhem,nuk kemi me fuqi tu ndjekim, flas per fierin,ku krytar partie kemi nje medioker nje ( muhaxhir) Luan Baci sikur humbi fieri per djem te zot.Ka plot, te denje dhe te ndershem qe te terheqin popullin me vete. Mir e ke z.Bolino , ti vertet je Agush qe s’e flet paster shqipen po arsyeton 100 her me mire nga (Mato Gruda ) Clirim Gjata, e Mak Maku, me llogjiken e tyre u lodhem, vertet u lodhem. Burrat ulen dhe i zgjidhin hallet,nuk rrihen rrugeve si gomeret.

  2. Asllani says:

    Z Bollino Berisha e Luli nuk duan te kuptoin
    Shqiperia duhet te ec perpara pa Lulin pa Sali Virusi
    Ata nuk kan dashur dhe nuk duan qe shqiperia te ec
    Po ju gazetar dhe analist duhet te beni thirje gjith Evropes qe Shqiperin ta afroin sa me pare
    TE MOS PRESIN LULIN BERISHEN LIKE SE KETA NUK DUAN KURE QE VENDI TE SHKOJ DREJT EVROPES
    DO JEN SIC KANE QENE KUNDRA
    ANTISHQIPETAR
    BOLL EVROPA PRITI KETA qe kure sjn Shqipetare

  3. Tajari says:

    Bravo Carlo,respekte per punen e madhe qe ke bere per te mesuar Gjuhen shqipe.

  4. PD -MJERANE !!?? says:

    Krerët e PEDES-së vëç se janë kriminel ordiner( shumëëëë prej tyre hajdut, gënjeshtar, ) janë edhe kriminel( kanë vrarë ) janë edhe të liq.
    Ligësia i bën edhe më të neveritshëm .
    Bota e tyre janë militantët, jo populli.
    POPULLI JA U THEU TURRINJTÊ.

  5. Cudia says:

    Se keta ecin mbi parimet e Enver Hoxhes qe korrin fitore edhe kur pulat hane gur. Ish komunisti Sali Berisha kishte per detyre te mbante litarin e Enverit përjashta edhe per 30 vjet te tjera. Dhe kete po ben. Por gjithe kjo anetaresi qe I shkon nga mbrapa ku I kane sytë?? Shajne komunizmin ne Shkoder kur veprojnë vete sikur te ishin vullnetare te Enverit.

  6. Observer says:

    Nje gazetar shume i mire.

    Logjike brilante.
    Analize faktesh e perkryer.
    Ndershmeri ideale.
    Gjuhe e permbajtur dhe pa mllefe.

    Shembulli me i mire i gazetarise ne Shqiperi

  7. Observer says:

    Kjo logjike pa logjike!
    Shprehje shume e bukur!
    Sa do doja te dija nese kundershtaret politike (kreret) i lexojne dhe kuptojne artikujt e Bollinos.

  8. TË DJATHTË ,ZGJOHUNI !!! ORA JUAJ KA ARDHUR .MOS JA LINI PARTINË KRIMINELËVE . says:

    Partia Demokratike duhet tē shkrihet .
    Ajo nuk mund të reformohet sepse ajo është ngjizur me helm .
    Kot lodhen Nishani ne shok .Ata janë të helmatisur, duhet gjak i pastër i djathtë .

  9. Ai says:

    Si gjithemone i nderuar dhe i mencur. Ata e kuptojne shume mire i nderuar Carlo, por bejne sikur se kuptojne. Kushtu si sillen jane duke e shkateruar perfundimisht PD dhe opoziten ne pergjithesi. Vendi pa opozite eshte si makina pa frenat.

  10. berati says:

    Me se e sakte!

  11. Piro says:

    Ke te drejte Bollino. Humbja e sigurte sepse ishte e paralajmeruar nga sondazhet. Sjellja e opozites eshte cmenduri qe vjen nga kultura e asaj partie, nga menyra si u ndertua PD. Nga Berisha, nje komunist pasionant dhe anetarsia kryesisht hajdute e injorante qe iu bashkua asaj partie.

  12. Shqiptari Ilirise says:

    Eh mor i dashur Carlo!
    Ti kujton se nuk e di kryekrimineli Berisha se ka humbur?!
    E di ore e di!Gjithë ditën e perëndisë!
    Bile Berisha e di që nuk ka fituar asnjëherë dhe nuk fiton dot kurrë PD!
    Prandaj bëjnë kështu si ujqër të utitur!Duan ta bëjnë Ramën që tu a lërë vetë si ja u la Nano.

  13. Ze qir says:

    BRAVO POR DUHET TE KISHTE THENE SE JANE VRASES GJAKFTOHTE.
    VRASES QE TE VRET NE GJAKNXEHTESI ESHTE NDRYSHE /PERVEC viktimes/ KURSE GJAKFTOHTE TE VRET PER QEJF.

  14. Molla e dijes says:

    Është e thjesht fare o Bollino! Ti bën avokatin e Ramës në media, përfiton fonde dhe vazhdon si AGUSH!
    I SHITUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje